Millat al-Islam

Chapter 53 · 62 verses · Feti Mehdiu

Surah An-Najm in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah An-Najm (1285 reciters)
Meccanسورة النجم62 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ ١Pasha yllin kur perëndon مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ ٢Shoku juaj nuk është larguar nga rruga e drejtë dhe nuk është i humbur وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ ٣Ai nuk flet me hamendje إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٌ يُوحَىٰ ٤Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ ٥E mëson një engjull me forcë të madhe ذُو مِرَّةٍ فَٱسۡتَوَىٰ ٦Mendjelartë, që është paraqitur në forcën e vet وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٧Në horizontin më të lartin ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ ٨Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumë فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ ٩Afër sa dy harqe apo më afër فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ ١٠Dhe i shpalli çka i shpalli robit të vet مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ ١١Zemra nuk e mohoi atë çka e ka parë أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ ١٢A po ziheni me të për ata që i ka para وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ ١٣Ai e ka parë edhe herën tjetër عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ ١٤Në Sidre-i Munteha عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ ١٥Aty është xhenneti Ma’va إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ ١٦Kur Sidren e mbuoi çka e mbuloi مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ ١٧Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ ١٨Pa mrekullitë më madhështore të Zotit të vet أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ ١٩A i patë Laten dhe Uzzan وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ ٢٠Edhe Menatin, të tretin, të fundit أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ ٢١A djemtë janë për ju e për Atë – vajzat تِلۡكَ إِذًا قِسۡمَةٌ ضِيزَىٰٓ ٢٢Ajo është, pra, ndarje e padrejtë إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٌ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ ٢٣Këta janë vetëm emra me të cilat i keni emëruar ju dhe të parët tuaj. All-llahu për ata nuk u ka dërguar kurrfarë argumenti. Ata pasojnë vetëm paragjykimet dhe ç’dëshirojnë epshet e tyre, por nga Zoti i tyre u pat ardhur udhëzim أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ ٢٤A i takon njeriut gjithçka dëshiron فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ ٢٥All-llahut i takon kjo botë edhe bota tjetër ۞ وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ ٢٦Sa e sa engjuj ka në qiej ndërmjetësimi i të cilëve nuk do t’iu bëjë dobi derisa All-llahu t’i lejojë atij që do Ai dhe që është i kënaqur إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ ٢٧Ata që nuk besojnë në botën tjetër i emërtojnë engjujt me emra femrash وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـًٔا ٢٨E për atë nuk dinë kurrgjë, pasojnë vetëm me hamendje, kurse hamendja aspak nuk e pasuron të vërtetën فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٢٩Prandaj ti lragohu prej atyre që i kthejnë shpinën Kur’anit dhe që nuk dëshirojnë tjetër vetëm jetën në këtë botë ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ٣٠Ajo është kulminacioni i dijenisë së tyre. Zoti yt, pa dyshim, e di më së miri ata që janë larguar nga rruga e tij dhe ai e di mirë ata që janë në rrugë të drejtë وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى ٣١Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe çka ka në tokë – për t’i shpërblyer ata që kanë punuar keq sipas asaj që kanë punuar, kurse ata që bëjnë mirë me shpërblim edhe më të mirë ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٌ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ ٣٢Ata që largohen prej mëkateve të mëdha e posaçërisht prej amoralitetit, përveç të voglave. Zoti yt me të vërtetë shumë falë, Ai iu njeh shumë mirë juve prej se ju ka krijuar prej dheut dhe qysh kur ishit embrion në barqet e nënave tuaja. Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di më mirë atë që ruhet أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ ٣٣A e pe ti atë që ktheu shpinën وَأَعۡطَىٰ قَلِيلًا وَأَكۡدَىٰٓ ٣٤Dhe jep pak lëmoshë أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ ٣٥A e di ai atë të padukshmen dhe e sheh أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ ٣٦A nuk u njoftua me atë që është në suhufet e Musaut وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ ٣٧Dhe të Ibrahimit, i cili zbatonte çdo detyrim أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ ٣٨Se asnjë mëkatar nuk do t’i bartë mëkatet e tjetrit وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ ٣٩Dhe se njeriu ka vetëm atë që e punon vetë وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ ٤٠Dhe se mundi i tij do të shihet ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ ٤١Pastaj do të shpërblehet me shpërblim të merituar وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ ٤٢Dhe se te Zoti yt do të kthehen وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ ٤٣Dhe Ai është që të bën të qeshësh dhe të qashë وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا ٤٤Dhe se Ai është që të vdes dhe të ngjallë وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ ٤٥Dhe se Ai ka krijuar çift, mashkull e femër مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ ٤٦Nga pika e farës së hedhur وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ ٤٧Dhe ata përsëri do t’i ngjallë وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ ٤٨Dhe se Ai i pasuon dhe zbukuron وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ ٤٩Dhe se Ai është Zot i Sirijusit وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ ٥٠Dhe se Ai e shkatërroi Ad-in e lashtë وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ ٥١Dhe Themudin, dhe nuk ka lënë askë وَقَوۡمَ نُوحٍ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ ٥٢Kurse popullin e Nuhit, më herët, i cili ka qenë më mizori dhe më i humburi وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ ٥٣Edhe vendbanimet e shkatërruara i përmbysi فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ ٥٤Dhe i gjeti çka i gjeti فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ ٥٥E në cilën dhunti të Zotit tënd ti po dyshon هَٰذَا نَذِيرٌ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ ٥٦Ky (Kur’an) është vërejtje si vërejtjet e mëparshme أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ ٥٧Kijameti po afrohet لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ ٥٨Përveç All-llahut atë nuk ka kush e zbulon أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ ٥٩A këtij fjalimi i çuditen وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ ٦٠Dhe qesheni e nuk qani (në vend se të qani) وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ ٦١Madje edhe me mendjemadhësi فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ ۩ ٦٢Bini në sexhde për All-llahun dhe adhurone

Translation: Feti Mehdiu.