Millat al-Islam

Chapter 20 · 135 verses · Feti Mehdiu

Surah Ta-ha in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Ta-ha (1340 reciters)
Meccanسورة طه135 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

طه ١Ta Ha مَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ لِتَشۡقَىٰٓ ٢Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar إِلَّا تَذۡكِرَةً لِّمَن يَخۡشَىٰ ٣Por vetëm si vërejtje për atë që frikësohet تَنزِيلًا مِّمَّنۡ خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ وَٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلۡعُلَى ٤Si shpallje nga ai i cili ka krijuar tokën dhe qiejt e lartë ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ ٥I Gjithmëshirshmi i cili mbisundon gjithësinë لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَمَا تَحۡتَ ٱلثَّرَىٰ ٦Të Atij janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe ç’ka ndërmjet tyre, edhe çka ka nën tokë وَإِن تَجۡهَرۡ بِٱلۡقَوۡلِ فَإِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخۡفَى ٧Edhe në qoftë se flet haptazi – ani, Ai e di fshehtësinë dhe çka mendon në vete ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ ٨All-llahu, nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ka emrat më të mirë وَهَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ٩A të ka arritur ty rrëfimi për Musaun إِذۡ رَءَا نَارًا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارًا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدًى ١٠Kur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Pritni këtu, unë e kam parë një zjarr, ndoshta ju sjell ndonjë urë ose gjej te zjarri ndonjë udhërrëfyes فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ ١١Dhe kur erdhi aty, dikush i thirri, “O Musa إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى ١٢Me të vërtetë Unë jam Zoti yt! Zbathi pra këpucat tuaja, se ti je, pamëdyshje, në luginën e bekuar – Tuva وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ ١٣Ty Unë të kam zgjedhur, prandaj dëgjo çka po të shpallet إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ ١٤Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ ١٥Momenti i kijametit do të vijë me siguri, e mbaj gati në fshehtësi për t’u shpërblyer secili për atë që e ka fituar فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ ١٦Dhe nga kjo askush le të mos shmangë as ai që nuk i beson kësaj dhe që pason epshin e vet, dhe të jesh i humbur وَمَا تِلۡكَ بِيَمِينِكَ يَٰمُوسَىٰ ١٧Po ç’e ke atë në dorë të djathtë o Musa?” قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ ١٨“Ky është shkopi im, - tha, - me të cilin mbahem dhe me te u grahu dhenve të mia, por më shërben edhe për punë tjera” قَالَ أَلۡقِهَا يَٰمُوسَىٰ ١٩“Hidhe o Musa! – i tha Ai فَأَلۡقَىٰهَا فَإِذَا هِيَ حَيَّةٌ تَسۡعَىٰ ٢٠Dhe ai e hodhi, kur qe, - ai gjarpër i cili po zvarriset قَالَ خُذۡهَا وَلَا تَخَفۡۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلۡأُولَىٰ ٢١I tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ ٢٢Dhe fute dorën në nënsjetullën tënde, dora do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, si mrekulli e dytë لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى ٢٣Për të treguar ty nga mrekullitë tona të mëdha ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٢٤shko te Faraoni! Ai njëmend e tepron!” قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي ٢٥“O Zoti i, - tha, - zgjëroma krahërorin tim وَيَسِّرۡ لِيٓ أَمۡرِي ٢٦Dhe ma lehtëso punën time وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةً مِّن لِّسَانِي ٢٧Zgjidhma nyjën në gjuhën time يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي ٢٨Ta kuptojnë fjalën time وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرًا مِّنۡ أَهۡلِي ٢٩dhe më jep një ndihmës nga familja ime هَٰرُونَ أَخِي ٣٠Harunin, vëllaun tim ٱشۡدُدۡ بِهِۦٓ أَزۡرِي ٣١Forcoma, me atë, fuqinë time وَأَشۡرِكۡهُ فِيٓ أَمۡرِي ٣٢Dhe bëma shok në punën time كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا ٣٣Që të të lartësojmë shumë وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا ٣٤Dhe që të të përmendim shpesh إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرًا ٣٥Ti, me siguri, na sheh