ملة الإسلام

السورة 56 · 96 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة الواقعة باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الواقعة (1,362 قارئاً)
مكيةسورة الواقعة٩٦ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ ١Kur të ndodhë Ngjarja (Dita e Kijametit) لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ ٢të ndodhurit e saj askush nuk do ta mohojë خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ ٣e cila i ulë (të këqinjtë), i lartëson (të mirët) إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجًّا ٤kur Toka të dridhet fuqishëm وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسًّا ٥dhe malet të derdhën copë-copë فَكَانَتۡ هَبَآءً مُّنۢبَثًّا ٦dhe shndërrohen në pluhur të shpërndarë وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجًا ثَلَٰثَةً ٧kur ju njerëzit, do të ndaheni në tri grupe فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ٨ata të lumturit – kush janë të lumturit وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ٩dhe ata fatkëqinjtë – kush janë fatkëqinjtë وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ ١٠Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë (edhe në xhennet) أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ١١ata janë të afërt فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ١٢në kopshtet e xhennetit e të kënaqësisë ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣(e këta janë) shumë prej të parëve وَقَلِيلٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٤e pak prej të mëvondshmëve عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوۡضُونَةٍ ١٥në divanet e stolisura (me gurë të çmueshëm) مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ ١٦të mbështetur në to dhe të kthyer njëri karshi tjetrit يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ ١٧do t’u sillen rreth tyre (për t’ju shërbyer) djelmoshat përherë të rinj بِأَكۡوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٍ مِّن مَّعِينٍ ١٨me kupa, ibrikë dhe shishe (pijesh) prej burimit rrjedhës لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ ١٩prej të cilit nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja وَفَٰكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ ٢٠dhe pemë të cilat do t’i zgjedhin vetë وَلَحۡمِ طَيۡرٍ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢١dhe mish të shpendëve çfarë ju ka ënda وَحُورٌ عِينٌ ٢٢Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ ٢٣të ngjashme margaritarit të ruajtur جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٤shpërblim për atë që kanë punuar لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا وَلَا تَأۡثِيمًا ٢٥Në ta nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatësh إِلَّا قِيلًا سَلَٰمًا سَلَٰمًا ٢٦por vetëm fjalët (përshëndetjet): “Selam, selam!” (Paqë, paqë) وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ ٢٧E, ata të lumturit – kush janë të lumturit فِي سِدۡرٍ مَّخۡضُودٍ ٢٨Do të gjenden në mes lotusve (lloj druri) pa gjemba وَطَلۡحٍ مَّنضُودٍ ٢٩dhe babanave të mbushura me frute وَظِلٍّ مَّمۡدُودٍ ٣٠dhe në freskinë e gjerë وَمَآءٍ مَّسۡكُوبٍ ٣١pranë ujit rrjedhës وَفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ ٣٢dhe mes pemëve të llojllojshme لَّا مَقۡطُوعَةٍ وَلَا مَمۡنُوعَةٍ ٣٣të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara (për t’i marrë) وَفُرُشٍ مَّرۡفُوعَةٍ ٣٤dhe në shtrojet e ngritura (bashkëshorte virtytesh të larta) إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءً ٣٥Ne i kemi krijuar ato në formë të re فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا ٣٦dhe i kemi bërë ato virxhëresha عُرُبًا أَتۡرَابًا ٣٧të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta – لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٣٨(këto janë) për ata të lumturit ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٩(këta – të mirët) janë shumë prej (popujve) të lashtëve وَثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ٤٠e shumë edhe prej të mëvonshmëve وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ ٤١E, ata fatkëqinjtë – cilët janë fatkëqinjtë فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ ٤٢Ata (që) do të jenë në frymën e zjarrit dhe të ujit të vëluar وَظِلٍّ مِّن يَحۡمُومٍ ٤٣dhe në hijen e tymit të zi لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ ٤٤në të cilën nuk do të ketë freski as kurrfarë të mire إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ ٤٥Ata, para kësaj (në këtë botë), kanë jetuar në luks وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ ٤٦dhe me këmbëngulje bënin mëkate të rënda وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٤٧dhe thonin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi tokë e eshtra, a, me të vërtetë, do të ringjallemi أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ٤٨vallë, edhe të parët tonë të lashtë قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ ٤٩Thuaju (o Muhammed!): “Me të vërtetë, edhe të parët edhe të mbramët لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ٥٠do të tubohen në një kohë (të caktuar), të ditës së njohur ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ ٥١dhe, atëherë ju, o të humbur, që përgënjeshtroni