بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ ١Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ ٢Për lajmin e madh e tronditës ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ ٣Në të cilin ata janë në kundërshti كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٤Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë ثُمَّ كـَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ٥Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدًا ٦A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë) وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادًا ٧Ndërsa kodrat shtylla وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجًا ٨Dhe Ne u krijuam juve në çifte وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتًا ٩Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسًا ١٠Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet) وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشًا ١١Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعًا شِدَادًا ١٢Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë وَجَعَلۡنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا ١٣Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءً ثَجَّاجًا ١٤Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبًّا وَنَبَاتًا ١٥Që me të të rrisim drithëra e bimë وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا ١٦Edhe kopshte të dendura palë mbi palë إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتًا ١٧S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجًا ١٨Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبًا ١٩Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا ٢٠Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh) إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادًا ٢١E Xhehennemi është në pritë (në pusi) لِّلطَّٰغِينَ مَـَٔابًا ٢٢Është vendstrehim i arrogantëve لَّٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابًا ٢٣Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim) لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدًا وَلَا شَرَابًا ٢٤Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije إِلَّا حَمِيمًا وَغَسَّاقًا ٢٥Përveç ujë të valë e kalbësirë جَزَآءً وِفَاقًا ٢٦Si ndëshkim i merituar إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابًا ٢٧Ata ishin që nuk pritnin se do të jepin llogari وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابًا ٢٨Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan më këmbëngulje وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبًا ٢٩Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا ٣٠E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا ٣١S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبًا ٣٢Kopshte e vreshta rrushi وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابًا ٣٣Edhe vasha të një moshe وَكَأۡسًا دِهَاقًا ٣٤Edhe gota të mbushura plot verë لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا وَلَا كِذَّٰبًا ٣٥Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra جَزَآءً مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابًا ٣٦Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابًا ٣٧Zoti i qiejve e i tokës, dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ صَفًّاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابًا ٣٨Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا ٣٩Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابًا قَرِيبًا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا ٤٠Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe