ملة الإسلام

السورة 54 · 55 آية · Feti Mehdiu

سورة القمر باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة القمر (1,232 قارئاً)
مكيةسورة القمر٥٥ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ ١Momenti afrohet e hëna po coptohet وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةً يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٌ مُّسۡتَمِرٌّ ٢E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!” وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٍ مُّسۡتَقِرٌّ ٣Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ ٤U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٌۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ ٥Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٍ نُّكُرٍ ٦Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ ٧Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٌ ٨Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë” ۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٍ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٌ وَٱزۡدُجِرَ ٩Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٌ فَٱنتَصِرۡ ١٠Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo” فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍ مُّنۡهَمِرٍ ١١Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونًا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٍ قَدۡ قُدِرَ ١٢Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٍ وَدُسُرٍ ١٣Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ ١٤Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةً فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ١٥Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٦Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ١٧Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën كَذَّبَتۡ عَادٌ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٨Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحًا صَرۡصَرًا فِي يَوۡمِ نَحۡسٍ مُّسۡتَمِرٍّ ١٩Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ مُّنقَعِرٍ ٢٠Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٢١Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٢٢Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ٢٣I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet فَقَالُوٓاْ أَبَشَرًا مِّنَّا وَٰحِدًا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًا لَّفِي ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ ٢٤“A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ ٢٥A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant” سَيَعۡلَمُونَ غَدًا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ ٢٦“Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةً لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ ٢٧Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٍ مُّحۡتَضَرٌ ٢٨Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend” فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ٢٩Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٠Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةً وَٰحِدَةً فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ ٣١Ne u lëshuam atyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë sikur gjethe të thara që i mbledh kostari وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٣٢Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshilla, por a ka kush që merr këshillë كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ ٣٣Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٍ ٣٤Atyre u lëshuam uraganin, përveç familjes së Lutit të cilin e shpëtuam në agim نِّعۡمَةً مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ ٣٥Nga mëshira jonë. Ja, kështu Ne shpërblejmë ata që falenderojnë وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ ٣٦Ai u tërhoqi vërejtjen në forcën tonë, por ata e refuzuan këtë وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٧Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٌ مُّسۡتَقِرٌّ ٣٨Dhe të nesërmen e gëdhiu një dënim i përhershëm فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٩Shijone dënimin dhe qortimin tim وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٤٠Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ ٤١Edhe familjes së Faraonit u kanë ardhur vërejtje كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٍ مُّقۡتَدِرٍ ٤٢Ata i mohuan të gjitah argumentet tona, andaj ne i dënuam ashtu si dënon i Forti, i Fuqishmi أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٌ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٌ فِي ٱلزُّبُرِ ٤٣A janë mosbesimtarët tuaj më të fortë se ata apo ju keni ndonjë garancë në librat e qiellit أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ ٤٤E këta të thonë: “Ne jemi grup ngadhnjimtarë” سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ٤٥Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ ٤٦Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ ٤٧Mizorët, pa dyshim, janë në humbje dhe në zjarr يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ ٤٨Atë ditë kur të jenë futur në zjarr me fytyra teposhtë, “Shijone zjarrin e xhehenemit!” إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٍ ٤٩Ne çdo send e kemi krijuar me masë وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ ٥٠Dhe urdhëri ynë është vetëm një sa çelë e mbyll sytë وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٥١Ne ata që u ngjajnë juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr këshillë وَكُلُّ شَيۡءٍ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ ٥٢Dhe gjithë çka kanë punuar është në letra وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُّسۡتَطَرٌ ٥٣Dhe çdo send, i madh e i vogël, është në radhë إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٍ وَنَهَرٍ ٥٤Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقۡتَدِرِۭ ٥٥Në vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishëm

الترجمة: Feti Mehdiu.