بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ ١Pasha natën kur mbulon وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ٢Pasha ditën kur agon وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣Dhe çka e ka krijuar mashkullin dhe femrën إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ ٤Mundi juaj, njëmend, është shumëfarësh فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ ٥Sa i përket atij që jep edhe ruhet وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٦Edhe e dëshmon më të bukurën فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ ٧Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ ٨Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ ٩Dhe e përgënjeshtron të bukurën فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ ١٠Atij do t’ia lehtësojmë (rrrugën) në vështërsi وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ ١١Dhe pasuri e tij, kur të shkatërrohet, nuk do t’i bëjë dobi إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ ١٢Është detyrë jona të përudhim وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ ١٣Dhe vetëm neve na takon ajo edhe kjo botë فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارًا تَلَظَّىٰ ١٤Prandaj u kam tërhequr vërejtjen me zjarr të këndellur لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى ١٥Aty nuk digjet tjetërkush përveç fatziut ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ١٦Ai i cili mohon dhe kthen shpinënn وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى ١٧Do të jetë larg tij ai i cili ruhet ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ ١٨Ai i cili jep (sadakë) nga pasuria e vet, e pasurohet وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٍ تُجۡزَىٰٓ ١٩Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٢٠Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ ٢١Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet