بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ ١U afrua Çasti (Dita e Kijametit) dhe u ça Hëna وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةً يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٌ مُّسۡتَمِرٌّ ٢E ata, sa herë shohin mrekulli, kthehen dhe thonë: “Magji e përhershme!” وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٍ مُّسۡتَقِرٌّ ٣Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ ٤Dhe, u patën ardhë atyre, me të vërtetë, lajme të cilat shpiejnë frikë حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٌۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ ٥(Kur’ani është) dijeni e përsosur – por paralajmërimi nuk u bëri dobi فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٍ نُّكُرٍ ٦andaj, shmangu prej tyre! Në Ditën kur do t’i thërret ta kasneci (ftuesi) në diçka të tmerrshme – خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ ٧ata, me sy të përulur dalin nga varret, thua se janë karkaleca të shpërndarë مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٌ ٨duke shpejtuar kah kasneci, e atëherë thonë mohuesit: “Kjo është ditë e vështirë!” ۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٍ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٌ وَٱزۡدُجِرَ ٩Para tyre (mekkasve) ka përgënjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tonë (Nuhun) dhe thonin: “I çmendur!” – dhe e pengonin (në tregimin e Shpalljes) فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٌ فَٱنتَصِرۡ ١٠Dhe, iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur (prej popullit tim), andaj Më ndihmo!” فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍ مُّنۡهَمِرٍ ١١Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونًا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٍ قَدۡ قُدِرَ ١٢dhe, i kemi hapur burimet e tokës, e u takuan ujërat për një veprim që ka qenë i caktuar وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٍ وَدُسُرٍ ١٣E, atë e bartëm (në barkën) prej dërrasave dhe gozhdave تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ ١٤e cila lundronte nën kujdesin Tonë, - ky ishte shpërblim për atë që ishte i përgënjeshtruar وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةً فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ١٥Dhe, Ne atë e kemi lënë si dokument, e a ka kush që këshillohet (me të) فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٦dhe, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ١٧Në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të) كَذَّبَتۡ عَادٌ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٨Dhe, Adi ka përgënjeshtruar (të vërtetën), - e çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحًا صَرۡصَرًا فِي يَوۡمِ نَحۡسٍ مُّسۡتَمِرٍّ ١٩Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe frymë të stuhieshme – të pandërprerë – تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ مُّنقَعِرٍ ٢٠e cila i nxirrte njerëzit (prej strehimeve të tyre), thuase të ishin rrënjë të shkulura të hurmeve فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٢١e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٢٢Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, - e a ka kush që këshillohet (me të) كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ٢٣Dhe Themudi i përgënjeshtroi paralajmëruesit Tonë – فَقَالُوٓاْ أَبَشَرًا مِّنَّا وَٰحِدًا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًا لَّفِي ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ ٢٤ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ ٢٥Vallë, në mesin (e sa) prej nesh, t’i dërgohet Shpallja atij?! Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!” سَيَعۡلَمُونَ غَدًا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ ٢٦Nesër (së shpejti), do ta dinë ata se kush është gënjeshtari mendjemadh إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةً لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ ٢٧Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٍ مُّحۡتَضَرٌ ٢٨Dhe, lajmëroi ata se uji do të ndahet në mes tyre e devës, në çdo racion (shujtë) do të jetë prezent (ai që e ka rendin) فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ٢٩Ata e thirrën shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu atë (devën) – فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٠e, çfarë ka qenë dënimi Im dhe paralajmërimet e Mia إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةً وَٰحِدَةً فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ ٣١Ne e dërguam te ta një ulurimë e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٣٢në të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë (të kuptueshëm) pë këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të) كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ ٣٣Edhe populli i Lutit i ka përgënjeshtruar paralajmërimet إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٍ ٣٤Ne, me të vërtetë, e kemi dërguar një fortunë mbi ta, pos në familjen e Lutit, këtë e shpëtuam në agim نِّعۡمَةً مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ ٣٥nga dhuntia Jonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falenderojnë وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ ٣٦Me të vërtetë, ai (Luti) i paralajmëroi ata me fuqinë e dënimit Tonë, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmërimet وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٧At aprej tij i kërkuan mysafirët e tij, e Ne ua fshimë sytë atyre (i verbuam): “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!” وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٌ مُّسۡتَقِرٌّ ٣٨E, të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٩“Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin Tim!” وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٤٠Me të vërtetë, Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për (ta mësuar përmendësh) këshillim, e a ka kush që këshillohet (me të) وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ ٤١Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٍ مُّقۡتَدِرٍ ٤٢por ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, andaj Ne i dënuam ata, ashtu siç dënon i Plotëfuqishmi dhe i Plotëpushtetshmi أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٌ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٌ فِي ٱلزُّبُرِ ٤٣A mos vallë mohuesit tuaj (Mekkasit) janë më të mirë se ata (që u përmendën), apo ju keni ndonjë dekret në librat e shpallur أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ ٤٤Apo, ata thonë: “Ne jemi grup i pathyeshëm!” سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ٤٥Së shpejti do të thyhet grupi dhe me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) është më i tmerrshëm dhe më i idhët (se dënimi në këtë botë) بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ ٤٦Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ ٤٧Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër) يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ ٤٨Ditën që do të tërhiqen (me forcë) fytyrat e tyre në zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!” إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٍ ٤٩Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ ٥٠Urdhëri Ynë është vetëm një fjalë (në kryerjen e punëve – i shpejtë) sa çel e mbyllë sytë وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٍ ٥١E, Ne, madje i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju, - e a ka kush që këshillohet (me të) وَكُلُّ شَيۡءٍ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ ٥٢E, çkado që punojnë, ato janë në librat (e veprave të njerëzve) وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُّسۡتَطَرٌ ٥٣të gjitha, të mëdha dhe të vogla, janë shënuar në rreshta إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٍ وَنَهَرٍ ٥٤Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقۡتَدِرِۭ ٥٥në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm