Millat al-Islam

Chapter 85 · 22 verses · Hasan Efendi Nahi

Surah Al-Burooj in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Burooj (1318 reciters)
Meccanسورة البروج22 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ ١Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ ٢dhe në Ditën e premtuar (Kijametit) وَشَاهِدٍ وَمَشۡهُودٍ ٣dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë) قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ ٤mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ ٥dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٌ ٦(mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٌ ٧dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve) وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ ٨E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ شَهِيدٌ ٩pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ ١٠Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٌ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ ١١e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ١٢Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ ١٣Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë) وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ ١٤Ai është falës dhe plot dashuri ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ ١٥Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ ١٦Ai punon çka të dojë هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ ١٧A ka arritur te ti lajmi për ushtritë فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ ١٨e Faraonit dhe Themudit بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٍ ١٩Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ ٢٠e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٌ مَّجِيدٌ ٢١ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm فِي لَوۡحٍ مَّحۡفُوظِۭ ٢٢i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes)

Translation: Hasan Efendi Nahi.