Millat al-Islam

Chapter 72 · 28 verses · Feti Mehdiu

Surah Al-Jinn in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Jinn (1221 reciters)
Meccanسورة الجن28 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

قُلۡ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ ٱسۡتَمَعَ نَفَرٌ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَقَالُوٓاْ إِنَّا سَمِعۡنَا قُرۡءَانًا عَجَبًا ١Thuaj: Mua më është shpallur se disa xhindë kanë dëgjuar dhe kanë thënë: - Ne me të vërtetë kei dëgjuar një Kur’an fantastik يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلرُّشۡدِ فَـَٔامَنَّا بِهِۦۖ وَلَن نُّشۡرِكَ بِرَبِّنَآ أَحَدًا ٢Që udhëzon në rrugë të drejtë, andaj ne i besuam dhe më Zotit tonë nuk do t’i bëjmë shok askë وَأَنَّهُۥ تَعَٰلَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا ٱتَّخَذَ صَٰحِبَةً وَلَا وَلَدًا ٣Kurse Ai –qoftë lartësuar madhëri e Zotit tonë! – nuk ka marrë për vete as shoqe as fëmijë وَأَنَّهُۥ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى ٱللَّهِ شَطَطًا ٤Por një i çmendur yni fliste gënjeshtra ndaj All-llahut وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن تَقُولَ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا ٥Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do të flasë gënjeshtra për All-llahun وَأَنَّهُۥ كَانَ رِجَالٌ مِّنَ ٱلۡإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَزَادُوهُمۡ رَهَقًا ٦Dhe se ka pasur njerëz, të cilët kanë kërkuar mbrojtje prej exhinëve tek njerëzit, dhe ashtu ua kanë shtuar tërbimin وَأَنَّهُمۡ ظَنُّواْ كَمَا ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ أَحَدًا ٧Dhe ata kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu askë nuk do ta ngjallë وَأَنَّا لَمَسۡنَا ٱلسَّمَآءَ فَوَجَدۡنَٰهَا مُلِئَتۡ حَرَسًا شَدِيدًا وَشُهُبًا ٨dhe ne jemi përpjekur të prekim qiellin, por atë e kemi gjetur përplotë me rojtarë të fortë dhe yjë sulmues – meteorë وَأَنَّا كُنَّا نَقۡعُدُ مِنۡهَا مَقَٰعِدَ لِلسَّمۡعِۖ فَمَن يَسۡتَمِعِ ٱلۡأٓنَ يَجِدۡ لَهُۥ شِهَابًا رَّصَدًا ٩Dhe kemi ndejtur aty, në vendvështrim (vështrimore), dhe kush dëgjon tani, do të hasë në pritën e meteorit وَأَنَّا لَا نَدۡرِيٓ أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ أَرَادَ بِهِمۡ رَبُّهُمۡ رَشَدًا ١٠Dhe en nuk dimë, a u dëshirohet keq atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron t’i drejtojë وَأَنَّا مِنَّا ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَۖ كُنَّا طَرَآئِقَ قِدَدًا ١١Dhe me siguri në mesin tonë ka të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë kështu, kemi qenë drejtimesh të ndryshme وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن نُّعۡجِزَ ٱللَّهَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَن نُّعۡجِزَهُۥ هَرَبًا ١٢Dhe ne e dimë se nuk mund ta pengojmë All-llahun në tokë dhe as do ta pengojmë më të ikur وَأَنَّا لَمَّا سَمِعۡنَا ٱلۡهُدَىٰٓ ءَامَنَّا بِهِۦۖ فَمَن يُؤۡمِنۢ بِرَبِّهِۦ فَلَا يَخَافُ بَخۡسًا وَلَا رَهَقًا ١٣Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit të vet, nuk i frikësohet as dëmit as padrejtësisë وَأَنَّا مِنَّا ٱلۡمُسۡلِمُونَ وَمِنَّا ٱلۡقَٰسِطُونَۖ فَمَنۡ أَسۡلَمَ فَأُوْلَٰٓئِكَ تَحَرَّوۡاْ رَشَدًا ١٤Dhe prej nesh ka muslimanë, edhe të padrejtë ka, prandaj kush e përqafon islamizmin, ata kanë zgjedhur rrugën e vërtetë وَأَمَّا ٱلۡقَٰسِطُونَ فَكَانُواْ لِجَهَنَّمَ حَطَبًا ١٥Kurse të larguarit do të jenë lëndë djegëse të xhehennemit وَأَلَّوِ ٱسۡتَقَٰمُواْ عَلَى ٱلطَّرِيقَةِ لَأَسۡقَيۡنَٰهُم مَّآءً غَدَقًا ١٦E sikur t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’i kishim ngopur me ujë të mjaftueshëm لِّنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَمَن يُعۡرِضۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِۦ يَسۡلُكۡهُ عَذَابًا صَعَدًا ١٧Për t’i vënë në sprovë, dhe kush ia kthen shpinën vërejtjes së Zotit të vet, Ai do ta shtyjë në dënim të rëndë وَأَنَّ ٱلۡمَسَٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدۡعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدًا ١٨Me të vërtetë xhamiat janë për All-llahun, dhe mos i luteni askjt përveç All-llahut وَأَنَّهُۥ لَمَّا قَامَ عَبۡدُ ٱللَّهِ يَدۡعُوهُ كَادُواْ يَكُونُونَ عَلَيۡهِ لِبَدًا ١٩Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrëzuan (grupe exhinësh) قُلۡ إِنَّمَآ أَدۡعُواْ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِهِۦٓ أَحَدًا ٢٠Thuaj: “Unë i falem vetëm Zotit tim dhe atij askë nuk ia bëj shok” قُلۡ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ لَكُمۡ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا ٢١Thuaj: “Unë nuk kam mundësi as për dëm as për dobi” قُلۡ إِنِّي لَن يُجِيرَنِي مِنَ ٱللَّهِ أَحَدٌ وَلَنۡ أَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدًا ٢٢Thuaj: “Mua askush nuk do të më mbrojë nga All-llahu dhe nuk do të gjejë mbështetje askund përveç tek Ai” إِلَّا بَلَٰغًا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِسَٰلَٰتِهِۦۚ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ٢٣përveç kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ أَضۡعَفُ نَاصِرًا وَأَقَلُّ عَدَدًا ٢٤Derisa të përjetojnë atë që u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush është më i dobët dhe më i vogël në numër قُلۡ إِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ مَّا تُوعَدُونَ أَمۡ يَجۡعَلُ لَهُۥ رَبِّيٓ أَمَدًا ٢٥Thuaj: “Nuk e di a do të ndodh së shpejti ajo që u premtohet apo Zoti im do ta vonojë atë” عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ فَلَا يُظۡهِرُ عَلَىٰ غَيۡبِهِۦٓ أَحَدًا ٢٦Ai e di të padukshmen dhe fshehtësit e veta nuk ia zbulon askujt إِلَّا مَنِ ٱرۡتَضَىٰ مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُۥ يَسۡلُكُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ رَصَدًا ٢٧Përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit. Prandaj, ai edhe përpara edhe pas tij vë rojën لِّيَعۡلَمَ أَن قَدۡ أَبۡلَغُواْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّهِمۡ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيۡهِمۡ وَأَحۡصَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ عَدَدَۢا ٢٨Që ta dijë se kanë kumtuar traktatet e Zotit të vet. Ai e di në hollësi se çka ka tek ata; Ai e di numrin e çdo sendi që ekziston

Translation: Feti Mehdiu.