Millat al-Islam

Chapter 37 · 182 verses · Sherif Ahmeti

Surah As-Saaffat in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah As-Saaffat (1189 reciters)
Meccanسورة الصافات182 verses

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفًّا ١Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرًا ٢Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا ٣Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٌ ٤Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ ٥Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve) إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ ٦Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve وَحِفۡظًا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٍ مَّارِدٍ ٧Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍ ٨Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët دُحُورًاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ وَاصِبٌ ٩Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٌ ثَاقِبٌ ١٠Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٍ لَّازِبِۭ ١١Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ ١٢Por ti je i habitur, e ata tallen وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ ١٣E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةً يَسۡتَسۡخِرُونَ ١٤E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٌ مُّبِينٌ ١٥Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ١٦A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ١٧A edhe të parët tanë të herëshëm قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ ١٨thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!” فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٌ وَٰحِدَةٌ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ ١٩Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ٢٠E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢١Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë ۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٢٢Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ ٢٣(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ ٢٤Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ ٢٥Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ ٢٦E, ata sot janë dorëzuar në tërësi وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ يَتَسَآءَلُونَ ٢٧E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ ٢٨(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës) قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٢٩Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمًا طَٰغِينَ ٣٠Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit) فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ٣١E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin) فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ ٣٢Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٍ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٣Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٤Kështu Ne veprojmë me kriminelët إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ ٣٥Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجۡنُونِۭ ٣٦Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٣٧Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ ٣٨Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٣٩Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٤٠Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٌ مَّعۡلُومٌ ٤١Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ ٤٢Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٤٣Në Xhennete të begatshme عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَٰبِلِينَ ٤٤Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٍ مِّن مَّعِينِۭ ٤٥Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi بَيۡضَآءَ لَذَّةٍ لِّلشَّٰرِبِينَ ٤٦E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë لَا فِيهَا غَوۡلٌ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ ٤٧Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٌ ٤٨E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٌ مَّكۡنُونٌ ٤٩Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur) فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ يَتَسَآءَلُونَ ٥٠I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë قَالَ قَآئِلٌ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٌ ٥١Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ ٥٢thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ٥٣Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?” قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ ٥٤Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?” فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٥٥Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ ٥٦Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٥٧Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ ٥٨Dhe ne nuk do të vdesim më إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ٥٩Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!” إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٦٠Vërtet, ky është ai suksesi i madh لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ ٦١Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ٦٢A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it” إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةً لِّلظَّٰلِمِينَ ٦٣Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët إِنَّهَا شَجَرَةٌ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ ٦٤Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ ٦٥Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٦٦E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبًا مِّنۡ حَمِيمٍ ٦٧Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ ٦٨Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ ٦٩Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ ٧٠Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar) وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٧١Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ٧٢Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٧٣E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٧٤Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٌ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ ٧٥Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ ٧٧E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٧٨Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٩Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij) إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٠Ne kështu i shpërblejmë të mirët إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨١Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٨٢E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan) ۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ ٨٣Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٍ سَلِيمٍ ٨٤Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ ٨٥Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?” أَئِفۡكًا ءَالِهَةً دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ٨٦A në vend të All-llahut doni zota të trilluar فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٧çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce فَنَظَرَ نَظۡرَةً فِي ٱلنُّجُومِ ٨٨Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٌ ٨٩E tha: “Unë jam i sëmurë!” فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ ٩٠Ata u kthyen dhe u larguan prek tij فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٩١Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?” مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ ٩٢çka keni pra, që nuk po flitni فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ ٩٣Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi) فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ ٩٤Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan) قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ ٩٥Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?” وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ ٩٦E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنًا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ ٩٧Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدًا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ ٩٨Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar” وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٩٩Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٠٠Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍ ١٠١Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm) فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٠٢Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ ١٠٣E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë) وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ١٠٤Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٠٥Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ ١٠٦Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٍ ١٠٧Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٠٨Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ١٠٩Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٠Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١١Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيًّا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١١٢Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٌ وَظَالِمٌ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٌ ١١٣Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١١٤Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ١١٥I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ١١٦Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ ١١٧Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ١١٨Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١١٩Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١٢٠(Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٢١Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٢Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?” أَتَدۡعُونَ بَعۡلًا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٢٥A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٢٦All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!” فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٢٧Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٢٨Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٢٩Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ ١٣٠“Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit) إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣١Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٣٢S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë وَإِنَّ لُوطًا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٣Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٣٤Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë إِلَّا عَجُوزًا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٣٥Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٣٦Pastaj të tjerët i rrënuam وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ ١٣٧E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën) وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٣٨e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٩Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١٤٠kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë) فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ ١٤١E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij) فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌ ١٤٢Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ ١٤٣E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٤٤Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes ۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌ ١٤٥E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةً مِّن يَقۡطِينٍ ١٤٦Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ ١٤٧Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٍ ١٤٨E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ ١٤٩E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?” أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثًا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ ١٥٠Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra) أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ ١٥١Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٥٢“All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit) أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ ١٥٣A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ١٥٤Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ١٥٥A nuk jeni duke menduar أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٌ مُّبِينٌ ١٥٦A mos keni ju ndonjë argument të sigurt فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٥٧Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبًاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٥٨Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٥٩All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٠Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë) فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ ١٦١E, as ju dhe as ata që i adhuroni مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ ١٦٢Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin) إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ ١٦٣Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌ مَّعۡلُومٌ ١٦٤E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ ١٦٥Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim) وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ ١٦٦Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta) وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ ١٦٧Po edhe pse ata ishin që thoshin لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرًا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦٨Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٩Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ١٧٠Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧١E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ ١٧٢se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ١٧٣dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ١٧٤Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٥E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve) أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ١٧٦A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٧E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ١٧٨E ti largohu për një kohë prej tyre وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٩Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٨٠I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٨١Qoftë paqja mbi të dërguarit وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٢Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave

Translation: Sherif Ahmeti.