Millat al-Islam

Chapter 25 · 77 verses · Feti Mehdiu

Surah Al-Furqan in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Furqan (1350 reciters)

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا ١Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botërat ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدًا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٌ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٍ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرًا ٢Ai të cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokës dhe nuk ka fare fëmijë as bashkëpunëtorë në pushtet, ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡـًٔا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرًّا وَلَا نَفۡعًا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتًا وَلَا حَيَوٰةً وَلَا نُشُورًا ٣Disa marrin, përveç Atij, ndonjë hyjni që nuk krijon asgjë, por vetë janë të krijuar dhe nuk janë në gjendje t’i bëjnë vetes ndonjë dëm e as dobi; dhe as kanë mundësi t’ia marrin jetën, t’i japin jetë apo të ngjallin وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٌ ٱفۡتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيۡهِ قَوۡمٌ ءَاخَرُونَۖ فَقَدۡ جَآءُو ظُلۡمًا وَزُورًا ٤Ata të cilët nuk kanë besuar, thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër e madhe që e shpif ai, madje i ndihmojnë edhe njerëz të tjerë” dhe bëjnë padrejtësi dhe shpifje وَقَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٱكۡتَتَبَهَا فَهِيَ تُمۡلَىٰ عَلَيۡهِ بُكۡرَةً وَأَصِيلًا ٥Dhe thonë: “Ato janë legjenda të popujve të lashtë, ai kërkon që të përshkruhen dhe t’i lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje” قُلۡ أَنزَلَهُ ٱلَّذِي يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا ٦Thuaj: “Atë e shpall Ai i cili i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës; Ai është shumë i mëshirshëm dhe fal shumë” وَقَالُواْ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأۡكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشِي فِي ٱلۡأَسۡوَاقِ لَوۡلَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَلَكٌ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا ٧E ata thonë: “Ç’është me këtë Profet, ai ha ushqim dhe ec nëpër tregje; është dashur t’i dërgohet një engjull që të jetë bashkë me të qortues (t’i tërheq vërejtjen popullit) أَوۡ يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٌ يَأۡكُلُ مِنۡهَاۚ وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَّسۡحُورًا ٨Ose t’i lëshohet ndonjë farë depoje apo të ketë kopsht prej ku do të ushqehej”. Dhe mizorët, madje thonë: “Ju pasoni vetëm një njeri të magjepsur” ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَٰلَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلًا ٩Shih se çka flasin për ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejnë rrugën (e drejtë) تَبَارَكَ ٱلَّذِيٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيۡرًا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٍ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَيَجۡعَل لَّكَ قُصُورَۢا ١٠Qoftë i madhëruar Ai i cili, nëse do, mund të të japë edhe më mirë se këta, xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj e të bën edhe pallate بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلسَّاعَةِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا ١١Mirëpo ata e mohojnë edhe momentin e ringjalljes, e Ne, për ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e ringjalljes, kemi përgatitur zjarr të këndellur إِذَا رَأَتۡهُم مِّن مَّكَانِۭ بَعِيدٍ سَمِعُواْ لَهَا تَغَيُّظًا وَزَفِيرًا ١٢Që kur t’u tregohet prej së largu, do ta dëgjojnë si ushton dhe tërbueshëm vlon وَإِذَآ أُلۡقُواْ مِنۡهَا مَكَانًا ضَيِّقًا مُّقَرَّنِينَ دَعَوۡاْ هُنَالِكَ ثُبُورًا ١٣E kur të hidhen në të, në grykë, duarlidhur, atje do të thërrasin “shkatërrim, ku je!” لَّا تَدۡعُواْ ٱلۡيَوۡمَ ثُبُورًا وَٰحِدًا وَٱدۡعُواْ ثُبُورًا كَثِيرًا ١٤Sot mos kërkoni një shkatërrim por kërkoni shumë shkatërrime قُلۡ أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ أَمۡ جَنَّةُ ٱلۡخُلۡدِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۚ كَانَتۡ لَهُمۡ جَزَآءً وَمَصِيرًا ١٥Thuaj: “A është më mirë ajo apo xhenneti i përjetshëm i cili u është premtuar atyre që i frikësohen All-llahut”. Për ata ka (xhennet) shpërblim dhe vendqëndrim لَّهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَ خَٰلِدِينَۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ وَعۡدًا مَّسۡـُٔولًا ١٦Aty do të kenë gjithnjë gjithçka dëshirojnë; ajo është premtim i dëshiruar (i kërkuar) nga Zoti yt وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمۡ أَضۡلَلۡتُمۡ عِبَادِي هَٰٓؤُلَآءِ أَمۡ هُمۡ ضَلُّواْ ٱلسَّبِيلَ ١٧Kurse në ditën kur ata t’i tubojë Ai, si edhe ata të cilët kanë adhuruar (tjetërkend) përveç All-llahut, dhe t’u thohtë: “A ju i keni mashtruar robërit e mi, ata, apo ata e kanë humbur vetë rrugën e drejtë?” قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ مَا كَانَ يَنۢبَغِي لَنَآ أَن نَّتَّخِذَ مِن دُونِكَ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِن مَّتَّعۡتَهُمۡ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ نَسُواْ ٱلذِّكۡرَ وَكَانُواْ قَوۡمَۢا بُورًا ١٨Ata do të thonë: “Ti qofsh lavdëruar, për ne nuk është e nevojshme të marrim, përpos Teje, farë prijësisht tjerë, por ti i ke lëshuar ata dhe të parët e tyre të kënaqen deri sa e harruan vërejtjen dhe u bënë një popull i shkatërruar!” فَقَدۡ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسۡتَطِيعُونَ صَرۡفًا وَلَا نَصۡرًاۚ وَمَن يَظۡلِم مِّنكُمۡ نُذِقۡهُ عَذَابًا كَبِيرًا ١٩Ata e kanë përgënjeshtruar atë që thuani ju, kurse ju nuk do të keni mundësi as të ndërroni diçka e as të ndihmoni. Ndërsa secilin prej jush që është mizor do ta bëjmë të shijojë dënim të madh وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمۡ لَيَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشُونَ فِي ٱلۡأَسۡوَاقِۗ وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٍ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا ٢٠Ne nuk kemi dërguar para teje asnjë profet i cili nuk ka ngrënë e nuk ka ecur nëpër tregje. Ne bëjmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë, a po qëndroni? Kurse Zoti yt sheh shumë

Juz 19

۞ وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ نَرَىٰ رَبَّنَاۗ لَقَدِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ وَعَتَوۡ عُتُوًّا كَبِيرًا ٢١Ata që nuk shpresojnë se do të takohen me ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen engjujt ose ta shihnim Zotin tonë”? Ata, me të vërtetë, janë në shpirtë arrogantë dhe tepër mendjemëdhenj يَوۡمَ يَرَوۡنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشۡرَىٰ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُجۡرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجۡرًا مَّحۡجُورًا ٢٢Kur t’i shohin engjujt nuk ka gëzim atë ditë, për mëkatarët, dhe do të thonë (kategorikisht) është ndaluar وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٍ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءً مَّنثُورًا ٢٣Dhe Ne do t’i prezentojmë veprat e tyre që ata i kanë bërë dhe do ti bëjmë hi e pluhur أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٌ مُّسۡتَقَرًّا وَأَحۡسَنُ مَقِيلًا ٢٤Atë ditë banorët e xhennetit do të kenë pushimoren dhe fjalët më të mira وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا ٢٥Kurse ditën kur të çahet qielli dhe të paraqitet vetëm një re e hollë edhe engjujt do të lëshohen, me siguri, poshtë ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّ لِلرَّحۡمَٰنِۚ وَكَانَ يَوۡمًا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ عَسِيرًا ٢٦Atëherë sundimi i vërtetë dot ë jetë vetëm te i Gjithmëshirshmi; Do të jetë një ditë e mundimshme për mosbesimtarët وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلًا ٢٧Atë ditë kur keqbërësi do të hajë gishtërinjt duke thënë: “Ku është ai fat të kisha mbajtur rrugën e drejtë pranë Profetit يَٰوَيۡلَتَىٰ لَيۡتَنِي لَمۡ أَتَّخِذۡ فُلَانًا خَلِيلًا ٢٨Ku është fati, i mjeri unë, të mos kisha pasur shok filan fistekun لَّقَدۡ أَضَلَّنِي عَنِ ٱلذِّكۡرِ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَنِيۗ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِلۡإِنسَٰنِ خَذُولًا ٢٩Ai më ka larguar nga Kur’ani, pasi që më ishte kumtuar, e djalli gjithmonë e lë njeriun në kurthë وَقَالَ ٱلرَّسُولُ يَٰرَبِّ إِنَّ قَوۡمِي ٱتَّخَذُواْ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ مَهۡجُورًا ٣٠Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kur’an për tallje” وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوًّا مِّنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيًا وَنَصِيرًا ٣١Gjithashtu Ne i kemi bërë çdo lajmëtari të fesë nga një armik prej mëkatarëve. Por ty të mjafton Zoti yt për udhërrëfyes dhe ndihmës وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلۡقُرۡءَانُ جُمۡلَةً وَٰحِدَةًۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِۦ فُؤَادَكَۖ وَرَتَّلۡنَٰهُ تَرۡتِيلًا ٣٢Ata që nuk besojnë thonë: “Pse nuk iu shpall Kur’ani përnjëherë, me një rast”? Ashtu shpallet për ta forcuar zemrën tënde me të, dhe ne atë e shpallim ajet pas ajeti وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا ٣٣Ata nuk do të sjellin ty asnjë shembull (vërejtje) e Ne të mos sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të bukur ٱلَّذِينَ يُحۡشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُوْلَٰٓئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ سَبِيلًا ٣٤Ata të cilët do të tubohen në ferr e të ecin mbi fytyra, ata janë në vendin më të keq dhe në rrugën më të gabuar وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَا مَعَهُۥٓ أَخَاهُ هَٰرُونَ وَزِيرًا ٣٥Ne Musaut i dhamë Libër, kurse vllaun e tij Harunin ia bëmë ndihmës فَقُلۡنَا ٱذۡهَبَآ إِلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَدَمَّرۡنَٰهُمۡ تَدۡمِيرًا ٣٦Dhe u thamë: “Shikoni ju të dy te populli i cili përgënjeshtron argumentet tona”, pastaj atë e shfarosëm krejtësisht وَقَوۡمَ نُوحٍ لَّمَّا كَذَّبُواْ ٱلرُّسُلَ أَغۡرَقۡنَٰهُمۡ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ لِلنَّاسِ ءَايَةًۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ عَذَابًا أَلِيمًا ٣٧Edhe popullin e Nuhit, që i trajtonte profetët si gënjeshtarë, e kemi mbytur në ujë dhe me këtë u kemi dhënë njerëzve shembull, kurse tiranëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm وَعَادًا وَثَمُودَاْ وَأَصۡحَٰبَ ٱلرَّسِّ وَقُرُونَۢا بَيۡنَ ذَٰلِكَ كَثِيرًا ٣٨Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banorëve të Res-it, dhe shumë gjeneratave ndërmjet tyre وَكُلًّا ضَرَبۡنَا لَهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَۖ وَكُلًّا تَبَّرۡنَا تَتۡبِيرًا ٣٩të gjithëve u kemi sjellë shembuj për mësim, e (pastaj) të gjithë i kemi shfarosur krejtësisht وَلَقَدۡ أَتَوۡاْ عَلَى ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِيٓ أُمۡطِرَتۡ مَطَرَ ٱلسَّوۡءِۚ أَفَلَمۡ يَكُونُواْ يَرَوۡنَهَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ نُشُورًا ٤٠Dhe kalojnë, me siguri, pranë qytetit që e vërshoi shiu i kobshëm – vallë a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojnë për ringjallje وَإِذَا رَأَوۡكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي بَعَثَ ٱللَّهُ رَسُولًا ٤١Dhe ur të shohin ty të marrin vetëm për tallje: “A ky është ai të cilin All-llahu e ka dërguar Profet إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا لَوۡلَآ أَن صَبَرۡنَا عَلَيۡهَاۚ وَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ حِينَ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ مَنۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٢Përpak të na kthejë nga hyjnitë tona, por të mos kishim qëndruar”. E kur të përjetojnë dënimin do ta dinë (marrin vesh) se kush është shmangur më tepër nga rruga e drejtë أَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيۡهِ وَكِيلًا ٤٣E sheh kush e merr epshin e vet për zot të vetin? A ti do të bëhesh përfaqësues i tij أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٤A mendon ti se shumica prej tyre të dëgjojnë ose përpiqen të kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, madje nga rruga e drejtë kanë humbur edhe më larg أَلَمۡ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيۡفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوۡ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنًا ثُمَّ جَعَلۡنَا ٱلشَّمۡسَ عَلَيۡهِ دَلِيلًا ٤٥Vallë a nuk e sheh Zotin tënd se si zgjeron hijen, sikur të donte do ta linte në në vend; kurse Diellin ia kemi bërë faktor udhërrëfyes ثُمَّ قَبَضۡنَٰهُ إِلَيۡنَا قَبۡضًا يَسِيرًا ٤٦Pastaj pak nga pak e tërheqin nga vetja وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِبَاسًا وَٱلنَّوۡمَ سُبَاتًا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورًا ٤٧Ai është i cili natën ua ka bërë mbulesë, gjumin pushim, kurse ditën e ka bërë për gjallërim (të punoni) وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً طَهُورًا ٤٨dhe Ai është i cili dërgon erërat si lajm i gëzueshëm para mëshirës së vet, dhe Ne lëshojmë nga qielli ujë të pastër لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةً مَّيۡتًا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمًا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرًا ٤٩Për të ngjallur me të truallin e vdekur dhe i ngopim me ujë shumë kafshë dhe njerëz të cilët i kemi krijuar وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَٰهُ بَيۡنَهُمۡ لِيَذَّكَّرُواْ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورًا ٥٠Ne u kemi shpjeguar shpeshherë për këto, në mënyrë që të mendojnë mirë; por shumica e njerëzve refuzuan e mbetën në mosbesim وَلَوۡ شِئۡنَا لَبَعَثۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٍ نَّذِيرًا ٥١Të kish dashur, në çdo qytet do të kishim dërguar nga një qortues فَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدۡهُم بِهِۦ جِهَادًا كَبِيرًا ٥٢Prandaj mos iu përul mosbesimtarëve por lufto kundër tyre me të gjitha forcat ۞ وَهُوَ ٱلَّذِي مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ هَٰذَا عَذۡبٌ فُرَاتٌ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخًا وَحِجۡرًا مَّحۡجُورًا ٥٣Ai është i cili ka bashkuar dy dete njërin pranë tjetrit – njëri nga ata është i pijshëm dhe i shijshëm, kurse tjetri i njelmët dhe i hidhët, e ndërmjet tyre ka vënë pendë, pengesë وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ مِنَ ٱلۡمَآءِ بَشَرًا فَجَعَلَهُۥ نَسَبًا وَصِهۡرًاۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرًا ٥٤Ai është i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bërë të ketë fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt është i fuqishëm وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرًا ٥٥Në vend të All-llahut adhurojnë ata që nuk janë në gjendje t’u bëjnë atyre asnjë dobi e as dëm. Mosbesimtari është haptazi kundër Zotit të vet وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا ٥٦Kurse Ne ty të kemi dërguar vetëm të sjellësh lajme të gëzueshme dhe si qortues قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا ٥٧Thuaj: “Për këtë nuk kërkoj nga ju shpërblime tjera përveç se kush do le të marrë rrugën e cila çon kah Zoti i tij” وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡحَيِّ ٱلَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِهِۦۚ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا ٥٨Ti kij bindje në atë që është i gjallë, i cili nuk vdes, dhe madhëroje me lëvdata! Mjafton që Ai është i informuar për mëkatet e njerëzve të vet ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَسۡـَٔلۡ بِهِۦ خَبِيرًا ٥٩I cili për gjashtë ditë krijoi qiejt, tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre, e pastaj vuri nën sundim tërë gjithësinë; Ai është i Gjithmëshirshmi, për këtë pyete atë që di وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسۡجُدُواْۤ لِلرَّحۡمَٰنِ قَالُواْ وَمَا ٱلرَّحۡمَٰنُ أَنَسۡجُدُ لِمَا تَأۡمُرُنَا وَزَادَهُمۡ نُفُورًا ۩ ٦٠E kur iu tha atyre: “bini në sexhde për të Mëshirshmin!”, ata pyetën; përse, kush është i Gjithmëshirshmi? A të biem në xeshde vetëm pse na urdhëron ti?” Edhe më tepër e shtuan refuzimin تَبَارَكَ ٱلَّذِي جَعَلَ فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجًا وَقَمَرًا مُّنِيرًا ٦١Qoftë lavdëruar ai i cili krijoi në qiell sisteme yjesh që shkëlqejnë dhe Hënën që shndërit وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ خِلۡفَةً لِّمَنۡ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوۡ أَرَادَ شُكُورًا ٦٢Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falënderoj (të jetë mirënjohës) وَعِبَادُ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمۡشُونَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ هَوۡنًا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلۡجَٰهِلُونَ قَالُواْ سَلَٰمًا ٦٣Kurse robërit e të Mëshirshmit janë ata të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, thonë: “Paqë e qetësi!” وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمۡ سُجَّدًا وَقِيَٰمًا ٦٤Dhe ata që kalojnë netët duke rënë në sexhde dhe duke qëndruar në këmbë, për hirë të Zotit të tyre وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا ٦٥Edhe ata të cilëtthonë: “Zoti ynë, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi në të është – me të vërtetë – i tmerrshëm إِنَّهَا سَآءَتۡ مُسۡتَقَرًّا وَمُقَامًا ٦٦Ai është çerdhe shumë e keqe” وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُواْ لَمۡ يُسۡرِفُواْ وَلَمۡ يَقۡتُرُواْ وَكَانَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ قَوَامًا ٦٧Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar, por në këtë mbajnë mesataren وَٱلَّذِينَ لَا يَدۡعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقۡتُلُونَ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَا يَزۡنُونَۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ يَلۡقَ أَثَامًا ٦٨Ata të cilët nuk i luten tjetër Zoti, përveç All-llahut, dhe që nuk mbysin atë që e ka ndaluar All-llahu, vetëm në rast se e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë amoralitet, se kush e bën këtë ballafaqohet me mëkate يُضَٰعَفۡ لَهُ ٱلۡعَذَابُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَيَخۡلُدۡ فِيهِۦ مُهَانًا ٦٩I shumfishohet dënimi në ditën e kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَٰلِحًا فَأُوْلَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمۡ حَسَنَٰتٍۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا ٧٠Përveç atyre, të cilët janë penduar dhe kanë besuar edhe bëjnë vepra të ira, All-llahu do t’i zëvendësojë veprat e tyre të këqia me vepra të mira, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm وَمَن تَابَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَإِنَّهُۥ يَتُوبُ إِلَى ٱللَّهِ مَتَابًا ٧١Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtetë, është penduar sinqerisht tek All-llahu وَٱلَّذِينَ لَا يَشۡهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّواْ بِٱللَّغۡوِ مَرُّواْ كِرَامًا ٧٢Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, të cilët edhe kur transmetojnë llomotitjen e transmetojnë me dinjitet e fisnikëri وَٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَمۡ يَخِرُّواْ عَلَيۡهَا صُمًّا وَعُمۡيَانًا ٧٣Edhe ata të cilët pasi të kenë marrë në dijeni argumentet e Zotit të tyre, nuk vërsulen si të verbër e të shurdhër وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٍ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا ٧٤Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gratë dhe fëmijët tanë, dhe na bën neve shembull për të devotshmit أُوْلَٰٓئِكَ يُجۡزَوۡنَ ٱلۡغُرۡفَةَ بِمَا صَبَرُواْ وَيُلَقَّوۡنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَٰمًا ٧٥Ata do të jenë, për atë që kanë duruar, të shpërblyer me dhomë (shkallë të xhennetit) dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ حَسُنَتۡ مُسۡتَقَرًّا وَمُقَامًا ٧٦Në të do të jenë përgjithmonë, sa vendbanime e çerdhe të bukura janë قُلۡ مَا يَعۡبَؤُاْ بِكُمۡ رَبِّي لَوۡلَا دُعَآؤُكُمۡۖ فَقَدۡ كَذَّبۡتُمۡ فَسَوۡفَ يَكُونُ لِزَامَۢا ٧٧Thuaj: “Çka të bëj me ju, nëse ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni përgënjeshtruar, dhe me siguri ju pret dënimi”

Translation: Feti Mehdiu.