ملة الإسلام

السورة 40 · 85 آية · Feti Mehdiu

سورة غافر باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة غافر (1,259 قارئاً)
مكيةسورة غافر٨٥ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

حمٓ ١Ha Mim تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ ٢Shpallje e Librit është nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ ٣I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, i cili dënon rënd dhe posedon mirësi; nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Te Ai është kthimi مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ٤Mbi argumentet e All-llahut diskutojnë vetëm ata që i mohojnë, pra aty assesi mos të mashtrojnë bredhjet e tyre nëpër botë كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٍ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ ٥Përgënjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatët pas tyre. Secili popull është përpjekur që ta rrëmbejë profetin e vet dhe është munduar që me gënjeshtra të heshtin të vërtetën, prandaj unë e kam dënuar, ani me çfarë dënimi se وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ ٦Dhe ashtu do të zbatohet fjala e Zotit tënd kundër atyre që mohojnë, se ata janë banorë të zjarrit ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٍ رَّحۡمَةً وَعِلۡمًا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ٧Ata (engjujt) të cilët mbajnë arshin edhe ata që janë rreth tij lartësojnë dhe lavdërojnë Zotin e vet, i besojnë Atij dhe e lusin t’i falë besimtarët. “O, Zoti ynë, Ti përthekon çdo gjë me mëshirën dhe dijenin tënde; prandaj fali ata, të cilët janë penduar dhe shkojnë rrugës tënde, dhe ruaji nga dënimi i zjarrit” رَبَّنَا وَأَدۡخِلۡهُمۡ جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدتَّهُمۡ وَمَن صَلَحَ مِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَأَزۡوَٰجِهِمۡ وَذُرِّيَّٰتِهِمۡۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٨O, Zoti ynë, shpiej ata në kopshte të Adnit që ua ke premtuar edhe kush ka qenë i mirë nga prindërit e tyre, gratë e tyre edhe pasardhësit e tyre. Ti je, me të vërtetë, i fortë i urtë وَقِهِمُ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ وَمَن تَقِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ يَوۡمَئِذٍ فَقَدۡ رَحِمۡتَهُۥۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٩Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!” إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنَادَوۡنَ لَمَقۡتُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُ مِن مَّقۡتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡ إِذۡ تُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلۡإِيمَٰنِ فَتَكۡفُرُونَ ١٠Atyre që mohojnë, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut është, vërtetë, më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirrët në besim, por ju mohuat” قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثۡنَتَيۡنِ وَأَحۡيَيۡتَنَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَٱعۡتَرَفۡنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلۡ إِلَىٰ خُرُوجٍ مِّن سَبِيلٍ ١١“O, Zoti ynë, - do të thonë ata: - dy herë na ke vdekur e dy herë na ke ngjallur, ne pranojmë mëkatet tona, por a ka ndonjë rrugëdalje?” ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ ١٢“Ajo është për shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetëm, ju keni mohuar, e nëse i bëhej atij shok, i keni besuar, por vendimi është në duar të All-llahut të lartmadhërishmit” هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزۡقًاۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ ١٣Ai është i cili tregon argumentet e veta dhe ju lëshon furnizim nga qielli, por mësim merr vetëm ai që i drejtohet atij فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ ١٤Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet në fenë e tij, edhe pse mosbesimtarëve nuk u pëlqen رَفِيعُ ٱلدَّرَجَٰتِ ذُو ٱلۡعَرۡشِ يُلۡقِي ٱلرُّوحَ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوۡمَ ٱلتَّلَاقِ ١٥Në shkallë të lartë, sundues i gjithësisë, shpallë fjalët e veta kujt të dojë nga njerëzit e vet t’u tërheqë vërejtjen për Ditën e Takimit يَوۡمَ هُم بَٰرِزُونَۖ لَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنۡهُمۡ شَيۡءٌۚ لِّمَنِ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَۖ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ ١٦Në ditën kur ata do të paraqiten, kur për All-llahun nuk ka asgjë sekrete lidhur me ata; i kujt është pushteti sot? I All-llahut, të vetmit fuqiplotë ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ١٧Sot do të shpërblehet secili sipas meritës. Sot nuk ka padrejtësi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡأٓزِفَةِ إِذِ ٱلۡقُلُوبُ لَدَى ٱلۡحَنَاجِرِ كَٰظِمِينَۚ مَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ ١٨Dhe tërhiqjau vërejtjen për ditën e afërme kur t’u vijnë zemrat në fyt për mosbesimtarët nuk ka mik as ndërmjetësues që përfillet يَعۡلَمُ خَآئِنَةَ ٱلۡأَعۡيُنِ وَمَا تُخۡفِي ٱلصُّدُورُ ١٩Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin krahërorët وَٱللَّهُ يَقۡضِي بِٱلۡحَقِّۖ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقۡضُونَ بِشَيۡءٍۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ٢٠All-llahu gjykon me drejtësi, kurse ata të cilëve u falen, në vend të All-llahut, nuk gjykojnë me asgjë. Pa dyshim All-llahu është ai që dëgjon dhe sheh çdo gjë ۞ أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُواْ هُمۡ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةً وَءَاثَارًا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٍ ٢١A nuk ecin nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe kanë lënë përmendore në tokë, por All-llahu i dënoi ata për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat kush t’i mbrojë nga dënimi i All-llahut ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيٌّ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢٢Ajo (i gjet) për shkak se mohuan argumentet e qarta, të cilat të dërguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i përfshiu me dënim. Ai është, me të vërtetë, i fortë, dënimkeq وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٍ مُّبِينٍ ٢٣Ne Musaun e kemi dërguar me mrekullitë tona dhe argumente të qarta إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٌ كَذَّابٌ ٢٤Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Është magjistar dhe rrenacak” فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ ٢٥Por kur ua solli ai të vërtetën nga ana jonë, thanë: “Vrisni djemtë atyre të cilët besojnë atij dhe lini të jetojnë femrat e tyre!” Por dredhitë e mosbesimtarëve shpiejnë vetëm në humbje وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ذَرُونِيٓ أَقۡتُلۡ مُوسَىٰ وَلۡيَدۡعُ رَبَّهُۥٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمۡ أَوۡ أَن يُظۡهِرَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡفَسَادَ ٢٦Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le të thërras Zotin e vet: Unë kam frikë se po ua ndërron fenë tuaj ose po shkakton turbullira në tokë” وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٍ لَّا يُؤۡمِنُ بِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ٢٧Kurse Musa tha: “Unë lus Zotin tim dhe Zotin tuaj të më mbrojë prej çfarëdo mendjemadhi që nuk beson në ditën kur jepet llogari!” وَقَالَ رَجُلٌ مُّؤۡمِنٌ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبًا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقًا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٌ كَذَّابٌ ٢٨Por një njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehtë besimin e vet, tha: “A vetëm përse po thotë Zoti im është All-llahu, ta mbytni njeriun! Atë që u ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj? Nëse është rrenacak, rrena e tij është kundër atij, por nëse flet të vërtetën, atëherë do t’u godis, të paktën diçka prej asaj që premton. All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra يَٰقَوۡمِ لَكُمُ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَ ظَٰهِرِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَن يَنصُرُنَا مِنۢ بَأۡسِ ٱللَّهِ إِن جَآءَنَاۚ قَالَ فِرۡعَوۡنُ مَآ أُرِيكُمۡ إِلَّا مَآ أَرَىٰ وَمَآ أَهۡدِيكُمۡ إِلَّا سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٢٩O populli im, sot juve ju takon pushteti në tokë, haptazi por kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut, nëse na përfshinë? Ndërsa Faraoni tha: “Ju tregoj vetëm atë që shoh dhe nuk ju shpie në tjetër rrugë veçse në rrugë të drejtë” وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُم مِّثۡلَ يَوۡمِ ٱلۡأَحۡزَابِ ٣٠Ndërsa ai besimtari tha: “O populli im, unë, njëmend, frikësohem për ju mos ju ndodhi edhe juve diçka si popujt e mëparshëm مِثۡلَ دَأۡبِ قَوۡمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمًا لِّلۡعِبَادِ ٣١Sikur rasti me popullin e Nuhit, me Ad dhe Themud edhe me ata pas tyre. Porse All-llahu nuk ua dëshiron të keqen njerëzve وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ ٣٢O populli im, frikësohem për ju në ditën kur thirrni njëri-tjetrin يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٍۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ ٣٣Atë ditë, kur do të zmbrapseni, nuk do të keni mbrojtës prej All-llahut. Kë e lë All-llahu në humbje s’e drejton kush dot” وَلَقَدۡ جَآءَكُمۡ يُوسُفُ مِن قَبۡلُ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِي شَكٍّ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلۡتُمۡ لَن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِهِۦ رَسُولًاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٌ مُّرۡتَابٌ ٣٤Edhe Jusufi, qysh më herët, u ka sjellë ajete të qarta, porse ju vazhdimisht keni dyshuar në atë që u ka sjellë. Por kur vdiq ai, thatë: “All-llahu më nuk do të dërgojë pas atij profet”. Ja, ashtu All-llahu e lë të humbur atë që e tepron dhe dyshon ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡۖ كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ ٣٥Ata, të cilët polemizojnë për argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnjë argument. Kjo është nënçmim i madh te All-llahu dhe te ata që besojnë. Ashtu All-llahu vulos zemrat e çdo arroganti përbuzës” وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰهَٰمَٰنُ ٱبۡنِ لِي صَرۡحًا لَّعَلِّيٓ أَبۡلُغُ ٱلۡأَسۡبَٰبَ ٣٦“O Haman, - tha Faraoni, - ndërtoma një pyrg, ndoshta po arrijë të gjejë rrugët أَسۡبَٰبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ كَٰذِبًاۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِۚ وَمَا كَيۡدُ فِرۡعَوۡنَ إِلَّا فِي تَبَابٍ ٣٧Rrugët e qiellit, dhe të ngjitem te Zoti i Musaut, sepse unë, njëmend, konsideoj se është rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i janë dukur të mira veprat e veta të këqia dhe i është shmangur rrugës, dhe dredhia e Faraonit është vetëm shkatërrim وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُونِ أَهۡدِكُمۡ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٣٨Kurse ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni mua t’iu drejtoj në rrugë të drejtë يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا مَتَٰعٌ وَإِنَّ ٱلۡأٓخِرَةَ هِيَ دَارُ ٱلۡقَرَارِ ٣٩O populli im, me të vërtetë kjo jetë është vetëm një kënaqësi, kurse bota tjetër, ajo është shtëpi e përhershme مَنۡ عَمِلَ سَيِّئَةً فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَاۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٌ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ يُرۡزَقُونَ فِيهَا بِغَيۡرِ حِسَابٍ ٤٠Kush bën keq do të dënohet vetëm sipas asaj që ka bërë, e kush bënë mirë – qoftë mashkull apo femër dhe është besimtar, ata hyjnë në xhennet, dhe aty do të furnizohen pa kufizim ۞ وَيَٰقَوۡمِ مَا لِيٓ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدۡعُونَنِيٓ إِلَى ٱلنَّارِ ٤١O populli im, ç’është me mua, iu thërras t’iu shpëtojë e ju më thirni në zjarr تَدۡعُونَنِي لِأَكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشۡرِكَ بِهِۦ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٌ وَأَنَا۠ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡغَفَّٰرِ ٤٢Më thërrisni të mohoj All-llahun dhe t’i bëj shok, për çka unë kurrgjë nuk di, kurse unë ju ftoj te i forti që fal shumë لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِ لَيۡسَ لَهُۥ دَعۡوَةٌ فِي ٱلدُّنۡيَا وَلَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ ٤٣Nuk ka fare dyshim se ai, për ku më thërrisni mua, nuk u përgjigjet as në këtë botë e as në botën tjetër; dhe ne do të kthehemi tek All-llahu, kurse ata që e teprojnë janë banorë të zjarrit فَسَتَذۡكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمۡۚ وَأُفَوِّضُ أَمۡرِيٓ إِلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ ٤٤Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë, i sheh njerëzit” فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ ٤٥Dhe All-llahu e ruajti nga të këqiat dhe kurthat e tyre, kurse familjen e Faraonit e goditi kob i zi ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ ٤٦Zjarri që i ekspozohet në mëngjes dhe në mbrëmje, e kur të vijë momenti: “Shtine familjen e Faraonit në vuajtje më të rënda” وَإِذۡ يَتَحَآجُّونَ فِي ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعًا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا نَصِيبًا مِّنَ ٱلنَّارِ ٤٧Dhe në zjarr do të zihen. Ata që kanë qenë të dobët, do t’u thonë mendjemëdhenjve: “Ne kemi ardhur pas jush, a mendoni vetëm pak të na çlironi nga zjarri?” قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُلٌّ فِيهَآ إِنَّ ٱللَّهَ قَدۡ حَكَمَ بَيۡنَ ٱلۡعِبَادِ ٤٨Ata që kanë bërë mendjemadhësi thonë: “Ne të gjithë jemi në te, se All-llahu i ka gjykuar me të vërtetë robërit e vet” وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِي ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ يُخَفِّفۡ عَنَّا يَوۡمًا مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٤٩Edhe ata të cilët janë në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj të paktën një ditë të na e lehtësojë dënimin” قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ تَكُ تَأۡتِيكُمۡ رُسُلُكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ قَالُواْ بَلَىٰۚ قَالُواْ فَٱدۡعُواْۗ وَمَا