Millat al-Islam

Chapter 39 · 75 verses · Feti Mehdiu

Surah Az-Zumar in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Az-Zumar (1296 reciters)
Meccanسورة الزمر75 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ١Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصًا لَّهُ ٱلدِّينَ ٢ne me të vërtetë ta shpallëm ty Librin me të vërteta, prandaj adhuro vetëm All-llahun me sinqeritet në fe të tij أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٌ كَفَّارٌ ٣A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar لَّوۡ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا لَّٱصۡطَفَىٰ مِمَّا يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٤Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيۡلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيۡلِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلٌّ يَجۡرِي لِأَجَلٍ مُّسَمًّىۗ أَلَا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٥Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٍ وَٰحِدَةٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٍۚ يَخۡلُقُكُمۡ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ خَلۡقًا مِّنۢ بَعۡدِ خَلۡقٍ فِي ظُلُمَٰتٍ ثَلَٰثٍۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ ٦Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror ۞ وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةً مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ ٨Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit” أَمَّنۡ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ سَاجِدًا وَقَآئِمًا يَحۡذَرُ ٱلۡأٓخِرَةَ وَيَرۡجُواْ رَحۡمَةَ رَبِّهِۦۗ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٩Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit” قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٌۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٍ ١٠Thuaj: “O njerëz që besoni, frikësohuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë botë, mirë (gjejnë), toka e All-llahut është e gjerë; vetëm ata që janë të durueshëm kanë shpërblim të pakufizuar” قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصًا لَّهُ ٱلدِّينَ ١١Thuaj: “unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem besnik i tij në fe وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ١٢Dhe jam i urdhëruar të jem musliman i parë” قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٣Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit në ditën e madhe, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim” قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصًا لَّهُۥ دِينِي ١٤Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikërisht fenë time فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ ١٥Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni!” Thuaj: “Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë” لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٌ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٌۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ ١٦Ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe përmbi edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e vet! “Ruajmuni mua, o robërit e mi!” وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ ١٧Ata që i largohen adhurimit të idhujve dhe i drejtohen All-llahut, për ata ka lajme të gëzueshme, prandaj përgëzoi robërit e mi ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٨Të cilët dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre. Ata janë që All-llahu i ka drejtuar në rrugë të drejtë dhe ata janë të mençur أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ ١٩A ti ta shpëtosh atë që është në zjarr dhe që e ka merituar fjalën dënim لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٌ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٌ مَّبۡنِيَّةٌ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ ٢٠Ndërkaq ata që i ruhen Zotit të tyre do të kenë dhoma të ndërtuara, njëra mbi tjetrën, para të cilave do të rrjedhin lumenj, është premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعًا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرًّا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢١A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujin nga qielli dhe e shpërndan në tokë nëpër burime, pastaj me të mbinë bimë ngjyrash të ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh të zbehtë, e më në fund e bën të thyeshme. Me të vërtetë në këtë ka mësim për ata që kanë mend أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٌ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ ٢٢Pra atij që ia ka hapur All-llahu krahërorin për islam, ai ështënë dritën e Zotit të vet. Të mjerët ata zemërgurët kur përmendet All-llahu, ata janë në humbje të sigurt ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبًا مُّتَشَٰبِهًا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ ٢٣All-llahu ka shpallur tregimin më të bukur, një Libër të ngjashëm, mësimet e të cilit përsëriten, u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e kur u kujtohet mëshira e All-llahut, lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen. Ajo është rrugë e drejtë e All-llahut në të cilën drejton atë që do Ai; Kë e humb All-llahu, atë nuk e drejton dot kush أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجۡهِهِۦ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَقِيلَ لِلظَّٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ ٢٤A mos është njëlloj ai i cili në Ditën e Gjykimit do të mbrohet me fytyrë nga dënimi i tmerrshëm?” Shijone atë që e keni merituar”! Do t’u thuhet kriminelëve كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٥Përgënjeshtruan ata përpara atyre, por, u erdh dënimi prej nga nuk e pritnin فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلۡخِزۡيَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٢٦All-llahu ka bërë që të përjetojnë poshtërsimin në këtë jetë, por mundimet e botës tjetër, me siguri, janë edhe më të mëdha. Sikur ta dinin وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٢٧Ne në këtë Kur’an u sjellim njerëzve gjithfarë shembujsh, ndoshta marrin mësim قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا غَيۡرَ ذِي عِوَجٍ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ٢٨Në Kur’an në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kontradikta, që t’i frikësohen Zotit ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا رَّجُلًا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٩All-llahu sjell si shembull njeriun rreth të cilit zihen bashkëpushtuesit dhe njeriun i cili është nën sundim të vetëm një njeriu – a janë këta njëlloj? Lavdërimi është për All-llahun, por shumica sish nuk e dinë إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ ٣٠Ti, me siguri, do të vdesësh, ama edhe ata kanë për të vdekur ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ ٣١Dhe pastaj, në Ditën e Gjykimit, para Zotit tuaj do të ziheni njëri me tjetrin

Juz 24

۞ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدۡقِ إِذۡ جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوًى لِّلۡكَٰفِرِينَ ٣٢Kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun flet të pavërtetën dhe e përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen atij? A nuk ka në xhehennem vendstrehim për mosbesimtarët وَٱلَّذِي جَآءَ بِٱلصِّدۡقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ ٣٣Kurse ai që sjell të vërtetën dhe ai, i cili e vërteton, ata janë, gjithësi, të ruajtur لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٤Ata kanë çdo gjë që dëshirojnë te Zoti i tyre; ai është shpërblim për mirëbërësit لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٣٥Për t’ua mbuluar All-llahu veprat e këqija atyre dhe t’i shpërblejë veprat e mira të tyre edhe më mirë se që kanë punuar أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبۡدَهُۥۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ ٣٦A nuk mjafton All-llahu për robin e vet? Ata të frikësojnë ty me të tjerët, në vend të Atij (All-llahut). Kë e lë All-llahu në humbje, nuk ka kush e drejton në rrugë të drejtë وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٍ ذِي ٱنتِقَامٍ ٣٧Kurse atë që e drejton All-llahu, nuk e humb dot kush. A nuk është All-llahu i fortë dhe i rreptë وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ ٣٨Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe tokën, me siguri do të thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata që ju i thirrni (adhuroni) në vend të All-llahut, nëse All-llahu do t’u bëjë ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e tij?” Thuaj: “Mua më mjafton All-llahu, tek ai kanë mbështetje ata që kërkojnë mbështetje” قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٌۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣٩Thuaj: “O populli im, veproni sipas vendit (mundësisë) tuaj, por edhe unë do të veproj, e ju do ta dini مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٌ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ ٤٠Cilin do ta goditë dënimi që do ta pikëllojë dhe cilin do ta gjejë vuajtja e përjetshme إِنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٍ ٤١Ne ty të shpallëm Librin me argumente për njerëzit. Kush merr rrugën e mbarë për vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je përfaqësues i tyre ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّىۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍ لِّقَوۡمٍ يَتَفَكَّرُونَ ٤٢All-llahu merr shpirtërat në momentin e vdekjes së tyre si edhe ata që nuk kanë vdekur në gjumë, dhe ia pengon atij q ëia ka caktuar të vdes, dhe dërgon të tjerë deri në afat të caktuar. Këto janë, me të vërtetë, argumente për ata që mendojnë أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَۚ قُلۡ أَوَلَوۡ كَانُواْ لَا يَمۡلِكُونَ شَيۡـًٔا وَلَا يَعۡقِلُونَ ٤٣A marrin ndërmjetës, në vend të All-llahut? Thuaju: “A edhe atëherë kur janë krejtësisht të pafuqishëm dhe nuk kuptojnë” قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعًاۖ لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٤٤Thuaj: “Ndërmjetësimi është i gjithmbarshëm për All-llahun. I Tij është pushteti në qiej dhe në tokë, Tek ai edhe do të ktheheni وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُ ٱشۡمَأَزَّتۡ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٤٥Vetëm kur përmendet All-llahu, zemrat e atyre që nuk i besojnë, botës tjetër, stërkeqen, e kur përmenden të tjerë (që u falen), përveç atij, menjëherë i kaplon gëzimi” قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ عَٰلِمَ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحۡكُمُ بَيۡنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٤٦Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokës, që di të dukshmen dhe të padukshmen, ti do t’i gjykosh robërit tu për gjëra që nuk janë pajtuar” وَلَوۡ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعًا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يَكُونُواْ يَحۡتَسِبُونَ ٤٧Ata që kanë bërë krime, sikur të kishin tëra çka ka në tokë edhe aq më tepër, në Ditën e Gjykimit, ata do ta jepnin tërë atë vetëm për t’u liruar nga dënimi i tmerrshëm. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu çka nuk mund ta marrin me mend وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤٨Do t’u afrohen veprat e tyre të këqia që i kanë bërë dhe do t’i godasë mu ajo për të cilën janë tallur فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةً مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٌ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٩Kur e godit njeriun ndonjë dëm, na lutet Neve; mirëpo kur Ne i afrojmë dhuntinë tonë, thotë: “Kjo më është dhënë me dije, (meritë)”. Porse ajo është vetëm sprovë, mirëpo shumica sish nuk e dinë قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٥٠Ashtu kanë pas thënë edhe ata përpara tyre, por nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ ٥١Dhe i goditën të këqiat që i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, të cilët kanë bërë padrejtësi do t’i godasin të këqiat që kanë bërë; ata janë të pafuqishëm ndaj saj أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍ لِّقَوۡمٍ يُؤۡمِنُونَ ٥٢A nuk e dinë se All-llahu u jep furnizim me shumicë kujt do dhe ua shkurton. Këto janë, me të vërtetë, argument për një popull që beson ۞ قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥٣Thuaj: “O njerëzit e mi, të cilët keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua falë tëra mëkatet; Ai, njëmend, falë shumë dhe është i mëshirshëm وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ٥٤Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzohuni Atij para se t’u vjen dënimi, se pastaj nuk do t’u ndihmohet وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةً وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ ٥٥Dhe pasoni më të bukurën që ua ka shpallur Zoti juaj, para se t’u befasojë dënimi, sepse ju nuk do të hetoni أَن تَقُولَ نَفۡسٌ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّٰخِرِينَ ٥٦Që të mos thotë shpirti: “I mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj All-llahut, madje edhe jam tallur” أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ ٥٧Ose të mos thot: “Po të më kishte udhëzuar All-llahu në rrugë të drejtë, pa dyshim do t’isha i ruajtur” أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٨Ose të mos thot, kur të përjetojë dënimin “Sikur të kthehem edhe njëherë do t’isha nga mirëbërësit” بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٩“Jo, kurr! Të erdhën ty argumentet e mia por ti i përgënjeshtrove ata, u bëre mendjemadh dhe ke qenë mosbesimtar” وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوًى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ ٦٠Në Ditën e Kijametit, do ti shohësh fytyrënxirë, ata të cilët kanë folur gënjeshtra për All-llahu, a thua nuk do të ketë vend në xhehennem për mendjemëdhenjtë وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦١All-llahu do t’i shpëtojë ata të cilët janë ruajtur me vepra të mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikëllim për ata ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٍۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ وَكِيلٌ ٦٢All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٦٣Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur قُلۡ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَأۡمُرُوٓنِّيٓ أَعۡبُدُ أَيُّهَا ٱلۡجَٰهِلُونَ ٦٤Thuaj: “O të paditur, o injorantë, a mua më urdhëroni të adhuroj tjetër në vend të All-llahut وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٦٥Ty të është shpallur si edhe atyre përpara teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua gjithësesi janë të kota dhe ti do të jesh i humbur krejtësisht بَلِ ٱللَّهَ فَٱعۡبُدۡ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ٦٦Prandaj, vetëm All-llahun adhuro dhe jij mirënjohës وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعًا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٧Ata nuk e çmojnë All-llahun ashtu si duhet çmuar atë; Kurse tërë toka, në Ditën e Gjykimit, do të jetë në duart e tij, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellur në forcën e tij. Ai qoftë lartësuar shumë lart mbi ata që i bëjnë shok وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخۡرَىٰ فَإِذَا هُمۡ قِيَامٌ يَنظُرُونَ ٦٨Dhe do t’i fryhet surit dhe do të mbesin në vend gjithçka ka në qiej edhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj së dyti do të fryhet në sur dhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin وَأَشۡرَقَتِ ٱلۡأَرۡضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ وَجِاْيٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٦٩Edhe Toka do të shkëlqejë me dritën e Zotit të vet, do të vihet Libri, do të sillen profetët dhe dëshmitarët dhe të tërë do të gjykohen me drejtësi, atyre nuk u bëhet padrejtësi وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٍ مَّا عَمِلَتۡ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَا يَفۡعَلُونَ ٧٠Dhe secilit do t’i jipet çka ka punuar, sepse Ai e di se çka punojnë وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٌ مِّنكُمۡ يَتۡلُونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ رَبِّكُمۡ وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنۡ حَقَّتۡ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧١Ata që kanë mohuar do të hudhen në xhehenem në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do të hapen, kurse mbikëqyrësit e tij do të thonë: “A nuk ju kanë ardhur, nga mesi juaj, profetët e t’u lexojnë ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj me këtë ditë?” “Po, si jo, - do të thonë ata, - mirëpo fjala e dhënë për dënim, që moti, zbatohet ndaj mosbesimtarëve” قِيلَ ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ ٧٢Do t’u thuhet: “Hyni në dyart e xhehenemit, aty do të jeni gjithmonë!” Sa vendbanim i tmerrshëm për mendjemëdhenjtë وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَا سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ طِبۡتُمۡ فَٱدۡخُلُوهَا خَٰلِدِينَ ٧٣Kurse ata të cilët i janë frikësuar Zotit të vet, do të shtihen në xhennet në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do t’u hapen ndërsa mbikqyrësit e tij do t’u thonë: “Selamun alejkum (Paqa me ju qoftë), keni qenë të mirë prandaj hyni aty ku do të jeni përgjithmonë!” وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي صَدَقَنَا وَعۡدَهُۥ وَأَوۡرَثَنَا ٱلۡأَرۡضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلۡجَنَّةِ حَيۡثُ نَشَآءُۖ فَنِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ ٧٤Dhe ata do të thonë: “Lavdërojmë All-llahun, i cili e ka plotësuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la në disponim, në parajsë, vendin, të vendosemi ku të duam! Sa shpërblim i bukur për punëtorët e mirë وَتَرَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنۡ حَوۡلِ ٱلۡعَرۡشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡۚ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّۚ وَقِيلَ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٥Dhe do të shohësh engjujt se si rrethojnë rezidencën, duke lartësuar me lavdata Zotin e vet; secili do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “LAVDËRIMI ËSHTË PËR ALL-LLAHUN, ZOT I BOTËRAVE!”

Translation: Feti Mehdiu.