neve” قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ ٣٦“Të qoftë dhënë çka lype o Musa, i tha وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ ٣٧dhe Ne edhe një herë tjetër të afruam mëshirën tonë إِذۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ ٣٨Atëherë kur nënës tënde i shpallëm çka shpallet أَنِ ٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلتَّابُوتِ فَٱقۡذِفِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ فَلۡيُلۡقِهِ ٱلۡيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأۡخُذۡهُ عَدُوٌّ لِّي وَعَدُوٌّ لَّهُۥۚ وَأَلۡقَيۡتُ عَلَيۡكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصۡنَعَ عَلَىٰ عَيۡنِيٓ ٣٩Vendose në sandëk dhe hudhe në lum, e lumi do ta qes në breg, që ta marrë armiku im dhe i atij. Unë të kam bërë të dashur nga gjithkush dhe të rritesh nën mbikqyrjen time إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسًا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونًاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٍ يَٰمُوسَىٰ ٤٠Kur shkoi motra jote dhe tha: “A doni që unë t’ua tregoj atë e cila do të kujdeset për të. Dhe ne të kthyem te nëna jote që të gëzohet, të mos pikëllohet. Dhe ti pate mbytur një njeri, por ne të liruam nga ajo brengë dhe të shpëtuam nga peripeci të ndryshme. Ti i kalove disa vjet në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj, o Musa, erdhe mu në kohën e caktuar وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي ٤١Dhe Unë të zgjodha për vete ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي ٤٢Shkoni ti dhe vllai yt, me argumentet e mia, por Mua mos më hiqni nga kujtesa ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٤٣Shkoni te Faraoni, se ai njëmend e ka tepruar فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ ٤٤Dhe folni atij me fjalë të buta, mos po mendon ose frikësohet!” قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ ٤٥“O Zoti ynë, - thanë ata dy, - kemi frikë mos po na ndëshkon menjëherë dhe po e kalon çdo kufi” قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ ٤٦“Mos kini frikë! – tha Ai. Jam unë me ju të dy. Dëgjoj dhe shoh فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٍ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ ٤٧Shkoni te ai e thuani: “Ne jemi profetë të Zotit tënd, lëri izraelitët të vijnë me ne dhe mos i mundo! Të kemi sjellë argument nga Zoti yt, e le të jetë në paqe ai, i cili shkon rrugës së drejtë إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٤٨Neve na shpallet se dënimi pa dyshim do ta goditë atë që gënjen dhe shmanget (nga e vërteta)” قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ ٤٩“Po kush është Zoti juaj, o Musa?” – u tha ai قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ ٥٠“Zoti ynë, - tha, - është ai i cili u ka dhënë krijesave të veta gjthçka ka nevojë, pastaj e ka udhëzuar” قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَىٰ ٥١“E çka është, - u tha ai, - me breznitë e mëparshme?” قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٍۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى ٥٢“Për këtë ka informata në një libër të Zotit tim. Zoti im nuk devijon e as harron ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدًا وَسَلَكَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلًا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجًا مِّن نَّبَاتٍ شَتَّىٰ ٥٣I cili e ka bërë për ju tokën djep dhe nëpër të ju ka hapur shtigje dhe ju lëshon nga qielli shiun. Ne me atë bëjmë që të mbijnë çiftë bimësh të llojllojshme كُلُواْ وَٱرۡعَوۡاْ أَنۡعَٰمَكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ٥٤Ushehuni dhe kullotni kafshët tuaja! Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që kanë mend ۞ مِنۡهَا خَلَقۡنَٰكُمۡ وَفِيهَا نُعِيدُكُمۡ وَمِنۡهَا نُخۡرِجُكُمۡ تَارَةً أُخۡرَىٰ ٥٥Nga ajo (toka) ju kemi krijuar dhe në të do t’iu kthejmë edhe prap nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ ٥٦Dhe Ne atij ia kemi treguar të tëra argumentet tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ ٥٧E i tha “A na ke ardhur që me magjitë tua të na nxjerrish nga vendi ynë o Musa فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٍ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدًا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانًا سُوًى ٥٨Edhe ne ty, patjetër, do të përgatisim një magji sikurse ajo. Caktone afatin, të cilit, do t’i përmbahemi edhe ne edhe ti, në një vend të përshtatshëm!” قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحًى ٥٩“Takimi le të jetë ditën e festës, - tha, - dhe populli le të tubohet në mëngjes” فَتَوَلَّىٰ فِرۡعَوۡنُ فَجَمَعَ كَيۡدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ ٦٠Dhe Faraoni shkoi dhe mblodhi magjistarët e vet dhe erdhi قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيۡلَكُمۡ لَا تَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا فَيُسۡحِتَكُم بِعَذَابٍۖ وَقَدۡ خَابَ مَنِ ٱفۡتَرَىٰ ٦١“Të mjerët ju! – u tha Musa. Mos shpifni gënjeshtra për All-llahun e t’u shfaros me dënim. Pamëdyshje kush shpif-dështon” فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ ٦٢Dhe ata filluan të polemizojnë për punën e tyre ndërveti por fshehurazi قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ ٦٣Thoshin: “Këta dy janë magjistarë që me magjitë e tyre duan t’iu largojnë nga vendi juaj dhe ta çrrënjosin fenë tuaj shembullore فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفًّاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ ٦٤Prandaj, bashkoni dredhitë tuaja dhe dilni si në front. Sot ka sukses ai që ngadhënjen” قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ ٦٥O Musa, - i thanë ata, - a po do ti, apo ne, t’i lëshojmë të parët?” قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ ٦٦“Lëshoni ju”, - tha ai, - dhe njëherë iu duk se litarët me shkopinjtë, mjete të magjive të tyre lëviznin فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةً مُّوسَىٰ ٦٧Dhe Musa ndjeu në vete një frikë قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٦٨“Mos u frikëso! – i thamë Ne. ti je superior وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٍۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ ٦٩Vetëm se lëshoje atë çka ke në dorën e djathtë e t’i përbijë çka kanë bërë ata, sepse ata kanë bërë vetëm mashtrim magjistarësh, dhe magjistari kudo që të vijë nuk do të ketë sukses” فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدًا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ هَٰرُونَ وَمُوسَىٰ ٧٠magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musasë!” قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابًا وَأَبۡقَىٰ ٧١“A ju i besuat, - u tha, - (Faraoni) pa u lejuar unë? Ai është mësuesi juaj, ai ju ka mësuar magjinë, dhe unë, gjithsesi, do t’iu pres duart e këmbët tërthorazi; do t’iu varë në trupat e panjave dhe sigurisht do ta dini se kush prej nesh e ka dënimin më të tmerrshëm dhe më të gjatë قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ ٧٢“Ne ty, - i thanë, - pasha atë që na ka krijuar, nuk do të japim përparësi para argumenteve që na kanë ardhur, e ti bën çka të bësh, atë mund ta bësh vetëm në jetën e kësaj bote إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغۡفِرَ لَنَا خَطَٰيَٰنَا وَمَآ أَكۡرَهۡتَنَا عَلَيۡهِ مِنَ ٱلسِّحۡرِۗ وَٱللَّهُ خَيۡرٌ وَأَبۡقَىٰٓ ٧٣ne i besojmë Zotit tonë për të na falur gabimet tona dhe magjitë për të cilat ti na ke detyruar. Dhe All-llahu është më i mirë dhe i pafund” إِنَّهُۥ مَن يَأۡتِ رَبَّهُۥ مُجۡرِمًا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ ٧٤Atë, i cili para Zotit të vet del si mëkatar, e pret xhehennemi, ku as vdes as jeton وَمَن يَأۡتِهِۦ مُؤۡمِنًا قَدۡ عَمِلَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَٰتُ ٱلۡعُلَىٰ ٧٥Dhe kush vjen te Ai, si besimtar, dhe ka bërë vepra të mira, ata të tërë i presin merita të larta جَنَّٰتُ عَدۡنٍ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ ٧٦Kopshte të Adënit, ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të mbesin përgjithmonë, dhe ajo është shpërblim për ata që po pastrohen nga mëkatet وَلَقَدۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِي فَٱضۡرِبۡ لَهُمۡ طَرِيقًا فِي ٱلۡبَحۡرِ يَبَسًا لَّا تَخَٰفُ دَرَكًا وَلَا تَخۡشَىٰ ٧٧Dhe Ne i patëm kumtuar Musaut “Transferoi robërit e mij dhe nisu me ta natën rrugës së thatë, përmes detit, pa u frikësuar se po të arrin kush dhe