ملة الإسلام

السورة 75 · 40 آية · Sherif Ahmeti

سورة القيامة باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة القيامة (1,389 قارئاً)
مكيةسورة القيامة٤٠ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ ١Betohem në ditën e kijametit وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ ٢Betohem në shpirtin që është shumë qortues أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ ٣A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ ٤Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ ٥Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ ٦Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?” فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ ٧E, kur të merren sytë (të parët) وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ ٨E të zëhet hëna (errësohet) وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ ٩Dhe të bashkohet dielli e hëna يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ ١٠Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!” كـَلَّا لَا وَزَرَ ١١Jo, nuk ka strehim إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ ١٢Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ ١٣Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٌ ١٤Po njeriu është dëshmitar i vetvetes وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ ١٥Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ ١٦Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ ١٧Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ ١٨E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ ١٩Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ ٢٠Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë) وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ ٢١Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin) وُجُوهٌ يَوۡمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ ٢٢Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ ٢٣Që Zotin e tyre e shikojnë وَوُجُوهٌ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٌ ٢٤Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌ ٢٥Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen) كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ ٢٦Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit) وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٍ ٢٧Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?” وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ ٢٨Dhe ai bindet se ai po ndahet وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ ٢٩E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja) إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ ٣٠Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ ٣١E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٣٢Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ ٣٣Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ ٣٤Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri) ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ ٣٥Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى ٣٦A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie) أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةً مِّن مَّنِيٍّ يُمۡنَىٰ ٣٧A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ ٣٨E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ ٣٩Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ ٤٠A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit

الترجمة: Sherif Ahmeti.