ringjalljen لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ ٥٢me siguri do të hani nga druri i zekkumit فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٥٣dhe me te do të mbushni stomakun فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ ٥٤e pastaj në të, do të pini ujë të vëluar فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ ٥٥dhe do të pini ashtu siç pin devja e etshme هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٥٦kjo (që u përmend) do të jetë pozita e tyre në Ditën e Kijametit نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ ٥٧Ne, u krijuam juve – e, sikur të kishit besuar أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ ٥٨A po shihni ju farën (spermën) që e hedhni (injektoni) ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٥٩a po e krijoni (dhe zhvilloni njeriun ju), apo Ne jemi krijues نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٦٠Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٦١që t’ju ndryshojmë figurën tuaj dhe t’ju krijojmë në figurën çfarë ju nuk e dini وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ ٦٢Ju, madje, e dini krijimin e parë, e pse nuk po këshilloheni أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ ٦٣A shihni atë që po e mbillni ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ ٦٤A mos ju jepni, që prej saj të mbijë (bima), apo Ne japim që të mbijë ajo لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمًا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ ٦٥Nëse duam Ne, Ne do ta thërrmojmë atë (bimën) dhe ju do të çuditeni إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ ٦٦(dhe, do të thoni): “Ne, me të vërtetë, jemi të dëmtuar بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ٦٧madje – na është penguar (furnizimi)!” أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ ٦٨A po e shihni (atë) ujë që e pini – ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ ٦٩a mos e lëshoni ju prej réve apo Ne e lëshojmë لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجًا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ ٧٠Nëse duam Ne, Ne do ta bëjmë atë të njelmët – e përse nuk falenderoheni أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ ٧١A po e shihni atë zjarr, që e ndezni – ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ ٧٢a mos e keni bërë ju drurin e saj, apo Ne e kemi bërë نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةً وَمَتَٰعًا لِّلۡمُقۡوِينَ ٧٣Ne, e kemi bërë zjarrin përkujtues (të zjarrit të skëterrës) dhe që t’u sjellë dobi nevojtarëve فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٧٤andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm ۞ فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ ٧٥Dhe, betohu në çastin e perëndimit të yjeve وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ ٧٦e ky është, betim i madh, nëse e dini إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٌ كَرِيمٌ ٧٧ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kur’ani i nderuar فِي كِتَٰبٍ مَّكۡنُونٍ ٧٨në Librin e ruajtur – لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ ٧٩le ta prekin atë vetëm të pastërtit – تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٠(ai është) Shpallje prej Zotit të Gjithësisë أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ ٨١E, vallë, ju këtë fjalë (Kur’anin) nuk e përfillni وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ ٨٢dhe, në vend të mirënjohjes për furnizimin e dhuruar, që u është dhënë – ju, në të vërtetë, po e përgënjeshtroni atë فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ ٨٣E, përse kur t’ju vie shpirti në fyt وَأَنتُمۡ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ ٨٤dhe kur ju atëherë e shikoni atë وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ ٨٥e ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk shihni فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ ٨٦e sikur të ishit ju të fuqishëm (e nuk sundon tjetërkush) تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٨٧atëherë do t’ia kthenit (shpirtin atij), nëse thoni të vërtetën فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٨٨Dhe, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që janë afër te Perëndia – فَرَوۡحٌ وَرَيۡحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ ٨٩(për te ka) komoditet, mëshirë dhe furnizim të madh dhe kopshtet e dhuntive وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩٠E, nëse është (ai që është në agoni) nga të lumturit – فَسَلَٰمٌ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩١e, përshëndetje për ty nga ata që janë të lumtur وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ ٩٢E, nëse është (ai që është në agoni) nga ata që kanë përgënjeshtruar – të humburve – فَنُزُلٌ مِّنۡ حَمِيمٍ ٩٣ata do të gostiten me ujë të vëluar – وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ ٩٤dhe përcëllim në zjarr të xhehennemit إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ ٩٥Në të vërtetë, e gjithë kjo, është e vërtetë e saktë فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٩٦Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërueshëm

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.