mos i druaj përmbytjes” فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلۡيَمِّ مَا غَشِيَهُمۡ ٧٨Dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi pas, por ata i mbuloi deti si i pat mbuluar وَأَضَلَّ فِرۡعَوۡنُ قَوۡمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ ٧٩dhe Faraoni e çoi popullin e vet në humbje dhe nuk e drejtoi në rrugë të drejtë يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ قَدۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ عَدُوِّكُمۡ وَوَٰعَدۡنَٰكُمۡ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنَ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰ ٨٠O Izraelitë, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, dhe ju premtuam anën e djathtë të Turit dhe ju dërguam “man” dhe “selva” (fëllënza) كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَلَا تَطۡغَوۡاْ فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبِيۖ وَمَن يَحۡلِلۡ عَلَيۡهِ غَضَبِي فَقَدۡ هَوَىٰ ٨١Hani ushqime me shije me të cilët ju furnizojmë dhe mos zemëroheni në këtë, e t’iu qëlloj hidhërimi im, sepse kë e godet hidhërimi im, ai e ka pësuar وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا ثُمَّ ٱهۡتَدَىٰ ٨٢Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë ۞ وَمَآ أَعۡجَلَكَ عَن قَوۡمِكَ يَٰمُوسَىٰ ٨٣“Po çka t’u ngut ty para popullit tënd, o Musa?” قَالَ هُمۡ أُوْلَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِي وَعَجِلۡتُ إِلَيۡكَ رَبِّ لِتَرۡضَىٰ ٨٤Tha: “Ata po më ndjekin për gjurmësh dhe jam ngutur te Ti, o Zot që të jesh i kënaqur,” قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ ٨٥“Ne popullin tënd, pas teje, e vumë në sprovë, tha Ai. Atë e çoi në humbje Samiriu.” فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفًاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٌ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي ٨٦Dhe Musa u kthye i hidhëruar dhe i demoralizuar te populli i vet. “O populli im, - u tha, - a nuk ju dha Zoti juaj premtim të bukur, a u bë kohë e gjatë për ju apo ndoshta doni t’ju gjejë hidhërim i Zotit tuaj, prandaj nuk e keni mbajtur premtimin që ma dhatë!” قَالُواْ مَآ أَخۡلَفۡنَا مَوۡعِدَكَ بِمَلۡكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلۡنَآ أَوۡزَارًا مِّن زِينَةِ ٱلۡقَوۡمِ فَقَذَفۡنَٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلۡقَى ٱلسَّامِرِيُّ ٨٧“Nuk e kemi thyer premtimin që ta dhamë nga vullneti ynë, - thanë ata. Kemi qenë të ngarkuar me barra nga stolitë e popullit dhe atë e shkrimë. Ashtu veproi edhe Samiriu,” فَأَخۡرَجَ لَهُمۡ عِجۡلًا جَسَدًا لَّهُۥ خُوَارٌ فَقَالُواْ هَٰذَآ إِلَٰهُكُمۡ وَإِلَٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِيَ ٨٨Dhe ai bëri një viç që jepte zë sikur pëlliste e ata i thanë: Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musasë, ai e ka harruar” أَفَلَا يَرَوۡنَ أَلَّا يَرۡجِعُ إِلَيۡهِمۡ قَوۡلًا وَلَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ ضَرًّا وَلَا نَفۡعًا ٨٩“A nuk e shihnin ata se ai asnjë fjalë nuk u përgjigjet dhe nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?” وَلَقَدۡ قَالَ لَهُمۡ هَٰرُونُ مِن قَبۡلُ يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَٱتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوٓاْ أَمۡرِي ٩٠U pat thënë atyre Haruni, qysh më parë: “O populli im! Ju me atë vetëm jeni vënë në sprovë; Zoti juaj është i Gjithmëshirshëm, prandaj më pasoni mua dhe dëgjoni urdhërin tim!” قَالُواْ لَن نَّبۡرَحَ عَلَيۡهِ عَٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرۡجِعَ إِلَيۡنَا مُوسَىٰ ٩١“Ne, - i thanë ata, - do të vazhdojmë këtë derisa të na kthehet Musa” قَالَ يَٰهَٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذۡ رَأَيۡتَهُمۡ ضَلُّوٓاْ ٩٢“O harun, - i tha, - (Musa) çka të ka penguar ty, kur i ke parë se kanë devijuar أَلَّا تَتَّبِعَنِۖ أَفَعَصَيۡتَ أَمۡرِي ٩٣Që të mos vish pas meje? A e kundrështove urdhërin tim?” قَالَ يَبۡنَؤُمَّ لَا تَأۡخُذۡ بِلِحۡيَتِي وَلَا بِرَأۡسِيٓۖ إِنِّي خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقۡتَ بَيۡنَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَمۡ تَرۡقُبۡ قَوۡلِي ٩٤“O bir i nënës time, - i tha ky, - mos më kap për mjekre e për flokësh! Unë kam pasur frikë mos thuash ti se