ملة الإسلام

السورة 56 · 96 آية · Sherif Ahmeti

سورة الواقعة باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الواقعة (1,362 قارئاً)
مكيةسورة الواقعة٩٦ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ ١E kur të ngjajë ndodhia (kijameti) لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ ٢Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ ٣Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart) إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجًّا ٤(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسًّا ٥E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi فَكَانَتۡ هَبَآءً مُّنۢبَثًّا ٦E bëhen pluhur i shpërndarë وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجًا ثَلَٰثَةً ٧Dhe ju të ndaheni në tri grupe فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ٨E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ٩Po të majtit, kush janë ata të majtit وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ ١٠Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë) أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ١١Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti) فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ١٢Janë në Xhennetet e begatshme ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve وَقَلِيلٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٤E janë pak prej të mëvonshmëve عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوۡضُونَةٍ ١٥Janë në shtretër të qendisur me ar مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ ١٦Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ ١٧Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm بِأَكۡوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٍ مِّن مَّعِينٍ ١٨Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ ١٩Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen وَفَٰكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ ٢٠Edhe pemë sipas dëshirës së tyre وَلَحۡمِ طَيۡرٍ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢١Edhe mish shpezësh, cilin ta duan وَحُورٌ عِينٌ ٢٢Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ ٢٣Si të ishim inxhi të ruajtura جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٤Shpërblim për atë, që ata punuan لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا وَلَا تَأۡثِيمًا ٢٥Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër) إِلَّا قِيلًا سَلَٰمًا سَلَٰمًا ٢٦Vetëm thënie: selam pas selami وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ ٢٧E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve فِي سِدۡرٍ مَّخۡضُودٍ ٢٨Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba) وَطَلۡحٍ مَّنضُودٍ ٢٩Të bananeve me fruta palë-palë وَظِلٍّ مَّمۡدُودٍ ٣٠Nën hije të përhershme وَمَآءٍ مَّسۡكُوبٍ ٣١Pranë ujit rrjedhës وَفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ ٣٢Edhe ndër pemë shumë llojesh لَّا مَقۡطُوعَةٍ وَلَا مَمۡنُوعَةٍ ٣٣Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara وَفُرُشٍ مَّرۡفُوعَةٍ ٣٤Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta) إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءً ٣٥Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re) فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا ٣٦Dhe ato i kemi bërë virgjëresha عُرُبًا أَتۡرَابًا ٣٧Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٣٨(Ato janë) për ata të djathtët ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٩(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit) وَثُلَّةٌ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ٤٠Janë shmë nga më të vonshmit وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ ٤١E të majtit, ç’është puna e të majtëve فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ ٤٢Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë وَظِلٍّ مِّن يَحۡمُومٍ ٤٣Dhe në errësirë tymi لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ ٤٤As e freskët e as e këndshme إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ ٤٥Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve) وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ ٤٦Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٤٧Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ٤٨A edhe prindërit tanë të hershëm قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ ٤٩Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!” لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٍ مَّعۡلُومٍ ٥٠Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ ٥١Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ ٥٢Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٥٣Prej saj keni për t’i mbushur barqet فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ ٥٤E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ ٥٥Do të pini si deveja e etshme!” هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٥٦Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ ٥٧Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen) أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ ٥٨A më tregoni për farën që e dredhni ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٥٩A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٦٠Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٦١Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ ٦٢Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ ٦٣A nuk e shihni atë që e mblidhni ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ ٦٤A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمًا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ ٦٥Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë) إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ ٦٦S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ٦٧Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar) أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ ٦٨A e shihni ujin që po e pini ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ ٦٩A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجًا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ ٧٠Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ ٧١A e keni parë zjarrin që ju e ndizni ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ ٧٢A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةً وَمَتَٰعًا لِّلۡمُقۡوِينَ ٧٣Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë) فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٧٤Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh ۞ فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ ٧٥Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ ٧٦E ai është betim imadh, sikur ta dini إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٌ كَرِيمٌ ٧٧Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm فِي كِتَٰبٍ مَّكۡنُونٍ ٧٨Është në një libër të ruajtur لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ ٧٩Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket) تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٠Është i zbritur prej Zotit të botëve أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ ٨١A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ ٨٢Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ ٨٣Përse, pra kur arrin shpirti në fyt وَأَنتُمۡ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ ٨٤E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet) وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ ٨٥E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ ٨٦Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra) تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٨٧(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë) فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٨٨E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit) فَرَوۡحٌ وَرَيۡحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ ٨٩Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩٠Po në qoftë se është nga të djathtët فَسَلَٰمٌ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩١Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet) وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ ٩٢E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur فَنُزُلٌ مِّنۡ حَمِيمٍ ٩٣Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ ٩٤Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ ٩٥E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٩٦Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar

الترجمة: Sherif Ahmeti.