ملة الإسلام

السورة 26 · 227 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة الشعراء باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الشعراء (1,209 قارئاً)
مكيةسورة الشعراء٢٢٧ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

طسٓمٓ ١Tâ, Sín, Mîm تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢Këto janë ajetet e Librit të qartë لَعَلَّكَ بَٰخِعٌ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٣A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةً فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ ٤Sikur të donim Ne, do të zbritnim në ta – nga qielli – një mrekulli, para së cilës, ata do të përulnin kokat e tyre وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٍ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ ٥Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٦Ata, me të vërtetë, e kanë përgënjeshtruar (këtë këshillë), andaj, do t’i arrijë ata, me siguri përfundimi i asaj, me të cilën janë tallë أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٍ كَرِيمٍ ٧Vallë, a nuk shohin ata që në Tokë, Ne kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh të mrekullueshme إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٨Me të vërtetë, në këtë ka argument, por shumica e tyre (njerëzve) nuk kanë besuar وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٩e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe mëshirues وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠(Përkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perëndia i thërriti Musait: “Shko te populli zullumqar قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ ١١populli i Faraonit; vallë, a nuk po i druajnë ata Perëndisë?” قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ١٢(Musai) tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ ١٣e zemra po më ngushtohet, dhe gjuha nuk po më zhvillohet, andaj, dërgoja pejgamberllëkun edhe Harunit وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٌ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ ١٤Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një gabim (mbytjen e një Kopti), andaj kam frikë se do të më vrasin قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ ١٥(Perëndia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do të vrasin, por) shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Na jemi me ju dhe dëgjojmë فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberët e Zotit të botërave أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٧lejoni bijtë e Israelit që të vijnë me ne!” قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ ١٨(Faraoni) tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur ne – në mesin tonë si fëmijë? Dhe, ke qëndruar në mesin tonë shumë vjet të jetës tënde – وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٩dhe, ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?” قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذًا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٢٠(Musai) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para profetnisë) فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمًا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢١e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber وَتِلۡكَ نِعۡمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٢٢A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?” قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٣Faraoni pyeti (Musain): “E ç’është Zoti i gjithë botërave?” قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٢٤(Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?” قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ ٢٥(Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni ju?” قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٢٦(Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i të parëve tuaj” قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٌ ٢٧(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, Pejgamberi i juaj, që u është dërguar, është i çmendur” قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢٨(Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ ٢٩(Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetër kë, pos meje, unë, me siguri, do të të hedhë në burg!” قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٍ مُّبِينٍ ٣٠(Musai) tha: “Vallë, (e bën atë) edhe pasi të kam sjellë mrekulli të qartë” قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣١(Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nëse thua të vërtetën!” فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٌ مُّبِينٌ ٣٢E (Musai) e lëshoi shkopin e vet (në tokë), e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ٣٣E, pastaj, nxorri dorën e vet (nga xhepi), kur ajo, u bë e bardhë para shikuesve قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٌ ٣٤(Faraoni) u tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i dijshëm يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ ٣٥(i cili) me magjitë e veta don t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’rekomandoni (ju)?” قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٣٦(Ata) u përgjegjën: “Lëre këtë dhe vëllain e tij, e dërgoni nëpër qytete që t’i tubojnë يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ ٣٧të gjithë magjistarët e dijshëm, (e le t’i sjellin ty)” فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ٣٨Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ ٣٩e popullit iu tha: “A jeni tubuar لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤٠që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!” فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ٤١E, kur erdhën, magjistarët i thanë Faraonit: “A, me të vërtetë, do të shpërblehemi ne, nëse bëhemi fitues?” قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذًا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٤٢(Faraoni) u përgjegj: “Po, - do të jeni atëherë – edhe ndër të afërmit e mi” قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ ٤٣Musai u tha atyre: “Hudheni atë që doni ta hudhni!” فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!” فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ ٤٥Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ ٤٦Dhe, magjistarët ranë (në tokë) duke bërë sexhde قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Gjithësisë رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٤٨Zotin e Musait dhe të Harunit!” قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٩(Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ٥٠(Magjistarët) thanë: “S’ka gjë! – na do të kthehemi te Zoti ynë إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥١Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë” ۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٥٢Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)” فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ٥٣Dhe, Faraoni dërgoi njerëz nëpër qytete, tubues (të ushtarëve) إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٌ قَلِيلُونَ ٥٤(duke thënë): “Me të vërtetë, këta jën një grup i vogël, të cilët وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ ٥٥na kanë pezmatuar neve وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ ٥٦por, ne – të gjithë jemi të gatshëm!” فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ٥٧Dhe, Na, i kemi dëbuar ata (Faraonin dhe shoqërinë e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ ٥٨nga thesarët dhe nga pallatet e mrekullueshme كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩Ja, kështu ka qenë, dhe (këtë) Na ia dhamë trashëgim bijve të Israelit فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ ٦٠Dhe, ata (populli i Faraonit), në mëngjez iu afruan atyre (Israelitëve) فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ ٦١e kur e panë njëra-tjetrën shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë ushtarët e Faraonit!” قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٦٢(Musai) tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua” فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٍ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ ٦٣Dhe Ne, i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe çdo pjes ëe tij u bë si kodër e madhe وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٤dhe Ne – atëherë, aty - i afruam ata të tjerët – وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ٦٥e Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam – ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٦dhe pastaj, të tjerët i fundosëm إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٦٧Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦٨e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩Dhe, tregoju atyre lajmin për Ibrahimin إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ ٧٠kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: Çka adhuroni ju قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ ٧١Ata u përgjegjën: “Adhurojmë idhujt, dhe përherë u jemi të prirur atyre” قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ ٧٢(Ibrahimi) tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur t’ju luteni أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ ٧٣ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dëm?” قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٧٤U përgjegjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu” قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٧٥(Ibrahimi) tha: “E, a po vëreni ju, se ç’po adhuroni – أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ ٧٦ju dhe të parët tuaj të lashtë?” فَإِنَّهُمۡ عَدُوٌّ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٧Me të vërtetë, ata janë armiqët e mi. E, nuk më është armik Zoti i Gjithësisë ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ ٧٨i cili më ka krijuar dhe më udhëheq në rrugë të drejtë وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ ٧٩dhe i cili më ushqen dhe furnizon me ujë وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ ٨٠e kur të sëmuhem, Ai më shëron وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ ٨١dhe i cili do të bëjë që të vdes, e pastja do të më ringjallë وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٨٢dhe i cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمًا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ ٨٣O Zoti im, më dhuro dijeni dhe më rradhit me të mirët وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٍ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٨٤dhe bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ ٨٥dhe më bën trashëgimtar të xhennetit të dhuntive وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٨٦dhe falja mëkatet babës tim, sepse ai ka qenë njëri nga të humburit وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ ٨٧dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ ٨٨në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٍ سَلِيمٍ ٨٩por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia” وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٩٠Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ ٩١ndërsa, xhehennemi do t’u dëftohet mohuesve وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٩٢dhe do t’ju thuhet atyre: “Ku janë ata që i adhuronit ju مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ ٩٣e jo Perëndinë? A mund t’u ndihmojnë aty juve, ose a mund t’i ndihmojnë edhe vetes?” فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ ٩٤E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ ٩٥dhe ushtria e Iblisit, të gjithë së bashku قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ ٩٦Dhe, ata – në xhehennem grindeshin në mes vete e thonin تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ ٩٧“Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ne kemi qenë në humbje të qartë إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩٨kur juve (hyjnive) u kemi barazuar me Zotin e gjithësisë وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٩٩e, vetëm mëkatarët na kanë mashtruar neve فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ ١٠٠e nuk kemi asnjë ndërmjetësues (te Perëndia) وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ ١٠١as mik të ngushtë فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠٢sikur të ktheheshim përsëri (në jetë), e të bëhemi besimtarë!” إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٠٣Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤e Zoti yt, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٠٥Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٠٦Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٠٧Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٠٨andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠٩Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١١٠andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!” ۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ ١١١Ata thanë: “Vallë, a të besojmë na ty, kur ty po të pasojnë të ulëtit?” قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١١٢(Nuhu) tha: “Unë nuk di ç’kanë punuar ata إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ ١١٣llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, dinie ju وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٤e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ ١١٥unë jam vetëm paralajmërues i qartë” قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ ١١٦Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë” قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ ١١٧(Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحًا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٨andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!” فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١١٩Dhe, Na, e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën (e ngarkuar) plotë ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ ١٢٠e pastaj, të tjerët i fundosëm إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٢١Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٢e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٢٥Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٢٦andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢٧Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةً تَعۡبَثُونَ ١٢٨A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët) وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ ١٢٩dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo të jetoni gjithmonë وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ ١٣٠e kur dënoni, dënoni si absolut فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٣١Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ ١٣٢Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٍ وَبَنِينَ ١٣٣e dhuron juve baqëti (pasuri) dhe fëmijë وَجَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ١٣٤edhe kopshtije edhe burime إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٣٥Unë, me të vërtetë, druaj për ju dënimin e Ditës së madhe” قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ ١٣٦Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣٧Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ١٣٨e ne nuk do të jemi të dënuar” فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣٩Ata – e konsideruan gënjeshtar atë (Hudin), andaj Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٤٠e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٤١Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٤٢Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٤٣Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٤٤andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٤٥Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ ١٤٦Vallë, a mendoni ju – se do të lëheni këtu të sigurtë فِي جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ ١٤٧në kopshtije dhe pranë burimeve وَزُرُوعٍ وَنَخۡلٍ طَلۡعُهَا هَضِيمٌ ١٤٨në të lashta dhe palme hurmesh, me frute të shijshme وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا فَٰرِهِينَ ١٤٩E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٥٠andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ١٥١dhe mos dëgjoni urdhërat e atyre që e teprojnë në të keqe ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ١٥٢të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë, e nuk përmirësojnë (asgjë)” قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٥٣Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsurit مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٥٤ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!” قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٌ لَّهَا شِرۡبٌ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ١٥٥(Salihu) tha: “Ja, kjo është devja (dokument), - për të ka pije (uji) në ditë të caktuara; e për ju – në ditë tjetër të caktuar وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٥٦dhe mos i bëni kurrfarë të keqe asaj, se ju godet dënimi i Ditës së madhe فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ ١٥٧Por, ata – e therrën atë, e pastaj u penduan فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٥٨dhe i goditi dënimi ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٥٩e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٦٠Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٦١Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٦٢Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٦٣andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٤Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٥Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ ١٦٦e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes” قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ ١٦٧Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar” قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ ١٦٨(Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ ١٦٩O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٧٠Dhe Ne – e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë إِلَّا عَجُوزًا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٧١pos plakën (gruas së Lutit, e cila mbeti) me të tjerët ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٧٢e pastaj, të tjerët i shkatërruam وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرًاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٣dhe në ta lëshuam shi (të tmerrshëm – gurësh), e sa shi i shëmtuar që është ai, për ata që janë paralajmëruar إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧٤Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٧٥e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧٦(Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٧٧Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٌ ١٧٨Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٧٩andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٠Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë ۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ ١٨١Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje) وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ ١٨٢dhe peshoni me terezi të drejtë وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ١٨٣dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٨٤dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٨٥Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsuarit وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ١٨٦edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٨٧andaj, lëshoje mbi ne – një copë nga qielli (si dënim) nëse thua të vërtetën قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨٨(Shuajbi) tha: “Zoti im, di më së miri atë që punoni ju” فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٨٩Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةًۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٩٠Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٩٢Dhe me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ ١٩٣atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhebraili) عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ١٩٤në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِينٍ ١٩٥në gjuhën e qartë arabe وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٩٦Dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është përmend në librat e (pejgamberëve) të mëparshëm أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٩٧vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ ١٩٨E, sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) edhe ndonjë joarabi فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ ١٩٩e t’jua lexonte ai – ata përsëri nuk do të kishin besuar كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٢٠٠Ja kështu, Na – ua kemi shpie (mohimin) në zemrat e mëkatarëve لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ ٢٠١ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةً وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٠٢e do t’ju vie (dënimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojnë (ardhjen e dënimit) فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ ٢٠٣e do të thonë: “A do të na jepet afat?” أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ٢٠٤A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ ٢٠٥E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vjet ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ ٢٠٦e pastaj, t’i godet ata, ajo që u është premtuar (dënimi) مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ ٢٠٧nuk do t’ju vlejë asgjë atyre, ajo, me të cilën janë kënaqur وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ ٢٠٨E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues – ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٢٠٩këshillë për ta (që të kthehen në rrugën e drejtë); e Ne – nuk kemi qenë të padrejtë وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢١٠Atë (Kur’anin) nuk e kanë sjellë djajtë وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ ٢١١as që u përket ai – atyre, as që mundën atë إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ ٢١٢ata (djajtë), me të vërtetë, janë të larguar nga të dëgjuarit (e Shpalljes) فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ ٢١٣Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ ٢١٤Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢١٥dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٌ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ ٢١٦E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju” وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٢١٧Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ ٢١٨i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz) وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ ٢١٩dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٢٢٠sepse, Ai – me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di të gjitha هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ ٢٢١A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ ٢٢٢Ata, i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ ٢٢٣ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ ٢٢٤E, vjershëtarët – i pasojnë të humburit أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ ٢٢٥Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash) وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ ٢٢٦dhe që flasin atë që nuk e punojnë إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرًا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ ٢٢٧pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes)

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.