دُعَٰٓؤُاْ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ ٥٠Ata do t’u thonë: “A nuk ju kanë sjellë juve profetët tuaj argumente të qarta?” “Po”, do të përgjigjen. “utni, pra ju!” do të thonë. Por lutja e mosbesimtarëve është e kotë إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ ٥١Ne gjithsesi do t’i ndihmojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar edhe në këtë jetë edhe atë ditë kur të ngrihen dëshmitarët يَوۡمَ لَا يَنفَعُ ٱلظَّٰلِمِينَ مَعۡذِرَتُهُمۡۖ وَلَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ ٥٢Atë ditë kur përdhunuesve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡهُدَىٰ وَأَوۡرَثۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ ٥٣Ne Musaut i patëm dhënë udhërrëfimin, kurse izraelitëve u kemi lënë trashëgim Librin هُدًى وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٥٤Si udhërrëfyes dhe përkujtues për ata që kanë mend فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ ٥٥Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, dhe kërko falje përmëkatet tua! Ndërsa Zotin tënd madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes إِنَّ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡ إِن فِي صُدُورِهِمۡ إِلَّا كِبۡرٌ مَّا هُم بِبَٰلِغِيهِۚ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ٥٦Ata të cilët polemizojnë lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kanë asnjëfarë kompetence, në zemrat e tyre s’ka tjetër veçse arrogancë që nuk do t’i sjellë te qëllimi, prandaj lute All-llahun për mbrojtje; Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë لَخَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَكۡبَرُ مِنۡ خَلۡقِ ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٧Krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَلَا ٱلۡمُسِيٓءُۚ قَلِيلًا مَّا تَتَذَكَّرُونَ ٥٨Nuk janë njëlloj i verbërsi dhe ai që sheh si dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe keqbërësit. Ju fort pak merrni mësim إِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٌ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ ٥٩Kijameti gjithsesi do të vijë, në këtë nuk ka dyshim, por prapëseprapë shumica e njerëzve nuk besojnë وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِي سَيَدۡخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ ٦٠Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’iu përgjigjem! Ata, të cilët nga mendjemadhësia nukmë adhurojnë – do të hyjnë në xhehennem të poshtëruar” ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ ٦١All-llahu është Ai, i cili ua ka bërë natën që të pushoni, kurse ditën të shihni. All-llahu është shumë i mirë ndaj njerëzve, por shumica sish nuk janë mirënjohës ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٍ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ ٦٢Qe, Ai është All-llahu, Zoti juaj, krijuesi i çdo sendi. Zot tjetër përveç Atij nuk ka, e pra ku po largoheni كَذَٰلِكَ يُؤۡفَكُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ ٦٣Ashtu janë larguar ata të cilët kanë mohuar ajetet e All-llahut ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارًا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءً وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٤All-llahu është Ai që ua ka bërë tokën vendbanim, kurse qiellin kulm. Ju ka dhënë formën, dhe formën tuaj e bënë të mirë dhe ju furnizon me të mira. Ai është All-llahu, Zoti juaj, dhe qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave هُوَ ٱلۡحَيُّ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدۡعُوهُ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَۗ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٥Ai është i Gjalli, nuk ka Zot përveç atij, prandaj vetëm atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fenë. Qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i botërave ۞ قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِيَ ٱلۡبَيِّنَٰتُ مِن رَّبِّي وَأُمِرۡتُ أَنۡ أُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٦Thuaj: “Më është e ndaluar të adhuroj ata që ju u luteni në vend të All-llahut. Për atë më kanë ardhur argumente të qarta prej Zotit tim dhe më është urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të botërave” هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٍ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٍ ثُمَّ يُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلًا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡ ثُمَّ لِتَكُونُواْ شُيُوخًاۚ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبۡلُۖ وَلِتَبۡلُغُوٓاْ أَجَلًا مُّسَمًّى وَلَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٦٧Ai është, i cili ju krijoi juve prej dheut, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj lindni si foshnje dhe arrini kohën e pjekurisë dhe arrini të plakeni. Disa prej jush vdesin më herët dhe të mbërrini momentin e caktuar, ndoshta bëheni të mençur هُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٦٨Ai është, i cili ngjall dhe vdes. Dhe, kur vendos diçka, vetëm thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصۡرَفُونَ ٦٩A nuk sheh si shmangen ata të cilët diskutojnë për argumentet e All-llahut ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلۡكِتَٰبِ وَبِمَآ أَرۡسَلۡنَا بِهِۦ رُسُلَنَاۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٧٠Ata që kanë përgënjeshtruar Librin dhe atë më çka i kemi dërguar profetët tanë. Ata do ta dinë إِذِ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ وَٱلسَّلَٰسِلُ يُسۡحَبُونَ ٧١Kur t’u vihen atyre vargoj në qafë dhe të tërhiqen فِي ٱلۡحَمِيمِ ثُمَّ فِي ٱلنَّارِ يُسۡجَرُونَ ٧٢Nëpër ujë valë, e pastaj të digjen në zjarr ثُمَّ قِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تُشۡرِكُونَ ٧٣Pastaj do t’u thuhet: “Ku janë ata që u jeni falur مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا بَل لَّمۡ نَكُن نَّدۡعُواْ مِن قَبۡلُ شَيۡـًٔاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٤Në vend të All-llahut?” “Na u humbën syshë, - do të përgjigjen – por ne, më parë, nuk i jemi lutur kurkujt”. Ja, kështu All-llahu i humb mosbesimtarët ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمۡ تَفۡرَحُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَمۡرَحُونَ ٧٥Ajo është për shkak se në tokë gëzoheshit pa asnjëfarë arsyeje dhe ishit të vrazhdë ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ ٧٦Hyni në dyert e xhehenemit, aty do të mbeteni përgjithmonë. Sa vendbanim i tmerrshëm është për mendjemëdhenjtë فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقٌّۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ ٧٧Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ty në dash të tregojmë diçka prej asaj që u premtojmë, në dash ta marim më parë jetën, ata do të kthehen te Ne وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلًا مِّن قَبۡلِكَ مِنۡهُم مَّن قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ وَمِنۡهُم مَّن لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَيۡكَۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأۡتِيَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قُضِيَ بِٱلۡحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ ٧٨Edhe para teje kemi dërguar profetë; për disa prej tyre kemi rrëfyer e për disa nuk të kemi rrëfyer. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë asnjëfarë mrekulli pa lejen e All-llahut. E kur t’u vijë urdhëri i All-llahut do të gjykohet me drejtësi dhe aty atëherë do ta pësojnë të këqinjtë ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمَ لِتَرۡكَبُواْ مِنۡهَا وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ ٧٩All-llahu është ai i cili për ju ka krijuar kafshë, në disa të hipni, kurse nga disa të hani وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَلِتَبۡلُغُواْ عَلَيۡهَا حَاجَةً فِي صُدُورِكُمۡ وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ ٨٠Ju prej tyre keni dobi dhe me ato realizoni nevoja të rëndësishme për ju edhe me ata, por ju edhe me lundra udhëtoni وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَأَيَّ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ ٨١Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve të All-llahut ju e mohoni أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِنۡهُمۡ وَأَشَدَّ قُوَّةً وَءَاثَارًا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٨٢A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më shumë se ata, edhe më të fortë dhe më me ndikim në tokë, por kurrgjë nuk u ndihmoi ajo që patën fituar فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَرِحُواْ بِمَا عِندَهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٨٣Kur profetët e tyre u sollën argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet, dhe i goditi ajo me çka talleshin فَلَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَحۡدَهُۥ وَكَفَرۡنَا بِمَا كُنَّا بِهِۦ مُشۡرِكِينَ ٨٤Por kur ta përjetojnë dënimin tonë atëherë thonë: “I kemi besuar All-llahut, të vetmit dhe heqim dorë nga ajo që kishim qenë politeistë” فَلَمۡ يَكُ يَنفَعُهُمۡ إِيمَٰنُهُمۡ لَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَاۖ سُنَّتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ فِي عِبَادِهِۦۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٨٥Porse besimi i tyre, kur të përjetojnë dënimin tonë, nuk do t’u bëjë aspak dobi, sipas ligjit të All-llahut që është aplikuar për robërit e tij, dhe atëherë e pësojnë mosbesimtarët

الترجمة: Feti Mehdiu.