بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
طسٓمٓ ١Ta, Sinë, Mimë تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë لَعَلَّكَ بَٰخِعٌ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٣A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةً فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ ٤Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٍ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ ٥Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٦Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٍ كَرِيمٍ ٧A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٨Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٩e s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh te ai popull zullumqarë!” قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ ١١Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit) قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ١٢Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ ١٣Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٌ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ١٤Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!” قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ ١٥Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë) فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦Shkoni dhe faraonit thoni: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٧T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!” قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ ١٨Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٩Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë) قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذًا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٢٠(Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمًا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢١Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit وَتِلۡكَ نِعۡمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٢٢Më përmend atë të mirë që më bëre mua, e ti robërove beni israilët!” قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٣(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?” قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٢٤Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!” قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ ٢٥Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!” قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٦Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!” قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٌ ٢٧(Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!” قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢٨(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!” قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ ٢٩(faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!” قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٍ مُّبِينٍ ٣٠(Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!” قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣١Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?” فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٌ مُّبِينٌ ٣٢Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ٣٣Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٌ ٣٤(faraoni) Parisë që e rrethonte, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!” يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ ٣٥Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٣٦(Paria) Shtyje atë dhe vëlain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ ٣٧Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ٣٨Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ ٣٩Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤٠Ashtu që t’i përkrahin magjistarët, nëse ata triumfojnë” فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤١E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?” قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذًا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٤٢Ai tha: “Po, bile ju do të jeni atëherë prej më të afërmve!” قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ ٤٣Musai atyre u tha: “Hidhnie atë që keni për ta hedhur!” فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!” فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ ٤٥Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ ٤٦Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën) قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧E thanë: “Ne i besuam Zotit të botëve رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٤٨Zotit të Musait e të Harunit!” قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٩Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj” قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ٥٠Ata (magjistarët) thanë: “S’ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥١Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!” ۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٥٢Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)” فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٥٣E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٌ قَلِيلُونَ ٥٤(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain) وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ ٥٥Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë) وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ ٥٦E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ٥٧Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ ٥٨prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ ٦٠E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ ٦١Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!” قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٦٢Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë” فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٍ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ ٦٣Ndërsa Ne Musait i thamë: “Meshkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٤E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit) وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ٦٥Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٦Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٦٧Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦٨Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ ٧٠Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “çka jeni duke adhuruar?” قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ ٧١Ata i thanë: “Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!” قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ ٧٢Ai i tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur të luteni?” أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ ٧٣Ose, “a u sjellin juve dobi apo dëm?” قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٧٤Ata thanë: “Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!” قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٧٥Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni?” أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ ٧٦Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm فَإِنَّهُمۡ عَدُوٌّ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٧Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë) ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ ٧٨Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ ٧٩Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ ٨٠Dhe kur të sëmurem A më shëron وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ ٨١Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٨٢Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمًا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ ٨٣Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٍ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٨٤Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ ٨٥Më bn prej trashëgesve të Xhennetit të begatshëm وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٨٦Dhe fale babaim tim, se ai vërtet ishtë nga ata të humburit وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ ٨٧E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ ٨٨Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٍ سَلِيمٍ ٨٩(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٩٠E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ ٩١Ndërsa Xhehennem u dëftohet atyre që ishin të humbur وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٩٢Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju” مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ ٩٣Pos All-llahut? Ata, a mund t’ju ndihmojnë juve o vetes فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ ٩٤E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hudhën në të وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ ٩٥Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) r djallit قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ ٩٦E duke u grindur mes vete në të, ata thonë تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ ٩٧“Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur” إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩٨Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٩٩Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit) فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ ١٠٠E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues) وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ ١٠١Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠٢E, sikur të mnud të kthehemi (dynja) edhe njëherë,, do të bëheshim besimtarë إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٠٣Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm dhe i mëshirshëm كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٠٥Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٠٦Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: “A nuk jeni kah frikësoheni إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٠٧Unë jam për ju pejgamber besnik فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٠٨Keni frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠٩Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١١٠Pra (edhe njëherë u them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua ۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ ١١١Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë të ultit?” قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١١٢Ai tha: “Unë nuk dijë se ç’punuan ata (që ju u thoni të