Millat al-Islam

Chapter 99 · 8 verses · Sherif Ahmeti

Surah Az-Zalzala in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Az-Zalzala (1306 reciters)

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا ١Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا ٢Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda) وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا ٣Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?” يَوۡمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا ٤Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا ٥Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë يَوۡمَئِذٍ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتًا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٦Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرًا يَرَهُۥ ٧E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُۥ ٨Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë

Translation: Sherif Ahmeti.