Millat al-Islam

Chapter 74 · 56 verses · Hasan Efendi Nahi

Surah Al-Muddathir in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Muddathir (1206 reciters)
Meccanسورة المدثر56 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ ١O ti, i mbuluar (Muhammed) قُمۡ فَأَنذِرۡ ٢Çou dhe lajmëroi وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ ٣Dhe Zotin tënd madhëroje وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ ٤Dhe petkat tuaja pastroji وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ ٥Dhe largoju (veprave) të këqia وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ ٦Dhe mos ndajë me qëllim që të marrësh më shumë وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ ٧Dhe për hir të Zotit tënd, duro فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ ٨e, kur të fryhet në buri – فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٍ يَوۡمٌ عَسِيرٌ ٩do të jetë ato ditë e rëndë عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٍ ١٠për jobesimtarët nuk do të jetë e lehtë ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدًا ١١Lemëni Mua dhe atë që e kam krijuar Unë, vet وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالًا مَّمۡدُودًا ١٢dhe i kam dhënë pasuri kolosale وَبَنِينَ شُهُودًا ١٣dhe djemtë që i ka të pranishëm وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدًا ١٤dhe nderë e prestigj i kam dhuruar ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ ١٥dhe përpos kësaj - dëshiron, që Unë t’ia zmadhojë (të mirat) كـَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدًا ١٦Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا ١٧e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ ١٨sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kundër Kur’anit) فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ١٩dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ ٢٠dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! – ثُمَّ نَظَرَ ٢١Pastaj ka shikuar ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ ٢٢e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra) ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ ٢٣dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٌ يُؤۡثَرُ ٢٤dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ ٢٥këto janë vetëm fjalë njeriu!” سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ ٢٦Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) – وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ ٢٧e kush të shpjegon ty se çka është Sekari لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ ٢٨Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë) لَوَّاحَةٌ لِّلۡبَشَرِ ٢٩lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit) عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ ٣٠mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). – وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةًۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنًا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ ٣١Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit كـَلَّا وَٱلۡقَمَرِ ٣٢Kurrsesi! Betohem në Hënën وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ ٣٣dhe në natën që largohet وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ ٣٤e mëngjesin që zbardhëllon إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ ٣٥ajo (skëterra), me të vërtetë, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha نَذِيرًا لِّلۡبَشَرِ ٣٦kjo është si këshillim – لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ ٣٧për ata nga ju që dëshirojnë të bëjnë mirë ose të abstenojnë (në këtë) كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ ٣٨Çdo njeri është peng (përgjegjës) për veprat e veta إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ ٣٩përveç fatlumëve فِي جَنَّٰتٍ يَتَسَآءَلُونَ ٤٠të cilët në kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtorët عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٤١Për mizorët – mëkatarët مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ ٤٢“Çka u ka sjellë juve në Sekar (Skëterrë)?” قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ ٤٣Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ ٤٤dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ ٤٥dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë) وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤٦dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ ٤٧përderisa nuk na erdhi vdekja” فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ ٤٨Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ ٤٩E, përse shmangën ata nga këshillimi كَأَنَّهُمۡ حُمُرٌ مُّسۡتَنفِرَةٌ ٥٠thua se janë gomarë të egër فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ ٥١të frikësuar, që kanë ikur prej luanit بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٍٕ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفًا مُّنَشَّرَةً ٥٢Po! Çdonjëri nga ata do të kërkojë që t’i jepet rregjistri i qartë (nga Zoti) كـَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٥٣Kurrsesi, pasi që ata nuk i frikohen Ditës së Kijametit كـَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٌ ٥٤Ai (Kur’ani), në të vërtetë, është këshillë فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ٥٥dhe kush të dojë, le ta pranojë وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ ٥٦e këshillohen vetëm ata që do Perëndia; Ai është i vetmi të cilit duhet t’i druajmë dhe Ai është i vetmi falës

Translation: Hasan Efendi Nahi.