Millat al-Islam

Chapter 70 · 44 verses · Sherif Ahmeti

Surah Al-Maarij in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Maarij (1275 reciters)

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ ١Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٌ ٢për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ ٣Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej) تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٍ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٍ ٤Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet) فَٱصۡبِرۡ صَبۡرًا جَمِيلًا ٥Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë) إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدًا ٦Atyre u duket ai larg وَنَرَىٰهُ قَرِيبًا ٧Kurse Neve ai na duket afër يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ ٨Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٩Kodrat të bëhen si leshi i lënurur وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا ١٠Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ ١١Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ ١٢Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ ١٣Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنجِيهِ ١٤Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar كـَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ ١٥Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit) نَزَّاعَةً لِّلشَّوَىٰ ١٦Është që heq kapakët e kokës تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ ١٧Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit) وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ ١٨Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur) ۞ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا ١٩Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعًا ٢٠Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا ٢١Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ ٢٢Përveç atyre që falen ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ ٢٣të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقٌّ مَّعۡلُومٌ ٢٤Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ ٢٥Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ٢٦Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ ٢٧Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٍ ٢٨Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ ٢٩Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale) إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ ٣٠Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ ٣١E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim) وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ ٣٢Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ ٣٣Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin) وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ ٣٤Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre أُوْلَٰٓئِكَ فِي جَنَّٰتٍ مُّكۡرَمُونَ ٣٥Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ ٣٦ç’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ ٣٧Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٍٕ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ ٣٨A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm كـَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ ٣٩Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ ٤٠Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيۡرًا مِّنۡهُمۡ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٤١të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٤٢Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet يَوۡمَ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمۡ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ ٤٣Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٌۚ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ ٤٤Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar

Translation: Sherif Ahmeti.