ulët)” إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ ١١٣Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٤E unë nuk do t’i përzë besimtarët إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ ١١٥Unë nuk jamë tjetër, por vetëm sa t’u tërheq vërejtjen haptas قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ ١١٦Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)” قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ ١١٧Ai tha: “O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحًا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٨Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!” فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١١٩Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ ١٢٠Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٢١Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٢S’ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikësoheni?” إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٢٥Unë për ju jam i dërguar besnik فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٢٦Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢٧Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةً تَعۡبَثُونَ ١٢٨A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ ١٢٩Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikura që të jeni përgjithmonë وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ ١٣٠E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٣١Pra, kinie frikë All-llahun dhe në dëgjoni mua وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ ١٣٢Kinie frikë Atë që u pajisi me çka e dinit vet أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٍ وَبَنِينَ ١٣٣U pajisi me mjete gjallërimi e me djem وَجَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ١٣٤Me kopshte e me burime uji إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٣٥Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ ١٣٦Ata thanë: “Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!” إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣٧Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) të popujve të lashtë وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ١٣٨Se ne nuk kemi për t’u dënaur فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣٩Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٤٠Vëretet, Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٤١Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٤٢Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?” إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٤٣Unë për ju jam i dërguar besnik فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٤٤Andaj, kinie frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!” وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٤٥Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ ١٤٦A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë) فِي جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ١٤٧Në kopshte e në burime وَزُرُوعٍ وَنَخۡلٍ طَلۡعُهَا هَضِيمٌ ١٤٨Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا فَٰرِهِينَ ١٤٩Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٥٠Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ١٥١E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqia) ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ١٥٢Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٥٣Ata i thanë: “Ti je vetëm i magjepsur” مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٥٤Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!” قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٌ لَّهَا شِرۡبٌ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ١٥٥Ai tha: “Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë) وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٥٦Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t’ju godasë dënimi i ditës së madhe!” فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ ١٥٧Po ata e therrën atë, madje u penduan (nga frika) فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٥٨Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٥٩Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm i mëshirshëm كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٦٠Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٦١Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?” إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٦٢Unë jam i dërguar i juaj, jam i besueshëm فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٦٣Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٤Unë krkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është te Zot i botëve أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٥(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ ١٦٦E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!” قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ ١٦٧Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!” قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ ١٦٨Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ ١٦٩Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ëjnë ata!” فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٧٠Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij إِلَّا عَجُوزًا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٧١Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me atë (në dënim) ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٧٢E më pas i zhdukëm ata të tjerët وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرًاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٣E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧٤Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٧٥E Zoti yt, padyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirëshëmi كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧٦Edhe populi i Ejkës të dërguarit i konsiderojnë gënjeshtarë إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٧٧Kur Shuajbi atyre u tha: “a nuk ruheni?” إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٧٨Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٧٩Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٠Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shprblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve ۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ ١٨١Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ ١٨٢Dhe matni me peshojë (terezi) të saktë (precize) وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ١٨٣Dhe ata leni mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٨٤Frikësohuni Atij që u krijo juve dhe breznitë e para قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٨٥Ata thanë: “Sdyshim se ty të ka zënë magjia!” وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ١٨٦Ti nuk je tjetër, por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtarë فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٨٧E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim) قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨٨Ai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!” فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٨٩Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٩٠Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٩٢E edhe ai (kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ ١٩٣Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili) عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ١٩٤(E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber) بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِينٍ ١٩٥(Të shpallëm) Me gjuthëtë kulluar arabe وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٩٦Dhe se ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٩٧A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ ١٩٨E sikur t’ia shpallin atë (Kur’anin) ndonjë joarabi فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ ١٩٩e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٠٠Dhe kështu, Ne u futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٢٠١E ata nuk i besojnë atij (Kur’anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةً وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٠٢Dhe t’ju vijë befas, duke mos e hetuar فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ ٢٠٣e atëherë të thonë: “A thua do të na jepet afat?” أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ٢٠٤E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur ithanë pejgamberit sillnie dënimin) أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ ٢٠٥Po më thuaj se edhe nëse Ne u jpim të jetojnë vite me rradhë ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ ٢٠٦e pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ ٢٠٧çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ ٢٠٨Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٢٠٩Që ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢١٠Atë (Kur’anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve) وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ ٢١١Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ ٢١٢Pse ata jnë të penguar edhe për ta dëgjuar فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ ٢١٣Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ ٢١٤Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢١٥E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٌ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ ٢١٦E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju” وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٢١٧Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, Mëshiruesin ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ ٢١٨I cili të sheh kur të ngritesh në këmbë وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ ٢١٩(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٢٢٠Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢٢١A t’u tregojj unë se kujt i vijnë djajt تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ ٢٢٢Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ ٢٢٣(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ ٢٢٤E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta) أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ ٢٢٥A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin) وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ ٢٢٦Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرًا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ ٢٢٧Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen)