Millat al-Islam

Chapter 77 · 50 verses · Sherif Ahmeti

Surah Al-Mursalat in Albanian

Arabic with tafsir Listen to Surah Al-Mursalat (1212 reciters)

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفًا ١Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë) فَٱلۡعَٰصِفَٰتِ عَصۡفًا ٢Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë وَٱلنَّٰشِرَٰتِ نَشۡرًا ٣Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë فَٱلۡفَٰرِقَٰتِ فَرۡقًا ٤Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta) فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا ٥Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët) عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا ٦Si arsyetim ose si vërejtje إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٌ ٧S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ ٨Kur yjet të shuhen وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ ٩Dhe kur qielli të hapet وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ ١٠Dhe kur kodrat të copëtohen وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ ١١Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ ١٢E për cilën ditë atyre u është caktuar koha لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ ١٣Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja) وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ١٤E ku e di ti se çka është dita e gjykimit وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٥Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٧Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ١٨Ne ashtu bëjmë me kriminelët وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ١٩Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٍ مَّهِينٍ ٢٠A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٍ مَّكِينٍ ٢١Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt إِلَىٰ قَدَرٍ مَّعۡلُومٍ ٢٢Për deri në një kohë të caktuar فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ ٢٣Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٢٤Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا ٢٥A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban أَحۡيَآءً وَأَمۡوَٰتًا ٢٦Të gjallë dhe të vdekur وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٍ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءً فُرَاتًا ٢٧Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٢٨Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٩(u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلٍّ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٍ ٣٠Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime لَّا ظَلِيلٍ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ ٣١Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٍ كَٱلۡقَصۡرِ ٣٢Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٌ صُفۡرٌ ٣٣E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta) وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٣٤Atë ditë është shkatërrim për mohuesit هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ ٣٥Kjo është një ditë që ata nuk flasin وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ ٣٦Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٣٧Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ ٣٨Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٌ فَكِيدُونِ ٣٩Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٠Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٍ وَعُيُونٍ ٤١Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ ٤٢Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٤٣Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٤٤Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٥Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ ٤٦Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٧Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ ٤٨Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin وَيۡلٌ يَوۡمَئِذٍ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٩Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ ٥٠Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë

Translation: Sherif Ahmeti.