ملة الإسلام

السورة 19 · 98 آية · Feti Mehdiu

سورة مريم باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة مريم (1,467 قارئاً)
مكيةسورة مريم٩٨ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

كٓهيعٓصٓ ١Kaf Ha Ja A’jn Sad ذِكۡرُ رَحۡمَتِ رَبِّكَ عَبۡدَهُۥ زَكَرِيَّآ ٢Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ نِدَآءً خَفِيًّا ٣Kur e luti Zotin e vet me lutje të fshehtë قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ ٱلۡعَظۡمُ مِنِّي وَٱشۡتَعَلَ ٱلرَّأۡسُ شَيۡبًا وَلَمۡ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيًّا ٤I tha: “O Zoti im, eshtrat më janë shkatërruar e kryet më është thinjur, por kurrnjëherë kur të jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qenë i pafat وَإِنِّي خِفۡتُ ٱلۡمَوَٰلِيَ مِن وَرَآءِي وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرًا فَهَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا ٥Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronjë, prandaj më fal një trashëgimtar يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنۡ ءَالِ يَعۡقُوبَۖ وَٱجۡعَلۡهُ رَبِّ رَضِيًّا ٦Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im të mirëpritur” يَٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ ٱسۡمُهُۥ يَحۡيَىٰ لَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ مِن قَبۡلُ سَمِيًّا ٧“O Zekerijja, po të përgëzojmë me një djalë, i cili do të quhet Jahja. Askujt më përpara nuk dëshëm t’ia lëmë këtë emër” قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٌ وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرًا وَقَدۡ بَلَغۡتُ مِنَ ٱلۡكِبَرِ عِتِيًّا ٨“O Zoti im, - tha ai, - si do të kem unë djalë kur gruan e kam shterpë, por edhe unë jam shumë i moshuar?!” قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَقَدۡ خَلَقۡتُكَ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ تَكُ شَيۡـًٔا ٩“Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, edhe ty të kam pas krijuar më parë kur nuk ke qenë kurrgë” قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةًۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٍ سَوِيًّا ١٠“O Zoti im, - tha, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote do të jet ajo se ti nuk do të flasish tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë” فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنَ ٱلۡمِحۡرَابِ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ أَن سَبِّحُواْ بُكۡرَةً وَعَشِيًّا ١١dhe doli nga tempulli para popullit të vet dhe ua bëri me shenjë ta lavdërojnë All-llahun në mëngjes dhe në mbrëmje يَٰيَحۡيَىٰ خُذِ ٱلۡكِتَٰبَ بِقُوَّةٍۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحُكۡمَ صَبِيًّا ١٢O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhamë urtësi qysh kur ishte si fëmij وَحَنَانًا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةًۖ وَكَانَ تَقِيًّا ١٣Butësi dhe sinqeritet dhe ishte i çiltër وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَيۡهِ وَلَمۡ يَكُن جَبَّارًا عَصِيًّا ١٤Edhe ndaj prindërve të vet ishte i mirë, nuk ka qenë i ashpër dhe i pasjellshëm وَسَلَٰمٌ عَلَيۡهِ يَوۡمَ وُلِدَ وَيَوۡمَ يَمُوتُ وَيَوۡمَ يُبۡعَثُ حَيًّا ١٥Dhe paqa qoftë me të në atë ditë kur u lind edhe kur do të vdesë, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَرۡيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتۡ مِنۡ أَهۡلِهَا مَكَانًا شَرۡقِيًّا ١٦Dhe përmende Merjemen në Libër, kur u shmang nga shtëpiarët e vet në anën lindore فَٱتَّخَذَتۡ مِن دُونِهِمۡ حِجَابًا فَأَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا ١٧Dhe u fsheh prej tyre, por Ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur قَالَتۡ إِنِّيٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيًّا ١٨“Unë mbështetem te i Gjithmëshirshmi prej teje, - tha ajo, - nëse i frkësohesh atij” قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَٰمًا زَكِيًّا ١٩“E unë jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tënd, të të dhurojë një djalosh intelegjent” قَالَتۡ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٌ وَلَمۡ يَمۡسَسۡنِي بَشَرٌ وَلَمۡ أَكُ بَغِيًّا ٢٠“Si do të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unë kam qenë e shfrenuar” قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌۖ وَلِنَجۡعَلَهُۥٓ ءَايَةً لِّلنَّاسِ وَرَحۡمَةً مِّنَّاۚ وَكَانَ أَمۡرًا مَّقۡضِيًّا ٢١“Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, dhe ta bëjmë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana jonë. Kjo është punë e kryer” ۞ فَحَمَلَتۡهُ فَٱنتَبَذَتۡ بِهِۦ مَكَانًا قَصِيًّا ٢٢Ajo, pra mbeti me barrë dhe u shmang në një vend të largët فَأَجَآءَهَا ٱلۡمَخَاضُ إِلَىٰ جِذۡعِ ٱلنَّخۡلَةِ قَالَتۡ يَٰلَيۡتَنِي مِتُّ قَبۡلَ هَٰذَا وَكُنتُ نَسۡيًا مَّنسِيًّا ٢٣Dhe dhembjet e lindjes e shtrënguan të shkojë te një trup hurme. “Ku ta kisha atë fat, - tha ajo, - e të kisha vdekur qysh moti dhe të isha harrua krejtësisht!” فَنَادَىٰهَا مِن تَحۡتِهَآ أَلَّا تَحۡزَنِي قَدۡ جَعَلَ رَبُّكِ تَحۡتَكِ سَرِيًّا ٢٤Dhe ai (engjulli) më poshtë se ajo: e thirri” Mos u pikëllo, Zoti yt ka bërë që nën ty të rrjedh një prrockë وَهُزِّيٓ إِلَيۡكِ بِجِذۡعِ ٱلنَّخۡلَةِ تُسَٰقِطۡ عَلَيۡكِ رُطَبًا جَنِيًّا ٢٥Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurme të freskëta فَكُلِي وَٱشۡرَبِي وَقَرِّي عَيۡنًاۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلۡبَشَرِ أَحَدًا فَقُولِيٓ إِنِّي نَذَرۡتُ لِلرَّحۡمَٰنِ صَوۡمًا فَلَنۡ أُكَلِّمَ ٱلۡيَوۡمَ إِنسِيًّا ٢٦Andaj ha, pi dhe qetësohu! E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kamë dhënë besë të Gjithmëshirshmit se do të agjëroj (hesht) dhe sot me asnjë nuk po flas” فَأَتَتۡ بِهِۦ قَوۡمَهَا تَحۡمِلُهُۥۖ قَالُواْ يَٰمَرۡيَمُ لَقَدۡ جِئۡتِ شَيۡـًٔا فَرِيًّا ٢٧dhe e solli atë te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thanë, - ke bërë një punë të urrejtur يَٰٓأُخۡتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمۡرَأَ سَوۡءٍ وَمَا كَانَتۡ أُمُّكِ بَغِيًّا ٢٨Ori ti, motra e Harunit, babanë nuk e ke pasur të mbrapsht e as nëna jote nuk ka qenë e shfrenuar” فَأَشَارَتۡ إِلَيۡهِۖ قَالُواْ كَيۡفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِي ٱلۡمَهۡدِ صَبِيًّا ٢٩Por ajo ua tregoi atë me shenjë. “Si të flasim me fëmijë në djep – i thanë ata” قَالَ إِنِّي عَبۡدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِيَ ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا ٣٠Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيۡنَ مَا كُنتُ وَأَوۡصَٰنِي بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمۡتُ حَيًّا ٣١Dhe më ka bërë të bekuar dhe më ka porositur që sa të jem gjallë të kryej faljen kudo qoftë dhe të japë zeqatin وَبَرَّۢا بِوَٰلِدَتِي وَلَمۡ يَجۡعَلۡنِي جَبَّارًا شَقِيًّا ٣٢Edhe të jem i mirë ndaj nënës sime, e nuk do të më lejojë të jem i ashpër dhe i pasjellshëm وَٱلسَّلَٰمُ عَلَيَّ يَوۡمَ وُلِدتُّ وَيَوۡمَ أَمُوتُ وَيَوۡمَ أُبۡعَثُ حَيًّا ٣٣Paqa e shpëtimi janë me mua ditën kur kam le dhe diëtn kur do të vdes, por edhe atë ditë kur do të ringjallëm rishtas” ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَۖ قَوۡلَ ٱلۡحَقِّ ٱلَّذِي فِيهِ يَمۡتَرُونَ ٣٤Ai është Isa, i biri i Merjemes – fjalë e vërtetë në të cilën ata dyshojnë مَا كَانَ لِلَّهِ أَن يَتَّخِذَ مِن وَلَدٍۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٣٥Nuk i ka mbetur All-llahut të ketë fëmijë, qoftë lartësuar Ai! Kur vendos për ndonjë punë Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu”! dhe ajo bëhet وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٌ مُّسۡتَقِيمٌ ٣٦All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone Atë! Kjo është rrugë e drejtë فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن مَّشۡهَدِ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ٣٧Dhe palët u konfrontuan ndërveti. Të mjerët ata që nuk besojnë në ditën e madhe e të dëshmuar أَسۡمِعۡ بِهِمۡ وَأَبۡصِرۡ يَوۡمَ يَأۡتُونَنَا لَٰكِنِ ٱلظَّٰلِمُونَ ٱلۡيَوۡمَ فِي ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ ٣٨Sa mirë do të dëgjojnë dhe sa mirë do të shohin atë Ditë, kur do të qëndrojnë para nesh! Por, mosbesimtarët sot haptazi kanë dështuar plotësisht وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡحَسۡرَةِ إِذۡ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٍ وَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٣٩Dhe tërhiqu vërejtjen për Ditën e mjerimeve kur të zbatohen urdhërat, e ata janë indiferentë dhe nuk besojnë إِنَّا نَحۡنُ نَرِثُ ٱلۡأَرۡضَ وَمَنۡ عَلَيۡهَا وَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ ٤٠Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të do t’i trashigojmë Ne dhe ata do të kthehen te ne وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِبۡرَٰهِيمَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا ٤١Përmende, në Libër, Ibrahimin! Ai ka qenë shumë i sinqertë si profet إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ لِمَ تَعۡبُدُ مَا لَا يَسۡمَعُ وَلَا يُبۡصِرُ وَلَا يُغۡنِي عَنكَ شَيۡـًٔا ٤٢Kur i tha babës së vet: “O babai im, pse e adhuron atë që as dëgjon, as sheh, e as që mundet të sjellë farë dobie يَٰٓأَبَتِ إِنِّي قَدۡ جَآءَنِي مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَمۡ يَأۡتِكَ فَٱتَّبِعۡنِيٓ أَهۡدِكَ صِرَٰطًا سَوِيًّا ٤٣O babai im, mua më shpallet dituri që nuk të ka ardhur ty, prandaj më paso mua, unë do të udhëzoj në rrugë të drejtë يَٰٓأَبَتِ لَا تَعۡبُدِ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ عَصِيًّا ٤٤O babai im, mos adhuro djallin, djalli është me siguri i padëgjueshëm nda të Gjithmëshirshmit يَٰٓأَبَتِ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٌ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيۡطَٰنِ وَلِيًّا ٤٥O babai im, kam frikë se po të godet ndonjë dënim nga i Gjithmëshirshmi dhe do të jesh shok i djallit” قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنۡ ءَالِهَتِي يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ لَأَرۡجُمَنَّكَۖ وَٱهۡجُرۡنِي مَلِيًّا ٤٦E ai i tha: “A i refuzon ti hyjnitë e mia o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë kam për të rrahur, përnjëmend, me gur, prandaj hiqmu syshë për një kohë të gjatë قَالَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكَۖ سَأَسۡتَغۡفِرُ لَكَ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِي حَفِيًّا ٤٧Qofsh në paqe, tha Ibrahimi. Do ta lus Zotin tim të të falë, sepse Ai është shumë i mirë ndaj meje وَأَعۡتَزِلُكُمۡ وَمَا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدۡعُواْ رَبِّي عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّي شَقِيًّا ٤٨Dhe do t’ju lërë juve dhe tërë ata që po i adhuroni, në