Millat al-Islam

Chapter 83 · 36 verses · Sherif Ahmeti

Surah Al-Mutaffifin in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Mutaffifin (1304 reciters)

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَيۡلٌ لِّلۡمُطَفِّفِينَ ١Të mjerët ata që masin e peshojnë ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ ٢Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ ٣E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ ٤A nuk e donë të tillët se kanë për t’u ringjallur لِيَوۡمٍ عَظِيمٍ ٥Në një ditë të madhe يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ ٧Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme) وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٌ ٨E, ku e di ti se ç’është sixhini كِتَٰبٌ مَّرۡقُومٌ ٩Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut) وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٠Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ ١١Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ ١٢E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: “Legjenda të të parëve!” كـَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٤Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan كـَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٍ لَّمَحۡجُوبُونَ ١٥Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ ١٦Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ١٧Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!” كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ ١٨Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ١٩E ku e di ti se çka është Ilijunë كِتَٰبٌ مَّرۡقُومٌ ٢٠Është një llibër i qendisur qartë يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢١Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ ٢٢E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet) عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٢٣Të mbështetur në kolltukë vështrojnë تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ ٢٤Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٍ مَّخۡتُومٍ ٢٥U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٌۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ ٢٦Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ ٢٧Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë) عَيۡنًا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ ٢٨Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ ٢٩Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ ٣٠Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ ٣١E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ٣٢Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!” وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ ٣٣Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve) فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ ٣٤E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٣٥Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٣٦A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)

Translation: Sherif Ahmeti.