ملة الإسلام

السورة 51 · 60 آية · Feti Mehdiu

سورة الذاريات باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الذاريات (1,260 قارئاً)
مكيةسورة الذاريات٦٠ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوًا ١Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرًا ٢Dhe ata që bartin peshë فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرًا ٣Dhe ata të cilët notojnë lehtë فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا ٤Dhe përndajnë urdhëra إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ ٥Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌ ٦Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ ٧pasha qiellin me rrugë yjesh إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٍ مُّخۡتَلِفٍ ٨Ju nuk i keni fjalët më një يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ ٩Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ ١٠U shkatërrofshin (lakmuesit) ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٍ سَاهُونَ ١١Të cilët janë mbytur në injorancë يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٢Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?” يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ ١٣Atë ditë kur do të digjen në zjarr ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ ١٤Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ١٥Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ ١٦Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës كَانُواْ قَلِيلًا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ ١٧Vetëm pak, natën, kanë fjetur وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ ١٨Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ ١٩Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٌ لِّلۡمُوقِنِينَ ٢٠Argumentet në tokë janë për të bindurit وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٢١Si edhe në vet ju, a nuk e shihni وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ ٢٢Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ ٢٣Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ ٢٤A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمًاۖ قَالَ سَلَٰمٌ قَوۡمٌ مُّنكَرُونَ ٢٥Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!” فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٍ سَمِينٍ ٢٦Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٢٧Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?” فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةًۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍ ٢٨Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٌ ٢٩Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!” قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٠“Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm”

الجزء السابع والعشرون

۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٣١“Po çka thuani ju o të deleguar?” – u tha (Ibrahimi) قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٍ مُّجۡرِمِينَ ٣٢“Ne jemi dërguar te një popull mizor” i thanë ata لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةً مِّن طِينٍ ٣٣T’i mbulojmë ata me gurë – topa dheu مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ ٣٤I shenjuar te Zoti yt si teprues në të këqia” فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٣٥Dhe Ne, kush qe aty nga besimtarët, i nxorrëm فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٍ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ٣٦Por aty gjetëm vetëm një shtëpi muslimane وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٣٧Dhe aty kemi lënë shenj për ata që frikësohen nga dënimi i padurueshëm وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٍ مُّبِينٍ ٣٨Edhe te Musa, kur e dërguam te Faraoni me argumente të qarta فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ ٣٩E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë” فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ ٤٠Dhe e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hudhëm në det. Ai e pat merituar وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ ٤١Edhe te Ad-i, kur mbi ta lëshuam erën shkatërruese مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ ٤٢Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٍ ٤٣Edhe te Themudi, kur iu tha: “kënaquni edhe një kohë!” فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ ٤٤Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ ٤٥Dhe nuk mundën as të ngrihen e as të mbrohen وَقَوۡمَ نُوحٍ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمًا فَٰسِقِينَ ٤٦Edhe populli i Nuhit, shumë kohë më parë, ai, njëmend ishte një popull i mbrapsht وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ ٤٧Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ ٤٨Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٤٩Dhe prej çdo sendi kemi krijuar nga një çift, ndoshta do të mendoni فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ ٥٠“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ ٥١Dhe mos bëni tjetër Zot me All-llahun, unë jam nga ana e Tij t’iu tërheq vërejtjen haptazi!” كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ ٥٢Dhe ashtu, as atyre më përpara nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos thonë: “Është magjistar ose i marrë!” أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٌ طَاغُونَ ٥٣Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍ ٥٤Prandaj hiqu sish se nuk do të qortohesh وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥٥Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ ٥٦Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ ٥٧Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ ٥٨All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبًا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ ٥٩Ata të cilët kanë bërë mizori e kanë dënimin siç u takon shokëve të tyre, andaj le të mos më ngutin فَوَيۡلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٦٠Të mjerët ata mosbesimtarë për atë ditë që u premtohet

الترجمة: Feti Mehdiu.