ملة الإسلام

السورة 52 · 49 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة الطور باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الطور (1,228 قارئاً)
مكيةسورة الطور٤٩ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلطُّورِ ١Pasha malin e Turit (Sinajit) وَكِتَٰبٍ مَّسۡطُورٍ ٢dhe Librin e shkruar në rreshta فِي رَقٍّ مَّنشُورٍ ٣të zhvilluar në lëkurë وَٱلۡبَيۡتِ ٱلۡمَعۡمُورِ ٤dhe Tempullin plot haxhinj وَٱلسَّقۡفِ ٱلۡمَرۡفُوعِ ٥dhe kupës së ngritur (të qiellit) وَٱلۡبَحۡرِ ٱلۡمَسۡجُورِ ٦dhe detit të mbushur إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٌ ٧me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٍ ٨dhe askush nuk mund ta pengojë يَوۡمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوۡرًا ٩atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm وَتَسِيرُ ٱلۡجِبَالُ سَيۡرًا ١٠e malet të lëkunden me të madhe nga vendi فَوَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١١Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي خَوۡضٍ يَلۡعَبُونَ ١٢që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin يَوۡمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا ١٣Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit هَٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ١٤(U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar أَفَسِحۡرٌ هَٰذَآ أَمۡ أَنتُمۡ لَا تُبۡصِرُونَ ١٥pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni ٱصۡلَوۡهَا فَٱصۡبِرُوٓاْ أَوۡ لَا تَصۡبِرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡكُمۡۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٦Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë” إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٍ وَنَعِيمٍ ١٧Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi فَٰكِهِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ وَوَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ١٨duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٩(Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!” مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَّصۡفُوفَةٍۖ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٍ ٢٠Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتۡهُمۡ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلۡحَقۡنَا بِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَمَآ أَلَتۡنَٰهُم مِّنۡ عَمَلِهِم مِّن شَيۡءٍۚ كُلُّ ٱمۡرِيِٕۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ ٢١E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar – وَأَمۡدَدۡنَٰهُم بِفَٰكِهَةٍ وَلَحۡمٍ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢٢dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأۡسًا لَّا لَغۡوٌ فِيهَا وَلَا تَأۡثِيمٌ ٢٣në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate ۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ غِلۡمَانٌ لَّهُمۡ كَأَنَّهُمۡ لُؤۡلُؤٌ مَّكۡنُونٌ ٢٤e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ يَتَسَآءَلُونَ ٢٥dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ ٢٦e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi) فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ ٢٧e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese) إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلُ نَدۡعُوهُۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡبَرُّ ٱلرَّحِيمُ ٢٨Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues” فَذَكِّرۡ فَمَآ أَنتَ بِنِعۡمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجۡنُونٍ ٢٩Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur أَمۡ يَقُولُونَ شَاعِرٌ نَّتَرَبَّصُ بِهِۦ رَيۡبَ ٱلۡمَنُونِ ٣٠Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja” قُلۡ تَرَبَّصُواْ فَإِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُتَرَبِّصِينَ ٣١Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!” أَمۡ تَأۡمُرُهُمۡ أَحۡلَٰمُهُم بِهَٰذَآۚ أَمۡ هُمۡ قَوۡمٌ طَاغُونَ ٣٢A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin) أَمۡ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥۚ بَل لَّا يُؤۡمِنُونَ ٣٣Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë فَلۡيَأۡتُواْ بِحَدِيثٍ مِّثۡلِهِۦٓ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ ٣٤andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٣٥A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ ٣٦A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ ٣٧Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë أَمۡ لَهُمۡ سُلَّمٌ يَسۡتَمِعُونَ فِيهِۖ فَلۡيَأۡتِ مُسۡتَمِعُهُم بِسُلۡطَٰنٍ مُّبِينٍ ٣٨Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë أَمۡ لَهُ ٱلۡبَنَٰتُ وَلَكُمُ ٱلۡبَنُونَ ٣٩Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرًا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٍ مُّثۡقَلُونَ ٤٠Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ ٤١Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë أَمۡ يُرِيدُونَ كَيۡدًاۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هُمُ ٱلۡمَكِيدُونَ ٤٢Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar أَمۡ لَهُمۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٤٣Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij وَإِن يَرَوۡاْ كِسۡفًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطًا يَقُولُواْ سَحَابٌ مَّرۡكُومٌ ٤٤Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!” فَذَرۡهُمۡ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي فِيهِ يُصۡعَقُونَ ٤٥E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen يَوۡمَ لَا يُغۡنِي عَنۡهُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـًٔا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤٦Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ عَذَابًا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٧E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë وَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعۡيُنِنَاۖ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ ٤٨E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ ٤٩dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.