Millat al-Islam

Chapter 89 · 30 verses · Sherif Ahmeti

Surah Al-Fajr in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Fajr (1331 reciters)
Meccanسورة الفجر30 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلۡفَجۡرِ ١Pasha agimin وَلَيَالٍ عَشۡرٍ ٢Pasha dhjetë netët وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ ٣Pasha çiftin dhe pasha tekun وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَسۡرِ ٤Pasha natën që shkon هَلۡ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٌ لِّذِي حِجۡرٍ ٥A janë këto betime për të mençurin أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ٦A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ ٧Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta ٱلَّتِي لَمۡ يُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِي ٱلۡبِلَٰدِ ٨Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ ٩Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura) وَفِرۡعَوۡنَ ذِي ٱلۡأَوۡتَادِ ١٠Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake) ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ١١Të cilët e tepruan me krime në tokë فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ ١٢Dhe në të shtuan shkatërrimin فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ ١٣E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ ١٤Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë) فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ ١٥E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ ١٦Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!” كـَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ ١٧Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ١٨Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلًا لَّمًّا ١٩Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë) وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبًّا جَمًّا ٢٠Dhe pasurinë e doni së tepërmi كـَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكًّا دَكًّا ٢١Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفًّا صَفًّا ٢٢Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ ٢٣Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي ٢٤Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” فَيَوۡمَئِذٍ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٌ ٢٥Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٌ ٢٦Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَئِنَّةُ ٢٧O shpirt i qetësuar ٱرۡجِعِيٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرۡضِيَّةً ٢٨Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin) فَٱدۡخُلِي فِي عِبَٰدِي ٢٩Hyr mes robërve të Mi وَٱدۡخُلِي جَنَّتِي ٣٠Dhe hyr në Xhennetin Tim

Translation: Sherif Ahmeti.