ملة الإسلام

السورة 17 · 111 آية · Feti Mehdiu

سورة الإسراء باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الإسراء (1,353 قارئاً)
مكيةسورة الإسراء١١١ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلًا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١Qoftë lartësuar ai i cili e shetiti robin e vet natën prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinën e të cilit e kemi bekuar në mënyrë që t’i tregojmë disa argumente tona Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë وَءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدًى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَلَّا تَتَّخِذُواْ مِن دُونِي وَكِيلًا ٢Kurse Musaut i dhamë Librin dhe e bëmë udhërrëfim për izraelitët, ashtu që të mos marrin tjetër ke për Zot në vend timin ذُرِّيَّةَ مَنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٍۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَبۡدًا شَكُورًا ٣Ju pasardhës që ju kemi bartur me Nuhin. Ai përnjëmend ishte njeri mirënjohës وَقَضَيۡنَآ إِلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ لَتُفۡسِدُنَّ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَّتَيۡنِ وَلَتَعۡلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا ٤Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase” فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ أُولَىٰهُمَا بَعَثۡنَا عَلَيۡكُمۡ عِبَادًا لَّنَآ أُوْلِي بَأۡسٍ شَدِيدٍ فَجَاسُواْ خِلَٰلَ ٱلدِّيَارِۚ وَكَانَ وَعۡدًا مَّفۡعُولًا ٥Dhe kur arriti koha e premtimit të parë, prej dy sish, ne dërguam kundër jush njerëz tanë, shumë të fortë, dhe u shkelën nëpër shtëpia dhe ashtu premtimi u bë realitet ثُمَّ رَدَدۡنَا لَكُمُ ٱلۡكَرَّةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَمۡدَدۡنَٰكُم بِأَمۡوَٰلٍ وَبَنِينَ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ أَكۡثَرَ نَفِيرًا ٦Pastaj ju kthyem për së dyti kundër atyre dhe ju përforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u bëmë shumë në numër إِنۡ أَحۡسَنتُمۡ أَحۡسَنتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡۖ وَإِنۡ أَسَأۡتُمۡ فَلَهَاۚ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ ٱلۡأٓخِرَةِ لِيَسُـُٔواْ وُجُوهَكُمۡ وَلِيَدۡخُلُواْ ٱلۡمَسۡجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُواْ مَا عَلَوۡاْ تَتۡبِيرًا ٧Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يَرۡحَمَكُمۡۚ وَإِنۡ عُدتُّمۡ عُدۡنَاۚ وَجَعَلۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ حَصِيرًا ٨Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَهۡدِي لِلَّتِي هِيَ أَقۡوَمُ وَيُبَشِّرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرًا كَبِيرًا ٩Ky Kur’an pamëdyshje çon rrugës së drejtë dhe më të përshtatshme dhe përgëzon besimtarët, të cilët bëjnë vepra të mira se i pret shpërblim i madh وَأَنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ أَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا ١٠Kurse për ata, të cilët nuk i besojnë botës tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm وَيَدۡعُ ٱلۡإِنسَٰنُ بِٱلشَّرِّ دُعَآءَهُۥ بِٱلۡخَيۡرِۖ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ عَجُولًا ١١Njeriu edhe me anë të lutjes për mirë, lyp keq; njeriu është shumë i vrullshëm, gjaknxehtë وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ ءَايَتَيۡنِۖ فَمَحَوۡنَآ ءَايَةَ ٱلَّيۡلِ وَجَعَلۡنَآ ءَايَةَ ٱلنَّهَارِ مُبۡصِرَةً لِّتَبۡتَغُواْ فَضۡلًا مِّن رَّبِّكُمۡ وَلِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ وَكُلَّ شَيۡءٍ فَصَّلۡنَٰهُ تَفۡصِيلًا ١٢Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi وَكُلَّ إِنسَٰنٍ أَلۡزَمۡنَٰهُ طَٰٓئِرَهُۥ فِي عُنُقِهِۦۖ وَنُخۡرِجُ لَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ كِتَٰبًا يَلۡقَىٰهُ مَنشُورًا ١٣Dhe secilit njeri atë çka e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në Ditën e gjykimit, do t’ia tregojmë një libër të hapur ٱقۡرَأۡ كِتَٰبَكَ كَفَىٰ بِنَفۡسِكَ ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكَ حَسِيبًا ١٤“Lexo librin tënd, sot të mjafton vetvetja kundër teje që të japish llogari” مَّنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولًا ١٥Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber وَإِذَآ أَرَدۡنَآ أَن نُّهۡلِكَ قَرۡيَةً أَمَرۡنَا مُتۡرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيۡهَا ٱلۡقَوۡلُ فَدَمَّرۡنَٰهَا تَدۡمِيرًا ١٦Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِنۢ بَعۡدِ نُوحٍۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرًا ١٧Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton që Zoti i di dhe sheh mëkatet e robërve të vet مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعَاجِلَةَ عَجَّلۡنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلۡنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصۡلَىٰهَا مَذۡمُومًا مَّدۡحُورًا ١٨Kush e dëshiron këtë botë, Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim xhehennemin, në të cilin do të digjen të turpëruar e të përulur وَمَنۡ أَرَادَ ٱلۡأٓخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعۡيَهَا وَهُوَ مُؤۡمِنٌ فَأُوْلَٰٓئِكَ كَانَ سَعۡيُهُم مَّشۡكُورًا ١٩Ndërsa, kush e do atë botë, dhe është besimtar, përpiqet ta meritojë, prandaj, përpjekja e tyre do të jet e mirënjohur كُلًّا نُّمِدُّ هَٰٓؤُلَآءِ وَهَٰٓؤُلَآءِ مِنۡ عَطَآءِ رَبِّكَۚ وَمَا كَانَ عَطَآءُ رَبِّكَ مَحۡظُورًا ٢٠Të tërëve, edhe njërës palë edhe tjetrës, i japim dhuratat e Zotit tënd; se dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askë ٱنظُرۡ كَيۡفَ فَضَّلۡنَا بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍۚ وَلَلۡأٓخِرَةُ أَكۡبَرُ دَرَجَٰتٍ وَأَكۡبَرُ تَفۡضِيلًا ٢١Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar لَّا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَقۡعُدَ مَذۡمُومًا مَّخۡذُولًا ٢٢Mos bën me All-llahun Zot tjetër e të mbesish pa përkrahje dhe i nënçmuar ۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنًاۚ إِمَّا يَبۡلُغَنَّ عِندَكَ ٱلۡكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوۡ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلَا تَنۡهَرۡهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوۡلًا كَرِيمًا ٢٣Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë وَٱخۡفِضۡ لَهُمَا جَنَاحَ ٱلذُّلِّ مِنَ ٱلرَّحۡمَةِ وَقُل رَّبِّ ٱرۡحَمۡهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا ٢٤Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” رَّبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمۡۚ إِن تَكُونُواْ صَٰلِحِينَ فَإِنَّهُۥ كَانَ لِلۡأَوَّٰبِينَ غَفُورًا ٢٥Zoti juaj e di më së miri se ç’ka në shpirtin tuaj. Nëse jeni të mirë – ani. All-llahu njëmend ua fal atyre që pendohe وَءَاتِ ذَا ٱلۡقُرۡبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلۡمِسۡكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرۡ تَبۡذِيرًا ٢٦jepja të drejtën e vet të afërmit të tënd, edhe të varfërit – musafir, por mos shpenzo shumë إِنَّ ٱلۡمُبَذِّرِينَ كَانُوٓاْ إِخۡوَٰنَ ٱلشَّيَٰطِينِۖ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِرَبِّهِۦ كَفُورًا ٢٧Sepse, shpenzuesit janë shokë të djallit, kurse djalli është mohues i Zotit të vet وَإِمَّا تُعۡرِضَنَّ عَنۡهُمُ ٱبۡتِغَآءَ رَحۡمَةٍ مِّن رَّبِّكَ تَرۡجُوهَا فَقُل لَّهُمۡ قَوۡلًا مَّيۡسُورًا ٢٨Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë وَلَا تَجۡعَلۡ يَدَكَ مَغۡلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبۡسُطۡهَا كُلَّ ٱلۡبَسۡطِ فَتَقۡعُدَ مَلُومًا مَّحۡسُورًا ٢٩Mos e rrudh dorën fort, por as mos e lësho krejtësisht, e të mbesish i qorutar dhe pa asgjë إِنَّ رَبَّكَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرًا ٣٠Zoti yt kujt të dojë i afron furnizim të majmë, por edhe e kufizon. Ai me të vërtetë është i informuar dhe i sheh robërit e vet وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَوۡلَٰدَكُمۡ خَشۡيَةَ إِمۡلَٰقٍۖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُهُمۡ وَإِيَّاكُمۡۚ إِنَّ قَتۡلَهُمۡ كَانَ خِطۡـًٔا كَبِيرًا ٣١Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejmë edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me të vërtetë është mëkat i madh وَلَا تَقۡرَبُواْ ٱلزِّنَىٰٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ فَٰحِشَةً وَسَآءَ سَبِيلًا ٣٢Dhe mos iu afroni amoralitetit, është punë e fëlliqur dhe sa rrugë e shëmtuar është وَلَا تَقۡتُلُواْ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَمَن قُتِلَ مَظۡلُومًا فَقَدۡ جَعَلۡنَا لِوَلِيِّهِۦ سُلۡطَٰنًا فَلَا يُسۡرِف فِّي ٱلۡقَتۡلِۖ إِنَّهُۥ كَانَ مَنصُورًا ٣٣Dhe mos mbytni askë që e ka ndaluar All-llahu, përveç kur e kërkon e drejta. Por nëse dikush, pa pikë të fajit, vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar وَلَا تَقۡرَبُواْ مَالَ ٱلۡيَتِيمِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ أَشُدَّهُۥۚ وَأَوۡفُواْ بِٱلۡعَهۡدِۖ إِنَّ ٱلۡعَهۡدَ كَانَ مَسۡـُٔولًا ٣٤EDHe pasurisë së bonjakut mos iu qasni fare! Përveçse me qëllim të mirë, derisa të bëhet madhor. Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi وَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ إِذَا كِلۡتُمۡ وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٌ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا ٣٥Edhe masën plotësone kur të peshoni në litër, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo është më mirë dhe përfundimi më i bukur وَلَا تَقۡفُ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌۚ إِنَّ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡبَصَرَ وَٱلۡفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَٰٓئِكَ كَانَ عَنۡهُ مَسۡـُٔولًا ٣٦Mos paso atë për çka nuk e di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّكَ لَن تَخۡرِقَ ٱلۡأَرۡضَ وَلَن تَبۡلُغَ ٱلۡجِبَالَ طُولًا ٣٧Mos ec mendjemadh nëpër tokë, sepse, ti tokën nuk mund ta çash e as t’i arrish malet e larta كُلُّ ذَٰلِكَ كَانَ سَيِّئُهُۥ عِندَ رَبِّكَ مَكۡرُوهًا ٣٨E keqja e tërë këtyre është urrejtur te Zoti yt ذَٰلِكَ مِمَّآ أَوۡحَىٰٓ إِلَيۡكَ رَبُّكَ مِنَ ٱلۡحِكۡمَةِۗ وَلَا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتُلۡقَىٰ فِي جَهَنَّمَ مَلُومًا مَّدۡحُورًا ٣٩Ajo është një urtësi që ty po ta shpallë Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjetër Zot, e të hidhesh në xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga mëshira e Tij أَفَأَصۡفَىٰكُمۡ رَبُّكُم بِٱلۡبَنِينَ وَٱتَّخَذَ مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنَٰثًاۚ إِنَّكُمۡ لَتَقُولُونَ قَوۡلًا عَظِيمًا ٤٠A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e për vete i ka bërë engjujt si vajza? Ju njëmend flisni fjalë të mëdha وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِيَذَّكَّرُواْ وَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا نُفُورًا ٤١Ne, në këtë Kur’an, japim sqarime që ata të nxjerrin mësime, por, ai edhe më tepër ua shton tëhuajsimin atyre قُل لَّوۡ كَانَ مَعَهُۥٓ ءَالِهَةٌ كَمَا يَقُولُونَ إِذًا لَّٱبۡتَغَوۡاْ إِلَىٰ ذِي ٱلۡعَرۡشِ سَبِيلًا ٤٢Thuaj: “Po të ekzistonte ndonjë tjetër Zot përveç Atij, siç po thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për te poseduesi i lartëmadhërishëm” سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبِيرًا ٤٣Qoftë lavdëruar Ai dhe shumë lart mbi atë çka flasin ata تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبۡعُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمۡدِهِۦ وَلَٰكِن لَّا تَفۡقَهُونَ تَسۡبِيحَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا ٤٤Ate e madhërojnë shtatë qiej dhe toka, edhe gjithëçka ekziston në to, dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron me lëvdata, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është me të vërtetë i butë dhe falë shumë وَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ جَعَلۡنَا بَيۡنَكَ وَبَيۡنَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ حِجَابًا مَّسۡتُورًا ٤٥Kur lexon Kur’an, ndërmjet teje dhe atyre që nuk i besojnë botës tjetër, Ne vejmë një perde të fshehtë وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرًاۚ وَإِذَا ذَكَرۡتَ رَبَّكَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِ وَحۡدَهُۥ وَلَّوۡاْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِمۡ نُفُورًا ٤٦Kurse në zemrat e tyre një mbulojë që i pengon për ta kuptuar dhe i bëjmë të shurdhët. Dhe ti kur e përmend Zotin tënd në Kur’an, Atë të vetmin, ata të frikësuar ia japin këmbëve نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَسۡتَمِعُونَ بِهِۦٓ إِذۡ يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَ وَإِذۡ هُمۡ نَجۡوَىٰٓ إِذۡ يَقُولُ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَّسۡحُورًا ٤٧Ne dimë mirë se ç’duan mizorët të dëgjojnë kur vijnë të të përgjojnë, dhe kur përshpërisin “Ju vetëm pasoni një njeri të magjepsur” ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَالَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلًا ٤٨Shih me çka po të krahasojnë ty, prandaj bredhin dhe nuk mund të gjejnë rrugë të drejtë وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمًا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقًا جَدِيدًا ٤٩Thonë: “A kur të shndërrohemi në eshtra e pluhur, ne sikur krijesa të reja paskemi për t’u ringjallur?!” ۞ قُلۡ كُونُواْ حِجَارَةً أَوۡ حَدِيدًا ٥٠Thuaj: “A doni të jeni gur ose hekur أَوۡ خَلۡقًا مِّمَّا يَكۡبُرُ فِي صُدُورِكُمۡۚ فَسَيَقُولُونَ مَن يُعِيدُنَاۖ قُلِ ٱلَّذِي فَطَرَكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٍۚ فَسَيُنۡغِضُونَ إِلَيۡكَ رُءُوسَهُمۡ وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هُوَۖ قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَرِيبًا ٥١Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti” يَوۡمَ يَدۡعُوكُمۡ فَتَسۡتَجِيبُونَ بِحَمۡدِهِۦ وَتَظُنُّونَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلًا ٥٢Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër وَقُل لِّعِبَادِي يَقُولُواْ ٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُۚ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ يَنزَغُ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ كَانَ لِلۡإِنسَٰنِ عَدُوًّا مُّبِينًا ٥٣Dhe thuaju robërve të mij le të flasin vetëm fjalë të mira – sepse djalli ka ngatërruar diçka ndërmjet tyre, djalli është me të vërtetë armik i hapët i njeriut رَّبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِكُمۡۖ إِن يَشَأۡ يَرۡحَمۡكُمۡ أَوۡ إِن يَشَأۡ يُعَذِّبۡكُمۡۚ وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ وَكِيلًا ٥٤Zoti juaj u njeh shumë mirë. Nëse do ai, ju mëshiron, e nëse do, ju dënon. E ty nuk të kemi dërguar përfaqësues të tyre وَرَبُّكَ أَعۡلَمُ بِمَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ فَضَّلۡنَا بَعۡضَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ عَلَىٰ بَعۡضٍۖ وَءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ زَبُورًا ٥٥Zoti yt e di më së miri se kush janë në qiej dhe kush në tokë. Ne i kemi dalluar disa profetë nga disa të tjerë, kurse Davudit i kemi dhënë Zeburin قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِهِۦ فَلَا يَمۡلِكُونَ كَشۡفَ ٱلضُّرِّ عَنكُمۡ وَلَا تَحۡوِيلًا ٥٦Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin” أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ يَبۡتَغُونَ إِلَىٰ رَبِّهِمُ ٱلۡوَسِيلَةَ أَيُّهُمۡ أَقۡرَبُ وَيَرۡجُونَ رَحۡمَتَهُۥ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُۥٓۚ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحۡذُورًا ٥٧Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën وَإِن مِّن قَرۡيَةٍ إِلَّا نَحۡنُ مُهۡلِكُوهَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَوۡ مُعَذِّبُوهَا عَذَابًا شَدِيدًاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورًا ٥٨Dhe nuk ka asnjë vendbanim të cilin Ne para ditës së gjykimit nuk do ta shkatërrojmë ose ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo është e evidentuar në Libër وَمَا مَنَعَنَآ أَن نُّرۡسِلَ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّآ أَن كَذَّبَ بِهَا ٱلۡأَوَّلُونَۚ وَءَاتَيۡنَا ثَمُودَ ٱلنَّاقَةَ مُبۡصِرَةً فَظَلَمُواْ بِهَاۚ وَمَا نُرۡسِلُ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّا تَخۡوِيفًا ٥٩Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë mrekulli, përveç faktit se popujt e lashtë nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia dërguam deven, por ata bënë krim me te. Ndërkaq ne mrekullit i dërgojmë vetëm për të frikësuar وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةً لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنًا كَبِيرًا ٦٠Dhe kur të patëm thënë: “Zoti yt i përfshinë të gjithë njerëzit”, kurse ëndrrën që ta paraqitëm edhe drurin e mallkuar në Kur’an, janë vetëm prova për njerëzit. Ne i tmerrojmë ata, por kjo ua rritë atyre më tepër, edhe ashtu, mosbesimin e madh وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ قَالَ ءَأَسۡجُدُ لِمَنۡ خَلَقۡتَ طِينًا ٦١Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit”, ata të gjithë i bënë sexhde atij, përveç Iblisit. “si t’i bëj sexhde – tha ai – atij të cilin Ti e krijove nba balta قَالَ أَرَءَيۡتَكَ هَٰذَا ٱلَّذِي كَرَّمۡتَ عَلَيَّ لَئِنۡ أَخَّرۡتَنِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَأَحۡتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلًا ٦٢Shikoje këtë të cilin e ke ngritur më lartë se mua, - tha. Nëse më jep afat deri në ditën e kijametit, me siguri, përveç një numri të vogël, të gjithë pasardhësit e tij do t’i shkatërrojë” قَالَ ٱذۡهَبۡ فَمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمۡ جَزَآءً مَّوۡفُورًا ٦٣“Shko, - i tha Ai, - dhe ata të cilët të pasojnë ty – ani; xhehennemi është shpërblim i mjaftueshëm për ju وَٱسۡتَفۡزِزۡ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتَ مِنۡهُم بِصَوۡتِكَ وَأَجۡلِبۡ عَلَيۡهِم بِخَيۡلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِ وَعِدۡهُمۡۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا ٦٤Dhe përvehtëso me zërin tënd cilin të mundesh dhe përzini kalorësit tu edhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu pjesëtar në pasuri dhe fëmijë me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetëm rrena إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٌۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًا ٦٥Kurse ti, me të vërtetë nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të mij”. Dhe si përfaqësues mjafton Zoti yt رَّبُّكُمُ ٱلَّذِي يُزۡجِي لَكُمُ ٱلۡفُلۡكَ فِي ٱلۡبَحۡرِ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمًا ٦٦Zoti i juaj është, ai i cili vetëm për hirë tuajin i lëvizë lundrat nëpër det që të kërkoni dhuntinë e Tij, sepse Ai ndaj jush është mëshirëplotë وَإِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فِي ٱلۡبَحۡرِ ضَلَّ مَن تَدۡعُونَ إِلَّآ إِيَّاهُۖ فَلَمَّا نَجَّىٰكُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ أَعۡرَضۡتُمۡۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ كَفُورًا ٦٧Kur ju godet e papritura në det, atëherë i humbni ata të cilëve u jeni falur, përveç Atij (All-llahut). Mirëpo kur Ai ju shpëton në tokë j ia ktheni shpinën; njeriu gjithmonë është bukëshkelë أَفَأَمِنتُمۡ أَن يَخۡسِفَ بِكُمۡ جَانِبَ ٱلۡبَرِّ أَوۡ يُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ حَاصِبًا ثُمَّ لَا تَجِدُواْ لَكُمۡ وَكِيلًا ٦٨A jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do të lëshojë kundër jush fërfëllazë me rërë, e atëherë nuk do t’i gjeni vetes shpëtim fare أَمۡ أَمِنتُمۡ أَن يُعِيدَكُمۡ فِيهِ تَارَةً أُخۡرَىٰ فَيُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ قَاصِفًا مِّنَ ٱلرِّيحِ فَيُغۡرِقَكُم بِمَا كَفَرۡتُمۡ ثُمَّ لَا تَجِدُواْ لَكُمۡ عَلَيۡنَا بِهِۦ تَبِيعًا ٦٩Ose a jeni te sigurtë se Ai nuk do t’ju kthejë prapë në det dhe t’iu lëshojë furtunën dhe t’iu përmbysë për shkak se keni mohuar? Atëherë nuk keni për të gjetur se kush do të na marrë në përgjegjësi për ju ۞ وَلَقَدۡ كَرَّمۡنَا بَنِيٓ ءَادَمَ وَحَمَلۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ كَثِيرٍ مِّمَّنۡ خَلَقۡنَا تَفۡضِيلًا ٧٠Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur nëpër tokë e nëpër det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar يَوۡمَ نَدۡعُواْ كُلَّ أُنَاسِۭ بِإِمَٰمِهِمۡۖ فَمَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَقۡرَءُونَ كِتَٰبَهُمۡ وَلَا يُظۡلَمُونَ فَتِيلًا ٧١Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit وَمَن كَانَ فِي هَٰذِهِۦٓ أَعۡمَىٰ فَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ أَعۡمَىٰ وَأَضَلُّ سَبِيلًا ٧٢E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq وَإِن كَادُواْ لَيَفۡتِنُونَكَ عَنِ ٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ لِتَفۡتَرِيَ عَلَيۡنَا غَيۡرَهُۥۖ وَإِذًا لَّٱتَّخَذُوكَ خَلِيلًا ٧٣Dhe përpak desh të larguan edhe ty prej asaj çka të shpallëm Ne, që kundër nesh të shpifësh diçka tjetër, e pastaj ata do të konsideronin si mik وَلَوۡلَآ أَن ثَبَّتۡنَٰكَ لَقَدۡ كِدتَّ تَرۡكَنُ إِلَيۡهِمۡ شَيۡـًٔا قَلِيلًا ٧٤Dhe sikur të të mos kishim përforcuar ty, gati u lëshove pe, sadopakë qoftë إِذًا لَّأَذَقۡنَٰكَ ضِعۡفَ ٱلۡحَيَوٰةِ وَضِعۡفَ ٱلۡمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيۡنَا نَصِيرًا ٧٥Dhe atëherë me siguri do të kishim bërë të shijosh mundim të dyfishtë në jetë dhe pas vdekjes; atëherë nuk ke për të gjetur askë i cili do të ndihmonte kundër nesh وَإِن كَادُواْ لَيَسۡتَفِزُّونَكَ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ لِيُخۡرِجُوكَ مِنۡهَاۖ وَإِذًا لَّا يَلۡبَثُونَ خِلَٰفَكَ إِلَّا قَلِيلًا ٧٦Ata që kanë shqetësuar në tokë, sa që gati të përzënë prej aty, por, atëherë as ata nuk do të qëndronin aty shumë pas teje سُنَّةَ مَن قَدۡ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِن رُّسُلِنَاۖ وَلَا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحۡوِيلًا ٧٧Sipas traditës që ka qenë, me tërë ata të cilët i kemi dërguar përpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh traditës أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِدُلُوكِ ٱلشَّمۡسِ إِلَىٰ غَسَقِ ٱلَّيۡلِ وَقُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِۖ إِنَّ قُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِ كَانَ مَشۡهُودًا ٧٨Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit. Me të vërtetë Kur’anin në saban e dëshmojnë shumë (shumica e dëgjojnë) وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَتَهَجَّدۡ بِهِۦ نَافِلَةً لَّكَ عَسَىٰٓ أَن يَبۡعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَّحۡمُودًا ٧٩Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar! Kjo është vetëm detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar وَقُل رَّبِّ أَدۡخِلۡنِي مُدۡخَلَ صِدۡقٍ وَأَخۡرِجۡنِي مُخۡرَجَ صِدۡقٍ وَٱجۡعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلۡطَٰنًا نَّصِيرًا ٨٠Dhe thuaj: “O Zoti im më shpjer nëpër atë hyrje të sinqertë, dhe më nxirr asaj daljes së sinqertë, dhe më jep forcë nga ana jote që të më shërbejë si ndihmë” وَقُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَزَهَقَ ٱلۡبَٰطِلُۚ إِنَّ ٱلۡبَٰطِلَ كَانَ زَهُوقًا ٨١Dhe thuaj: “Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme” وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٌ وَرَحۡمَةٌ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارًا ٨٢Ne shpallim nga Kur’ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarët, kurse mosbesimtarëve vetëm ua rritë shkatërrimin وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ كَانَ يَـُٔوسًا ٨٣Kur i japim njeriut ndonjë dhunti, ai kthen shpinën dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atëherë pikëllohet قُلۡ كُلٌّ يَعۡمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِۦ فَرَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَنۡ هُوَ أَهۡدَىٰ سَبِيلًا ٨٤Thuaj: “Secili po vepron sipas mënyrës së vet, mirëpo Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugë të drejtë” وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلرُّوحِۖ قُلِ ٱلرُّوحُ مِنۡ أَمۡرِ رَبِّي وَمَآ أُوتِيتُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ إِلَّا قَلِيلًا ٨٥Të pyesin për shpirtin, thuaju: “Çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim, kurse juve u është dhënë fare pak dije وَلَئِن شِئۡنَا لَنَذۡهَبَنَّ بِٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِۦ عَلَيۡنَا وَكِيلًا ٨٦Dhe po të dëshironim ne, me siguri do të kishim bërë të zhduket ajo çka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do të gjesh askë që do të ndihmonte kundër nesh إِلَّا رَحۡمَةً مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّ فَضۡلَهُۥ كَانَ عَلَيۡكَ كَبِيرًا ٨٧Përveç se me mëshirën e zotit tënd, sepse mirësia e Tij ndaj teje është me të vërtetë e madhe” قُل لَّئِنِ ٱجۡتَمَعَتِ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَىٰٓ أَن يَأۡتُواْ بِمِثۡلِ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لَا يَأۡتُونَ بِمِثۡلِهِۦ وَلَوۡ كَانَ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٍ ظَهِيرًا ٨٨Thuaj: “Sikur të bashkoheshin tërë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur’an, sikur ky, nuk do të mund të bënim sikur ky, edhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit” وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورًا ٨٩Ne, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve shembuj të ndryshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë, ata vetëm mohojnë وَقَالُواْ لَن نُّؤۡمِنَ لَكَ حَتَّىٰ تَفۡجُرَ لَنَا مِنَ ٱلۡأَرۡضِ يَنۢبُوعًا ٩٠Dhe thonë: “Nuk të besojmë ty deri sa të na nxjerrësh kroje nga toka أَوۡ تَكُونَ لَكَ جَنَّةٌ مِّن نَّخِيلٍ وَعِنَبٍ فَتُفَجِّرَ ٱلۡأَنۡهَٰرَ خِلَٰلَهَا تَفۡجِيرًا ٩١Ose ti të kesh një kopsht me lisa e hardhi dhe nëpër të të kalojnë një varg lumenjsh أَوۡ تُسۡقِطَ ٱلسَّمَآءَ كَمَا زَعَمۡتَ عَلَيۡنَا كِسَفًا أَوۡ تَأۡتِيَ بِٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ قَبِيلًا ٩٢Ose ta coptosh qiellin copë-copë mbi ne, si po e vërteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellësh para nesh أَوۡ يَكُونَ لَكَ بَيۡتٌ مِّن زُخۡرُفٍ أَوۡ تَرۡقَىٰ فِي ٱلسَّمَآءِ وَلَن نُّؤۡمِنَ لِرُقِيِّكَ حَتَّىٰ تُنَزِّلَ عَلَيۡنَا كِتَٰبًا نَّقۡرَؤُهُۥۗ قُلۡ سُبۡحَانَ رَبِّي هَلۡ كُنتُ إِلَّا بَشَرًا رَّسُولًا ٩٣Apo: të kesh për vete shtëpi prej ari, ose derisa të ngjitsh në qiell. Por nuk do të besojmë edhe sikur të ngjitesh deri sa të na sjellish një Libër që ta lexojmë”. Thuaj: “Qoftë lartësuar Zoti im! A jam unë diçka tjetër përveç se një njeri-pejgamber?!” وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَبَعَثَ ٱللَّهُ بَشَرًا رَّسُولًا ٩٤Kurse njerëzit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojnë vetëm ajo që thonin: “A na paska dërguar All-llahu një njeri si profet” قُل لَّوۡ كَانَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَلَٰٓئِكَةٌ يَمۡشُونَ مُطۡمَئِنِّينَ لَنَزَّلۡنَا عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَلَكًا رَّسُولًا ٩٥Thuaj: “Sikur engjujt në tokë të ecnin qetë, Ne do t’u kishim dërguar nga qielli një engjull si profet” قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرًا ٩٦thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe është i informuar për robërit e vet” وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُمۡ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِهِۦۖ وَنَحۡشُرُهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ عُمۡيًا وَبُكۡمًا وَصُمًّاۖ مَّأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ كُلَّمَا خَبَتۡ زِدۡنَٰهُمۡ سَعِيرًا ٩٧Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është në rrugë të drejtë, kurse atë të cilin Ai e lë të humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtës përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në ditën e gjykimit, me fytyrë për toke, të verbër, memecë e të shurdhër, vendbanim i tyre është xhehennemi, sa herë që të dobësohet flaka, do t’ua shtojmë zjarrin ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُم بِأَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمًا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقًا جَدِيدًا ٩٨Ai është shpërblim i atyre, se ata nuk u kanë besuar argumenteve tona, dhe kanë thënë: “A kur të bëhemi eshtra e pluhur ne do të ringjallemi sikur krijesa të reja?” ۞ أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۡ وَجَعَلَ لَهُمۡ أَجَلًا لَّا رَيۡبَ فِيهِ فَأَبَى ٱلظَّٰلِمُونَ إِلَّا كُفُورًا ٩٩Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për çka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtarët refuzojnë dhe vetëm mohojnë قُل لَّوۡ أَنتُمۡ تَمۡلِكُونَ خَزَآئِنَ رَحۡمَةِ رَبِّيٓ إِذًا لَّأَمۡسَكۡتُمۡ خَشۡيَةَ ٱلۡإِنفَاقِۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ قَتُورًا ١٠٠Thuaj: “Edhe sikur ju të posedoni thesarin e mëshirës së Zotit tim, ju edhe atëherë do të rrudheshit (bënit koprraci) nga frika se mos do të varfëroheni”. Njeriu gjithmonë është koprrac وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ تِسۡعَ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٍۖ فَسۡـَٔلۡ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ إِذۡ جَآءَهُمۡ فَقَالَ لَهُۥ فِرۡعَوۡنُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَٰمُوسَىٰ مَسۡحُورًا ١٠١Ne Musaut i kemi dhënë nëntë mrekulli të qarta. Pyeti pra izraelitët kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thënë “Unë mendoj se ti je me të vërtetë i magjepsur” قَالَ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَآ أَنزَلَ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَٰفِرۡعَوۡنُ مَثۡبُورًا ١٠٢E ai i tha: “Ti e di se këtë nuk e ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe tokës, si argument të hapët, dhe unë me të vërtetë, o Faraon, të konsideroj të shkatërruar” فَأَرَادَ أَن يَسۡتَفِزَّهُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ فَأَغۡرَقۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ جَمِيعًا ١٠٣Dhe ai deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë, edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku وَقُلۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ لِبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱسۡكُنُواْ ٱلۡأَرۡضَ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ ٱلۡأٓخِرَةِ جِئۡنَا بِكُمۡ لَفِيفًا ١٠٤Dhe pas asaj u thamë izraelitëve: “Vendosuni në këtë tokë, e kur të vijë koha, premtimi i botës tjetër, do t’iu sjellim të përzier وَبِٱلۡحَقِّ أَنزَلۡنَٰهُ وَبِٱلۡحَقِّ نَزَلَۗ وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا ١٠٥Ne shpallëm atë me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty të kemi dërguar vetëm përgëzues dhe qortues وَقُرۡءَانًا فَرَقۡنَٰهُ لِتَقۡرَأَهُۥ عَلَى ٱلنَّاسِ عَلَىٰ مُكۡثٍ وَنَزَّلۡنَٰهُ تَنزِيلًا ١٠٦Ndërsa Kur’anin, e shpallëm krejt pjesë-pjesë, në mënyrë që ti njerëzve t’ua lexosh pak nga pak, dhe atë ua shpallim të përforcuar قُلۡ ءَامِنُواْ بِهِۦٓ أَوۡ لَا تُؤۡمِنُوٓاْۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهِۦٓ إِذَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ يَخِرُّونَۤ لِلۡأَذۡقَانِۤ سُجَّدًاۤ ١٠٧Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata të cilëve u është bërë me dije qysh më parë (para shpalljes së tij) kur u lexohet bëjnë sexhde وَيَقُولُونَ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِن كَانَ وَعۡدُ رَبِّنَا لَمَفۡعُولًا ١٠٨Dhe thonë: “Qoftë lartësuar Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë njëmend plotësohet” وَيَخِرُّونَ لِلۡأَذۡقَانِ يَبۡكُونَ وَيَزِيدُهُمۡ خُشُوعًا ۩ ١٠٩Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai lexim ua rritë respekt-frikën قُلِ ٱدۡعُواْ ٱللَّهَ أَوِ ٱدۡعُواْ ٱلرَّحۡمَٰنَۖ أَيًّا مَّا تَدۡعُواْ فَلَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَلَا تَجۡهَرۡ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتۡ بِهَا وَٱبۡتَغِ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا ١١٠Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit. Mos jij zëlartë kur falë namazin, por as mos e freno shumë zërin! Lype një rrugë mesatare” وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدًا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٌ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ وَلِيٌّ مِّنَ ٱلذُّلِّۖ وَكَبِّرۡهُ تَكۡبِيرَۢا ١١١Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë All-llahu, i cili nuk ka fëmijë për vete dhe në pushtet nuk ka bashkëpunëtorë dhe të cilit nuk i duhet mbrojtës për shkak të pafuqisë, dhe atë madhëroje me madhërime të njëmendëta!”

الترجمة: Feti Mehdiu.