ملة الإسلام

السورة 80 · 42 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة عبس باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة عبس (1,320 قارئاً)
مكيةسورة عبس٤٢ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ ١Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë) أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ ٢ngase i erdhi pranë i verbëri وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ ٣E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet) أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ ٤ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ ٥e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar) فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ ٦atij po i kthehesh وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ ٧sepse, ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk don të pastrohet (të besojë) وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ ٨e atij që të vjen ty duke nxituar (për këshillim) وَهُوَ يَخۡشَىٰ ٩dhe ndien drojë فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ ١٠e ti atë nuk po e merr në konsiderim كـَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةٌ ١١Mos vepro ashtu! Ato janë këshilla فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ١٢e, kush të dojë, le të mësojë فِي صُحُفٍ مُّكَرَّمَةٍ ١٣në faqet e (Kur’anit të) çmueshme مَّرۡفُوعَةٍ مُّطَهَّرَةِۭ ١٤të lartësuara (të madhërueshme), të pastra بِأَيۡدِي سَفَرَةٍ ١٥me duart e shkruesve (engjëjve) كِرَامِۭ بَرَرَةٍ ١٦të ndershëm dhe të drejtë قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ ١٧Mallkuar qoftë njeriu! Sa jomirënjohës që është ai مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ ١٨Prej çkahjes e krijoi Ai (Perëndia) atë (njeriun) مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ ١٩Prej pikës së farës e krijoi dhe përgatiti për të çdo gjë të dobishme ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ ٢٠dhe pastaj ia lehtësoi rrugën (e lindjes) ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ ٢١pas kësaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe bëri që të varroset ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ ٢٢dhe, mandej kur të dojë Ai, e ringjallë كـَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ ٢٣Në të vërtetë! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ ٢٤Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبًّا ٢٥Ne kemi derdhur ujëra (shira) të bollshme ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقًّا ٢٦pastaj e kemi plasaritur tokën me çarje فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبًّا ٢٧dhe bëjmë që nga ajo të rriten drithërat وَعِنَبًا وَقَضۡبًا ٢٨dhe rrushi e perimet وَزَيۡتُونًا وَنَخۡلًا ٢٩dhe ulliri e palma وَحَدَآئِقَ غُلۡبًا ٣٠dhe kopshtet e dendura وَفَٰكِهَةً وَأَبًّا ٣١dhe pëmët e barishtet مَّتَٰعًا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ ٣٢për ju dhe bagëtinë tuaj فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ ٣٣E, kur të arrijë zëri i madh shurdhues يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ ٣٤në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ ٣٥dhe nga nëna e babai i tij وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ ٣٦dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij لِكُلِّ ٱمۡرِيٍٕ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٍ شَأۡنٌ يُغۡنِيهِ ٣٧atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes وُجُوهٌ يَوۡمَئِذٍ مُّسۡفِرَةٌ ٣٨disa fytyra atë Ditë, shëndrisin ضَاحِكَةٌ مُّسۡتَبۡشِرَةٌ ٣٩të qeshura, të gëzuara وَوُجُوهٌ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةٌ ٤٠kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ ٤١errësira do t’i kaplojë أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ ٤٢këta janë jobesimtarët, të korruptuarit

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.