ملة الإسلام

السورة 79 · 46 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة النازعات باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة النازعات (1,353 قارئاً)
مكيةسورة النازعات٤٦ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقًا ١Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve) وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطًا ٢dhe në ata që i marrin butësisht (besimtarëve) وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحًا ٣dhe në ata (engjëj) që notojnë në hapësirë (në mes Tokës e qiellit) فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقًا ٤si dhe në ata (engjëj) që garojnë (për kryerjen e urdhërave) فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرًا ٥dhe betohem në ata (engjëj) që i rregullojnë ato që nuk janë të rregulluara يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ ٦në Ditën kur Toka do të dridhet nga tërmeti تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ ٧ps të cilit pason tjetri. – قُلُوبٌ يَوۡمَئِذٍ وَاجِفَةٌ ٨Atë ditë, zemrat do të jenë të tronditura أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٌ ٩e shikimet e tyre të përulura يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ ١٠Ata (jobesimtarët) thonë: “A, me të vërtetë, do të kthehemi ne – në jetë (në gjendjen e mëparshme) أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمًا نَّخِرَةً ١١A thua edhe kur të bëhemi eshtra të kalbur?” قَالُواْ تِلۡكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ ١٢E thonë: “E atëherë (të kthyerit), do të jemi të humbur فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٌ وَٰحِدَةٌ ١٣E do të jetë ajo (ringjallja) vetëm një thirrje فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ ١٤dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ١٥A të ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi për Musain إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى ١٦kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ١٧“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ ١٨dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat) وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ ١٩dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia) فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٢٠Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ ٢١por ai e mohoi dhe e kundërshtoi ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ ٢٢pastaj u kthye فَحَشَرَ فَنَادَىٰ ٢٣u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٢٤“Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë) فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ ٢٥dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةً لِّمَن يَخۡشَىٰٓ ٢٦Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا ٢٧E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin) رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا ٢٨lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا ٢٩dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ ٣٠e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا ٣١dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا ٣٢dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi) مَتَٰعًا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ ٣٣për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ ٣٤E, kur të arrijë vështirësia më e madhe يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ ٣٥Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ ٣٦dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh فَأَمَّا مَن طَغَىٰ ٣٧atëherë, ai që ka qenë kërcënues وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا ٣٨dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ ٣٩pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ ٤٠Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ ٤١me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا ٤٢Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?” فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ ٤٣Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ ٤٤Vetëm Zoti yt di për te إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا ٤٥Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit) كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا ٤٦kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje)

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.