ke mbjellë përçarje ndërmjet izraelitëve dhe nuk je kujdesur për jflanë time” قَالَ فَمَا خَطۡبُكَ يَٰسَٰمِرِيُّ ٩٥“Po çka thua ti o Samiri? – tha (Musa) قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةً مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي ٩٦“Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra” قَالَ فَٱذۡهَبۡ فَإِنَّ لَكَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَۖ وَإِنَّ لَكَ مَوۡعِدًا لَّن تُخۡلَفَهُۥۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ إِلَٰهِكَ ٱلَّذِي ظَلۡتَ عَلَيۡهِ عَاكِفًاۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِي ٱلۡيَمِّ نَسۡفًا ٩٧“Shporru pra! – i tha Musa. Ti tërë jetën tënde do ta thuash: “Mos më prekni askush!” Por të pret një përfundim që nuk ndryshohet dot. Shikoje vetëm Zotin tënd të cilit i je bindur! Ne me siguri do ta djegim e hirin do t’ia derdhim nëpër det إِنَّمَآ إِلَٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَسِعَ كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًا ٩٨Zoti juaj është All-llahu, tjetër Zot përveç Atij nuk ka! Ai di çdo send” كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرًا ٩٩Dhe ashtu ne të rrëfejmë disa lajme për atë çka ka kaluar dhe të shpallim nga ana jonë Kur’anin مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا ١٠٠Kush e refuzon këtë, në Ditën e kijametit, me siguri do të bartë një barrë خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلًا ١٠١Në këtë barrë janë përgjithmonë. Po barrë të shëmtuar kanë në Ditën e kijametit يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٍ زُرۡقًا ١٠٢Atë ditë kur të fryhet në bri e t’i mbledhim mëkatarët يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرًا ١٠٣Do të përshpërisin ndërmjet veti: “Kemi qëndruar vetëm dhjetë ditë” نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمًا ١٠٤Ne dimë mirë se për çka flasin ata kur ai më i informuari ndër ata thotë: “Keni qëndruar vetëm një ditë” وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفًا ١٠٥Dhe do të pyesin për malet, por ti thuaju: “Zoti im ata do t’i bëjë hi e pluhur” فَيَذَرُهَا قَاعًا صَفۡصَفًا ١٠٦Andaj do t’i lerë shkret dhe thatë لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجًا وَلَآ أَمۡتًا ١٠٧Nuk do të shohësh në të as thellësi as lartësi يَوۡمَئِذٍ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسًا ١٠٨Atë ditë ata do ta pasojnë thirrësin. Nuk ka shmangie prej këtij dhe para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat, e ti s’do të dëgjosh tjetër vetëmse përshpëritje يَوۡمَئِذٍ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلًا ١٠٩Atë ditë nuk do t’i vlejë ndërmjetsimi askujt përveç atij të cilit i lejon i Gjithmëshirshmi dhe është i kënaqur me fjalën e tij يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمًا ١١٠Ai e di se çka gjendet përpara tyre dhe çka i pret pas asaj, kurse ata nuk mund ta dinë këtë ۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمًا ١١١Njerëzit do t’i përulen të gjallit dhe të përjetshmit. E humbën shpresën ata që bën krime وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٌ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمًا وَلَا هَضۡمًا ١١٢Ndërsa, kush bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të ketë frikë prej ndonjë mizorie e as humbjeje وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرًا ١١٣Dhe ja, kështu Ne e shpallim Kur’anin në gjuhën arabe dhe aty përsërisim qortimet në mënyrë që ata të ruhen ose të nxisin tek ata rikujtimin فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمًا ١١٤Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!” وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمًا ١١٥Edhe Ademin e porisitëm në fillim, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ ١١٦Dhe kur u tham engjujve, përuluni Ademit, ata u përulën përveç Iblisit. Ai refuzoi فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوٌّ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ ١١٧Prandaj i thamë: “O Adem! Ky është me të vërtetë armik edhe i yti, edhe i gruas tënde, prandaj kurrsesi le të mos iu nxjerrë nga parajsa e të përjetosh ngushtësi إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ ١١٨Aty ke të tëra, që të mos jesh i uritur as i zhveshur وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ ١١٩Dhe ti aty as ke etje as vapë” فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٍ لَّا يَبۡلَىٰ ١٢٠Por djalli filloi t’i sillet duke i thënë: “O Adem, a do të ta tregoj pemën e pavdekshmërisë dhe mbretërisë së përhershme فَأَكَلَا مِنۡهَا فَبَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ ١٢١Dhe ata dy hëngrën nga ajo dhe filloi t’u shfaqen vendet e turpshme, andaj filluan t’i mbulojnë me gjethe të xhennetit. Ashtu Ademi bëri gabim ndaj Zotit të vet dhe devijoi ثُمَّ ٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيۡهِ وَهَدَىٰ ١٢٢Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi dhe ia fali, edhe e përudhi قَالَ ٱهۡبِطَا مِنۡهَا جَمِيعَۢاۖ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشۡقَىٰ ١٢٣“Dilni prej aty të dy bashkë – tha Ai, - si armiq të njëri tjetrit.” Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ ١٢٤Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do të ngjallim të verbër قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرًا ١٢٥Do të thotë: “O Zoti im, pse më ke ngjallur të verbër kur unë i kam pasur sytë?” قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتۡكَ ءَايَٰتُنَا فَنَسِيتَهَاۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمَ تُنسَىٰ ١٢٦Ai do të thotë, ashtu si i ke harruar argumentet tona që të kanë ardhur ty, sot do të jesh i harruar وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَنۡ أَسۡرَفَ وَلَمۡ يُؤۡمِنۢ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦۚ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبۡقَىٰٓ ١٢٧Ne ashtu e shpërblejmë atë që e tepron në mëkate dhe nuk u beson argumenteve të Zotit të vet. Kurse dënimi i botës tjetër do të jetë, pa dyshim, më i rëndë dhe i pafund أَفَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ١٢٨A nuk janë të njoftuar se sa popuj para atyre i kemi shfarosur? Ata mbi vendbanimet e tyre ecin! Në këtë ka, njëmend, argumente për njerëzit e mençur وَلَوۡلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامًا وَأَجَلٌ مُّسَمًّى ١٢٩Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë, më herët, e Zotit tënd, dënimi do të ishte i pashmangshëm فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَآيِٕ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ ١٣٠Prandaj, duro fjalët e tyre dhe lartëso me falenderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë. Lartësoje edhe në orët e natës edhe në skajet e ditës, ndoshta do të jesh i kënaqur وَلَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجًا مِّنۡهُمۡ زَهۡرَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا لِنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَرِزۡقُ رَبِّكَ خَيۡرٌ وَأَبۡقَىٰ ١٣١Dhe kurrsesi mos të ikë syri në ato bukuri të kësaj bote me të cilat ne i kënaqim grupe të ndryshme prej tyre, për t’i vënë në sprovë me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i pafund وَأۡمُرۡ أَهۡلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصۡطَبِرۡ عَلَيۡهَاۖ لَا نَسۡـَٔلُكَ رِزۡقًاۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُكَۗ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلتَّقۡوَىٰ ١٣٢urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje furnizim. Ne ty do të furnizojmë! Ardhmëria është e atyre që janë ruajtur وَقَالُواْ لَوۡلَا يَأۡتِينَا بِـَٔايَةٍ مِّن رَّبِّهِۦٓۚ أَوَلَمۡ تَأۡتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ ١٣٣Ata thonë: “Të na kishte sjellë ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonjë sqarim lidhur me atë se çka ka në broshurat e mëparshme وَلَوۡ أَنَّآ أَهۡلَكۡنَٰهُم بِعَذَابٍ مِّن قَبۡلِهِۦ لَقَالُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولًا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ مِن قَبۡلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخۡزَىٰ ١٣٤Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi” قُلۡ كُلٌّ مُّتَرَبِّصٌ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ ١٣٥Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni për të ditur kush kanë qenë ithtarët e fesë së vërtetë dhe kush ka qenë i udhëzuar drejt”

Translation: Feti Mehdiu.