ملة الإسلام

السورة 21 · 112 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة الأنبياء باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الأنبياء (1,286 قارئاً)
مكيةسورة الأنبياء١١٢ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱقۡتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمۡ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٍ مُّعۡرِضُونَ ١Ju ka afruar njerëzve llogarie e tyre (e veprave të tyre), e ata, janë të pakujdesshëm e janë shmangur مَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٍ مِّن رَّبِّهِم مُّحۡدَثٍ إِلَّا ٱسۡتَمَعُوهُ وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ ٢Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfarë paralajmërimi i ri, e që ata të mos e përgjojnë atë, duke u tallur me të لَاهِيَةً قُلُوبُهُمۡۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ هَلۡ هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُكُمۡۖ أَفَتَأۡتُونَ ٱلسِّحۡرَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ ٣e zemrat e tyre janë të hutuara. E, ata që kanë bërë zullum, tinzisht flasin: “A mos ky është diçka tjetër, përpos njeri si ju? Vallë a do të shkoni ju pas magjive, e ju, po i shikoni me sytë tuaj (ata)?” قَالَ رَبِّي يَعۡلَمُ ٱلۡقَوۡلَ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٤(Pejgamberi) tha: “Zoti im di se ç’flitet – qoftë në qiell, qoftë në Tokë, Ai, të gjitha i dëgjon dhe i di بَلۡ قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمِۭ بَلِ ٱفۡتَرَىٰهُ بَلۡ هُوَ شَاعِرٌ فَلۡيَأۡتِنَا بِـَٔايَةٍ كَمَآ أُرۡسِلَ ٱلۡأَوَّلُونَ ٥Ata, madje thonë: “Këto janë vetëm ëndërra të turbullta, jo, ai e ka trilluar atë (Kur’anin); jo, ai është poet. Le të na sjellë ai neve një argument, ashtu si i kanë sjellë pejgamberët e parë!” مَآ ءَامَنَتۡ قَبۡلَهُم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآۖ أَفَهُمۡ يُؤۡمِنُونَ ٦Nuk ka besuar asnjë vendbanim para tyre, të cilët Ne i kemi shkatërruar (duke kërkuar si këta argumente), e vallë, dot ë besojnë këta وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ إِلَّا رِجَالًا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٧Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi shpallur (ashtu si ty); andaj, pyetni njerëzit e dijshëm, nëse nuk dini ju وَمَا جَعَلۡنَٰهُمۡ جَسَدًا لَّا يَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُواْ خَٰلِدِينَ ٨Dhe Ne, nuk i kemi bërë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë gjellëra, as ata nuk kanë qenë të pavdekshëm ثُمَّ صَدَقۡنَٰهُمُ ٱلۡوَعۡدَ فَأَنجَيۡنَٰهُمۡ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهۡلَكۡنَا ٱلۡمُسۡرِفِينَ ٩Pastaj, ua kemi realizuar atyre premtimin, e i kemi shpëtuar ata (pejgamberët) dhe ata që kemi dashur Ne; ndërsa i kemi shkatërruar ata që kanë bërë kundërvajtje لَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ كِتَٰبًا فِيهِ ذِكۡرُكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٠Na, ua kemi shpallur juve Librin, i cili është këshillë e lavdi për ju. Vallë, a nuk po kuptoni ju وَكَمۡ قَصَمۡنَا مِن قَرۡيَةٍ كَانَتۡ ظَالِمَةً وَأَنشَأۡنَا بَعۡدَهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ ١١Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë mohues; e pas tyre kemi krijuar tjetër popull فَلَمَّآ أَحَسُّواْ بَأۡسَنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَرۡكُضُونَ ١٢Kur e shijonin fuqinë (dënimin) Tonë, ata iknin nga ato (vendbanimet) me të shpejtë لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ ١٣Mos ikni! Kthehuni atje, në lukset tuaja dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni” قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ١٤Ata do të thonë: “Kuku për ne, me të vërtetë, kemi qenë zullumqarë فَمَا زَالَت تِّلۡكَ دَعۡوَىٰهُمۡ حَتَّىٰ جَعَلۡنَٰهُمۡ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ ١٥Këto rrënkime të tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i bëmë ata si drith i korrur – i shuar وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ ١٦Na nuk kemi krijuar qiellin dhe Tokën, e ç’gjendet në mes tyre, për argëtim (Tonë) لَوۡ أَرَدۡنَآ أَن نَّتَّخِذَ لَهۡوًا لَّٱتَّخَذۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّآ إِن كُنَّا فَٰعِلِينَ ١٧Sikur Na, të donim ta merrnim atë për argëtim, Na do ta merrnim atë prej anës Sonë (ashtu si i përket madhërisë Sonë), por, Ne nuk e bëjmë këtë بَلۡ نَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَى ٱلۡبَٰطِلِ فَيَدۡمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌۚ وَلَكُمُ ٱلۡوَيۡلُ مِمَّا تَصِفُونَ ١٨por Ne, me të vërtetë gjuajmë të keqen, e ajo (e vërteta) e shkatërron atë (gënjeshtrën) dhe kështu ajo zhduket. Dhe, kuku për ju, për atë që i mvishni (Perëndisë) وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَنۡ عِندَهُۥ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسۡتَحۡسِرُونَ ١٩Dhe Atij i përket gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë, e ata që janë tek ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë, duke mos ndier lodhje يُسَبِّحُونَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفۡتُرُونَ ٢٠e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, palodhmërisht أَمِ ٱتَّخَذُوٓاْ ءَالِهَةً مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ هُمۡ يُنشِرُونَ ٢١Vallë, a mos idhutj (zotërat) që i bëjnë ata prej dheut, do të jenë në gjendje t’i ngjallin të vdekurit لَوۡ كَانَ فِيهِمَآ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَاۚ فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ ٢٢Sikur të kishte në to (qiej dhe Tokë) zotëra, përveç Perëndisë, do të shkatërroheshin të dyja. Qoftë i pastër Perëndia – Zot’i Arshit, nga ato që ia përshkruajnë Atij لَا يُسۡـَٔلُ عَمَّا يَفۡعَلُ وَهُمۡ يُسۡـَٔلُونَ ٢٣Nuk do të pyetet (Ai) për atë që punon, e ata do të jenë të pyetur أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةًۖ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡۖ هَٰذَا ذِكۡرُ مَن مَّعِيَ وَذِكۡرُ مَن قَبۡلِيۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡحَقَّۖ فَهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٤Vallë, a marrin ata tjerë zotëra, përpos Tij? Thuaj: “Sillni argumentin tuaj!” Ky (Kur’ani) është një këshillë për ata që janë me mua dhe këshillë për ata që kanë para meje, por, shumica e tyre nuk di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ ٢٥Na, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur atij: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!” وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدًاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٌ مُّكۡرَمُونَ ٢٦Dhe ata thonë: “Mëshiruesi ka marrë për Vete fëmijë”. – I pastër është Ai – Jo, ata (engjëjt) janë robër të ndershëm لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ ٢٧Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojnë me urdhërin e Tij يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ ٢٨Ai di se ç’kishte para tyre dhe çka do të ketë pas tyre, dhe (ata) ndërmjetësojnë vetëm për ata që është i kënaqur (Perëndia), e ata janë të brengosur nga frika prej Tij ۞ وَمَن يَقُلۡ مِنۡهُمۡ إِنِّيٓ إِلَٰهٌ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجۡزِيهِ جَهَنَّمَۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٩E kush prej tyre thotë: “Unë jam zot, përpos Atij”, atë, Na e dënojmë me xhehennem. Kështu Na i ndëshkojmë zullumqarët أَوَلَمۡ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ كَانَتَا رَتۡقًا فَفَتَقۡنَٰهُمَاۖ وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَيۡءٍ حَيٍّۚ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ ٣٠A nuk e dinë mohuesit, se qiejt dhe Toka kanë qenë një tërësi, e Ne i kemi ndarë ato; e nga uji Ne kemi krijuar çdo gjë (të gjitha gjallesat)? Dhe vallë, nuk po besojnë ata وَجَعَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِهِمۡ وَجَعَلۡنَا فِيهَا فِجَاجًا سُبُلًا لَّعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٣١Dhe, Ne, kemi vendosur nëpër Tokë male stabile, për të mos u lëkundur ajo bshkë me ta (njerëz), dhe kemi bërë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفًا مَّحۡفُوظًاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ ٣٢Dhe, Ne, e kemi bërë qiellin plafon të mbrojtur, e ata megjithatë, shmangen nga mrekullitë që gjenden në të وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسۡبَحُونَ ٣٣Dhe, Ai është i cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٍ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ ٣٤Dhe, Na, para teje, askë nuk e kemi bërë të pavdekshëm, e nëse ti vdes; a do të mbesin ata gjallë كُلُّ نَفۡسٍ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةًۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ ٣٥Çdo person do ta shijojë vdekjen! Na ju vëmë në sprovë juve – me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ٣٦E, kur mohuesit të marrin ty vetëm si objekt talljeve (dhe thonë): “A ky është ai që po i përmend zotrat tuaj?” E, ata janë mohues në të përmendurit e Mëshiruesit të Gjithmbarshëm خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٍۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ ٣٧Njeriu është krijuar me cilësi nxituese (është i ngutshëm). Unë do t’jua tregoj argumentet e Mia, prandaj, mos më nxitoni Mua (në dënime) وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣٨Dhe ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse flitni të vërtetën?” لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٣٩Sikur të dinin mohuesit kohën se kur nuk do të mund ta evitojnë zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinët e tyre, e as nuk do të ndihmohen prej askujt (nuk do të kishin kërkuar nxitimin e dënimit) بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةً فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ ٤٠por, atyre do t’u arrijë Kijameti papritmas, e do t’i trullosë ata dhe nuk do të mund ta kthejnë atë, as nuk do t’u jepet afat atyre وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٍ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤١Në të vërtetë, ata i kanë përqeshur pejgamberët edhe para teje, e që (dënimi) u ka arritur shpotitësve për shkak se ata talleshin قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ ٤٢Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i Perëndisë, Mëshirues. Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangën nga të përmendurit Zotin e tyre (Kur’anin) أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٌ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ ٤٣Apo ata kanë zotëra të tjerë, të cilët i mbrojnë prej Nesh. Ata (zotërat e tyre) nuk mund t’i ndihmojnë as vetes, dhe askush nuk mund t’i marrë mohuesit në mbrojtje nga dënimi Ynë بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤Jo, (ata nuk kanë mbrojtës), por Ne, u kemi dhënë atyre (mohuesve) dhe baballarëve të tyre komoditet, e jeta e tyre u zgjat. A nuk shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së mohuesve dhe ia cungojmë skajet e saj? E, si mund të jenë ata fitues قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ ٤٥Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj juve me shpallje”. Por, të shurdhërit nuk dëgjojnë thirrjen kurparalajmërohen وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٌ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٤٦E, sikur t’i prekë një puhi prej dënimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thonin: “Kuku për ne, na kemi qenë zullumqarë” وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٌ شَيۡـًٔاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٍ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ ٤٧Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokërre hara dalli (lloj mëlmese), Na do ta sjellim atë (për llogari), e Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلۡفُرۡقَانَ وَضِيَآءً وَذِكۡرًا لِّلۡمُتَّقِينَ ٤٨Na, me të vërtetë, ia kei dërguar Musait dhe Harunit – Librin, (i cili ndanë të Vërtetën prej të pavërtetës) edhe dritë edhe këshillë për ata që besojnë ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشۡفِقُونَ ٤٩të cilët i druajnë Zotit të tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen për çastin e Ditës së Kijametit وَهَٰذَا ذِكۡرٌ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٥٠Dhe ky (Kur’ani) është këshillë e uratë, të cilën Ne (Perëndia) e kemi shpallur, e vallë, si ta mohoni ju atë ۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ ٥١Na ia kemi dhënë Ibrahimit qysh më parë pjekurinë (e profetnisë) dhe Ne e kemi ditur (se ai është i denjë për te) إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ ٥٢kur ai i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?” قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ ٥٣Ata thanë: “Kemi gjetur se baballarët (të parët) tanë i adhuronin këta” قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ ٥٤(Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë” قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ ٥٥Ata thanë: “A na ke sjellë ti të Vërtetën, apo ti je nga ata që tallen?” قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٥٦(Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ ٥٧Dhe, për Zotin, do t’ju bëjë një dredhi idhujve tuaj, posa të largoheni ju!” – فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرًا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ ٥٨Dhe, i bëri ata copacopa, përpos idhullit të tyre më të madh. Ndoshta ata do t’i drejtohen atij قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٩Ata thanë: “Kush veproi kështu me zotërat tanë? Me të vërtetë, ai është zullumqarë!” قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتًى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ ٦٠Ata thanë: “E dëgjuam një djalosh se si i nxiste ata (me fyerje), e ai quhej Ibrahim” قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ ٦١Thanë ata: “Silleni atë para botës (njerëzve), që ata të dëshmojnë (kundër tij) قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ٦٢E pyetën ata: “A ti veprove kështu me zotërat tanë, o Ibrahim?” قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ ٦٣(Ibrahimi) tha: “Jo, por këtë e ka bërë ky i madhi (idhulli) i tyre, e pyetni ata, nëse (mund të) flasin” فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٦٤E, u kthyen ata dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Me të vërtetë, ju jeni zullumqarë” ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ ٦٥Pastaj, u rrotulluan në kokat e tyre (e ndrruan mendimin dhe i thanë Ibrahimit): “Po ti, me të vërtetë, e di që këta nuk flasin” قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـًٔا وَلَا يَضُرُّكُمۡ ٦٦(Ibrahimi) tha: “Mos vallë, ju adhuroni, përpos Perëndisë atë që nuk mund t’ju sjellë kurrfarë dobie as dëmi?” أُفٍّ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٧Mjerë ju dhe mjerë ata që i adhuroni ju, përveç Perëndisë! A nuk po mendoni ju قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ٦٨(Mohuesit) thanë: “Dijeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotrat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!” قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدًا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩Ne, thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe bëhu shpëtim për Ibrahimin وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدًا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ ٧٠Dhe, ata dashtën t’i bëjnë një dredhi atij, por Ne, përpjekjen e tyre, e bëmë krejtësisht të kotë وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ ٧١Dhe, e shpëtuam atë dhe Lutin në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةًۖ وَكُلًّا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ ٧٢Na, ia kemi dhuruar atij Is’hakun, dhe Jakubin si dhunti, dhe, të gjithë i kemi bërë të mirë وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةً يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِمۡ فِعۡلَ ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِۖ وَكَانُواْ لَنَا عَٰبِدِينَ ٧٣Dhe Na, i kemi bërë ata udhëheqës, të cilët udhëzonin sipas urdhërit Tonë dhe u kemi shpallur atyre që të punojnë vepra të mira, të bëjnë namazin dhe të japin zeqatin, e vetëm neve na kanë adhuruar وَلُوطًا ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمًا وَعِلۡمًا وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَت تَّعۡمَلُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٍ فَٰسِقِينَ ٧٤Dhe Lutit ia kemi dhënë profetninë dhe dijeninë, dhe e shpëtuam atë prej banorëve të vendbanimit, të cilët punonin vepra të këqia. Me të vërtetë, ata kanë qenë njerëz të këqinj e të mbrapsht وَأَدۡخَلۡنَٰهُ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٧٥E, atë e kemi shpënë në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve وَنُوحًا إِذۡ نَادَىٰ مِن قَبۡلُ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦(Kujtoje) Nuhun kur ai thirri – para këtyre (që u përmendën), e iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga pikëllimi i madh وَنَصَرۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٍ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٧٧Dhe i ndihmuam atij kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata وَدَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ إِذۡ يَحۡكُمَانِ فِي ٱلۡحَرۡثِ إِذۡ نَفَشَتۡ فِيهِ غَنَمُ ٱلۡقَوۡمِ وَكُنَّا لِحُكۡمِهِمۡ شَٰهِدِينَ ٧٨(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre فَفَهَّمۡنَٰهَا سُلَيۡمَٰنَۚ وَكُلًّا ءَاتَيۡنَا حُكۡمًا وَعِلۡمًاۚ وَسَخَّرۡنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلۡجِبَالَ يُسَبِّحۡنَ وَٱلطَّيۡرَۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ ٧٩E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë وَعَلَّمۡنَٰهُ صَنۡعَةَ لَبُوسٍ لَّكُمۡ لِتُحۡصِنَكُم مِّنۢ بَأۡسِكُمۡۖ فَهَلۡ أَنتُمۡ شَٰكِرُونَ ٨٠Dhe Na, ia kemi mësuar atij (Dautit) punimin e këmishave të hekurit për ju, për t’ju mbrojtur juve në luftë me armikun, andaj, a jeni ju mirënjohës وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةً تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦٓ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيۡءٍ عَٰلِمِينَ ٨١Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعۡمَلُونَ عَمَلًا دُونَ ذَٰلِكَۖ وَكُنَّا لَهُمۡ حَٰفِظِينَ ٨٢dhe, (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që u zhytnin në det për të dhe bënin edhe punë të tjera, dhe Na i ruanim ata ۞ وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٨٣dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!” فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَكَشَفۡنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرٍّۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةً مِّنۡ عِندِنَا وَذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰبِدِينَ ٨٤E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِدۡرِيسَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ كُلٌّ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٨٥Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm وَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٨٦Dhe, Na, i kemi kaluar ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata janë njerëz të mirë وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقۡدِرَ عَلَيۡهِ فَنَادَىٰ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبۡحَٰنَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٨٧Dhe, (kujtoje) Dhen-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes) فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡغَمِّۚ وَكَذَٰلِكَ نُـۨجِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨٨Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët وَزَكَرِيَّآ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدًا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٨٩Dhe, (kujtoje) Zekerijjan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë” فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَوَهَبۡنَا لَهُۥ يَحۡيَىٰ وَأَصۡلَحۡنَا لَهُۥ زَوۡجَهُۥٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَيَدۡعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًاۖ وَكَانُواْ لَنَا خَٰشِعِينَ ٩٠E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh وَٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلۡنَٰهَا وَٱبۡنَهَآ ءَايَةً لِّلۡعَٰلَمِينَ ٩١Dhe (kujtoje) atë, e cila ruajti virgjinitetin e saj, e Na, i dhamë asaj frymëzim nga shpirti Ynë, dhe e bëmë atë (Merjemin) dhe djalin e saj – argument për botërat – njerëzit (që Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë) إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُونِ ٩٢Me të vërtetë, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua وَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡۖ كُلٌّ إِلَيۡنَا رَٰجِعُونَ ٩٣E, ata në çështje të besimit u përçanë ndërveti, por të gjithë do të kthehen te Ne (e do t’i gjykojmë) فَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٌ فَلَا كُفۡرَانَ لِسَعۡيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ ٩٤Ai që punon vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe, këtë (përpjekje) Na ia shënojmë atij وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآ أَنَّهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ ٩٥Dhe e pamundur është, që banorët e një vendi të cilët i kemi zhdukur, Na, të mos kthehen (te Ne, në Ditën e Kijametit) حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتۡ يَأۡجُوجُ وَمَأۡجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٍ يَنسِلُونَ ٩٦Dhe, kur të hapet ajo (penda), e dalin, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi dhe lëshohen prej çdo lartësie duke shpejtuar وَٱقۡتَرَبَ ٱلۡوَعۡدُ ٱلۡحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَٰخِصَةٌ أَبۡصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَٰوَيۡلَنَا قَدۡ كُنَّا فِي غَفۡلَةٍ مِّنۡ هَٰذَا بَلۡ كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٩٧dhe të afrohet premtimi i vërtet, në atë çast – shikimet e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Kuku për ne! na kemi qenë të pakujdesshëm ndaj kësaj. Jo, por ne – vetes i kemi bërë zullum” إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ ٩٨Me të vërtetë, ju dhe ata që i adhuroni, - përpos Perëndisë, jeni lëndë djegëse të xhehennemit. Ju, do të vini në të لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةً مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلٌّ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٩٩Sikur këta të ishin zotra, nuk do të vinin te ajo (skëterra), dhe, të gjithë (edhe adhuruesit edhe të adhuruarit) – do të mbeten përherë në të لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٌ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ ١٠٠Ata do të kenë në të (zjarr) gërhamë (frymënxjerrje me zë) dhe ata në të (zjarr) nuk do të dëgjojnë (asgjë) إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ ١٠١E, ata, të cilëve u kemi premtuar shpërblimin e bukur qysh më parë, ata do të jenë larg nga ajo (skëterra) لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ ١٠٢Ata, nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij (zjarrit) dhe ata do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ ١٠٣ata, nuk do t’i brengosë tmerri më i madh, por engjëjt do t’i presin ata (duke u thënë): “Kjo është (ajo) dita juaj e premtuar” يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٍ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ ١٠٤(Kjo do të ngjajë) atë Ditë, kur do të palojmë qiellin – ashtu si palohet letra e shkrimit. Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t’i kthejmë ato (krijesat). Ky është premtimi Ynë. Na, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ ١٠٥Na, me të vërtetë, e kemi shënuar në Zebur, pas Tevratit, që Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغًا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ ١٠٦Me të vërtetë, në këtë (Kur’an) ka këshilla të mjaftueshme për ata që e adhurojnë Perëndinë وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةً لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٠٧Dhe, Na të kemi dërguar ty (o Muhammed!) vetëm si mëshirë për botërat – njerëzit قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ ١٠٨Thuaj: “Mua më është shpallur vetëm (ajo), që Zoti juaj është vetëm një Zot, pra i jeni të përulur ju kësaj (Shpallje)” فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ ءَاذَنتُكُمۡ عَلَىٰ سَوَآءٍۖ وَإِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٌ مَّا تُوعَدُونَ ١٠٩E, nëse shmangen ata, ti thuaju: “Unë, ju kam lajmëruar juve, të gjithëve – pa dallim dhe unë nuk di a është afër apo larg ajo, që u është premtuar juve” إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡتُمُونَ ١١٠Ai, me të vërtetë, di të folmën (tuaj) me zë dhe di atë që fshihni ju وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٌ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٍ ١١١E, unë nuk di: a mos është ajo (shtyerja e dënimit) sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١١٢(Muhammedi) tha: “O Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar! E, Zoti ynë, Bamirës i Gjithmbarshëm, është Ai, nga i cili kërkohet ndihmë kundër atyre që ju ia mvishni Atij”

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.