vend të All-llahut, dhe do ta adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jem fatkeq në adhurimin e Zotit tim فَلَمَّا ٱعۡتَزَلَهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۖ وَكُلًّا جَعَلۡنَا نَبِيًّا ٤٩Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre të cilët e adhuronin, në vend të All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe të dy i kemi bërë profetë وَوَهَبۡنَا لَهُم مِّن رَّحۡمَتِنَا وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ لِسَانَ صِدۡقٍ عَلِيًّا ٥٠dhe i shpërblyem me mëshirën tonë dhe i bëmë të jenë të lavdëruar dhe të përmenden për të mirë وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مُوسَىٰٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ مُخۡلَصًا وَكَانَ رَسُولًا نَّبِيًّا ٥١dhe pëmende, në Libër, Musanë! Ai ka qenë i sinqertë dhe ishte profet, ferrëfyes وَنَٰدَيۡنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنِ وَقَرَّبۡنَٰهُ نَجِيًّا ٥٢Dhe ne e thirrëm nga ana e djathtë e Turit dhe e sollëm afër shpëtimit وَوَهَبۡنَا لَهُۥ مِن رَّحۡمَتِنَآ أَخَاهُ هَٰرُونَ نَبِيًّا ٥٣Dhe ia dhamë, me mëshirën tonë, vëllaun e vet Harunin si profet وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِسۡمَٰعِيلَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلۡوَعۡدِ وَكَانَ رَسُولًا نَّبِيًّا ٥٤Dhe përmende, në Libër, Ismailin! Ai ka qenë i sinqertë në premtim dhe ishte profet ferrëfyes وَكَانَ يَأۡمُرُ أَهۡلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرۡضِيًّا ٥٥Dhe e urdhëronte familjen e vet të kryejnë namazin, të japin zeqatin dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِدۡرِيسَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا ٥٦Dhe përmende, në Libër, Idrisin! Ai ishte shumë i sinqertë si profet وَرَفَعۡنَٰهُ مَكَانًا عَلِيًّا ٥٧Dhe ne e kemi ngritur në pozitë të lartë أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٍ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنۡ هَدَيۡنَا وَٱجۡتَبَيۡنَآۚ إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُ ٱلرَّحۡمَٰنِ خَرُّواْۤ سُجَّدًاۤ وَبُكِيًّا ۩ ٥٨Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka mbuluar me mëshirë të vet, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi përudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin ۞ فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٌ أَضَاعُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُواْ ٱلشَّهَوَٰتِۖ فَسَوۡفَ يَلۡقَوۡنَ غَيًّا ٥٩Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do ta pësojnë إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ شَيۡـًٔا ٦٠Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejtë, ata do të hyjnë në xhennet جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّهُۥ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَأۡتِيًّا ٦١Në kopshte të Adënit, të cilët i mëshirshmi fshehurazi ua ka premtuar robërve të vet. Premtimi i tij, me siguri, do të realizohet لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا إِلَّا سَلَٰمًاۖ وَلَهُمۡ رِزۡقُهُمۡ فِيهَا بُكۡرَةً وَعَشِيًّا ٦٢Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm “Paqe!” dhe aty do të furnizohen në mëngjes dhe mbrëmje تِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِي نُورِثُ مِنۡ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيًّا ٦٣Atë xhenet do ta trashëgojnë, nga robërit tanë, kush ruhet nga mëkatet وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمۡرِ رَبِّكَۖ لَهُۥ مَا بَيۡنَ أَيۡدِينَا وَمَا خَلۡفَنَا وَمَا بَيۡنَ ذَٰلِكَۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا ٦٤“Ne kemi hyrë në xhennet vetëm me leje të Zotit tënd, Ai është sundues i çdo sendi, Ai e di të tashmen tonë dhe të kaluarën tonë dhe çka ka ndërmjet atyre” – thonë ata. Zoti yt nuk harron رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا فَٱعۡبُدۡهُ وَٱصۡطَبِرۡ لِعِبَٰدَتِهِۦۚ هَلۡ تَعۡلَمُ لَهُۥ سَمِيًّا ٦٥Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka është ndërmjet tyre, prandaj, vetëm Atë adhuro dhe vazhdo me këtë! A e di, a ka ndokush emrin e Tij وَيَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَءِذَا مَا مِتُّ لَسَوۡفَ أُخۡرَجُ حَيًّا ٦٦Njeriu thotë: “A përnjëmend kur të vdes do të ringjallem?” أَوَلَا يَذۡكُرُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ يَكُ شَيۡـًٔا ٦٧A nuk kujtohet njeriu se e kemi krijuar, në nismë kur ai nuk ishte kurrgjë فَوَرَبِّكَ لَنَحۡشُرَنَّهُمۡ وَٱلشَّيَٰطِينَ ثُمَّ لَنُحۡضِرَنَّهُمۡ حَوۡلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّا ٦٨Dhe pasha Zotin tënd, Ne do t’i mbledhim edhe ata edhe djajtë, pastaj do t’i shpiejmë patjetër të gjunëzohen përreth xhehenemit ثُمَّ لَنَنزِعَنَّ مِن كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمۡ أَشَدُّ عَلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ عِتِيًّا ٦٩E pastaj nga secili grup do t’i ndajmë ata, të cilët kanë qenë më brutalë ndaj të mëshirshmit ثُمَّ لَنَحۡنُ أَعۡلَمُ بِٱلَّذِينَ هُمۡ أَوۡلَىٰ بِهَا صِلِيًّا ٧٠Ngase Ne i dimë mirë ata të cilët e kanë merituar më së forti të digjen në të وَإِن مِّنكُمۡ إِلَّا وَارِدُهَاۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتۡمًا مَّقۡضِيًّا ٧١Dhe secili prej jush do të arrijë aty! Zoti yt me siguri ashtu është besatuar ثُمَّ نُنَجِّي ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّنَذَرُ ٱلظَّٰلِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا ٧٢Pastaj, ata të cilët janë shmangur prej mëkateve do t’i shpëtojmë, kurse mizorët do t’i lëmë që të zvarrisen aty gjunjazi وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَيُّ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ خَيۡرٌ مَّقَامًا وَأَحۡسَنُ نَدِيًّا ٧٣Sepse, kur u janë lexuar ajetet tona të qarta, atëherë ata që nuk besonin u thonin atyre që besonin: “Cili nga këto dy grupe është në pozitë më të mirë dhe kush ka shoqëri më të mirë?” وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَحۡسَنُ أَثَٰثًا وَرِءۡيًا ٧٤Po sa e sa i kemi shfarosur përpara tyre, të cilët me pasuri dhe dukje të nxisnin kurreshtje قُلۡ مَن كَانَ فِي ٱلضَّلَٰلَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَدًّاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلۡعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضۡعَفُ جُندًا ٧٥Thuaj: “Kush është në humbje, i Gjithmëshirshmi i dhëntë jetë të gjatë!” Derisa të atillët e përjetojnë atë çka u është premtuar, qoftë dënimi, qoftë dita e kijametit, me siguri do të marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe ushtri më të dobët وَيَزِيدُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ هُدًىۗ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيۡرٌ مَّرَدًّا ٧٦dhe All-llahu ua rritë udhëzimin atyre të cilët janë në rrugë të drejtë. Kurse veprat e mira të vazhdueshme – nga Zoti yt do të jenë të shpërblyera më mirë dhe më bukur të kompensuara أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي كَفَرَ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا ٧٧A e ke parë atë i cili ka përgënjeshtruar argumentet tona dhe ka thënë: “Gjithsesi do të më jepet pasuri dhe fëmijë!” أَطَّلَعَ ٱلۡغَيۡبَ أَمِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدًا ٧٨Ai ose është thelluar në fshehtësi ose ka marrë premtimin nga i Gjithmëshirshmi كـَلَّاۚ سَنَكۡتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُۥ مِنَ ٱلۡعَذَابِ مَدًّا ٧٩Po si jo! Ne do ta shënojmë se çka po flet dhe vuajtjen do t’ia zgjasim shumë وَنَرِثُهُۥ مَا يَقُولُ وَيَأۡتِينَا فَرۡدًا ٨٠Dhe ne e trashëgojmë edhe atë çka thotë, dhe do të na vijë i vetmuar وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةً لِّيَكُونُواْ لَهُمۡ عِزًّا ٨١Ata marrin, në vend të All-llahut, do farë hyjnish, të cilat duhet të jenë ndërmjetësues të tyre كـَلَّاۚ سَيَكۡفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمۡ وَيَكُونُونَ عَلَيۡهِمۡ ضِدًّا ٨٢Po si jo! Ata do të mohojnë adhurimin e atyre dhe do të jenë kundërshtarë të atyre أَلَمۡ تَرَ أَنَّآ أَرۡسَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمۡ أَزًّا ٨٣A nuk e sheh se ne ua kemi lëshuar mosbesimtarëve djajtë që t’i shpiejnë sa më shumë në vepra të këqia فَلَا تَعۡجَلۡ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمۡ عَدًّا ٨٤Prandaj, mos shpejto kundër tyre! Atyre Ne ua numërojmë ditët si duhet يَوۡمَ نَحۡشُرُ ٱلۡمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ وَفۡدًا ٨٥Atë ditë kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithmëshirshmi si të deleguar وَنَسُوقُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرۡدًا ٨٦Kurse mëkatarët do t’i shpiejmë në xhehennem sikur të eturit për ujë لَّا يَمۡلِكُونَ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَنِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدًا ٨٧Askush nuk do të mundet të angazhohet, përveç atij, i cili ka pëlqimin e të Gjithmëshirshmit وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدًا ٨٨Kanë thënë: “I Gjithmëshirshmi ka fëmijë!” لَّقَدۡ جِئۡتُمۡ شَيۡـًٔا إِدًّا ٨٩Ju, me të vërtetë, po flisni diçka të shëmtuar تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِنۡهُ وَتَنشَقُّ ٱلۡأَرۡضُ وَتَخِرُّ ٱلۡجِبَالُ هَدًّا ٩٠Nga ajo qiejt gati u coptuan dhe toka gati u shemb dhe malet gati ranë si gërmadha أَن دَعَوۡاْ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدًا ٩١Që i përshkruajnë të Gjithmëshirshmit fëmijë وَمَا يَنۢبَغِي لِلرَّحۡمَٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا ٩٢Nuk i duhet të Gjithmëshirshmit të ketë fëmijë إِن كُلُّ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّآ ءَاتِي ٱلرَّحۡمَٰنِ عَبۡدًا ٩٣Prandaj, të gjithë ata, kush janë në qiej edhe në tokë, do t’i vijnë të Gjithmëshirshmit si robër لَّقَدۡ أَحۡصَىٰهُمۡ وَعَدَّهُمۡ عَدًّا ٩٤Ai i ka parasysh të tërë dhe i ka numëruar me përpikëri وَكُلُّهُمۡ ءَاتِيهِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَرۡدًا ٩٥Dhe të gjithë në ditën e kijametit do t’i vijnë një nga një إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَيَجۡعَلُ لَهُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وُدًّا ٩٦Atyre të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ ٱلۡمُتَّقِينَ وَتُنذِرَ بِهِۦ قَوۡمًا لُّدًّا ٩٧Ne atë, (Kur’anin) e kemi bërë të lehtë, në gjuhën tënde, për t’i përgëzuar me këtë të devotshmit dhe t’i qortosh ata që janë kokëfortë dhe mohojnë وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هَلۡ تُحِسُّ مِنۡهُم مِّنۡ أَحَدٍ أَوۡ تَسۡمَعُ لَهُمۡ رِكۡزَۢا ٩٨Sa e sa brezni para tyre i kemi zhdukur! A e sheh dikë prej tyre dhe a dëgjon ndonjë zë sado të vogël të tyre

الترجمة: Feti Mehdiu.