ملة الإسلام

السورة 37 · 182 آية · Hasan Efendi Nahi

سورة الصافات باللغة الألبانية

السورة بالعربية مع التفسير استمع إلى سورة الصافات (1,203 قارئاً)
مكيةسورة الصافات١٨٢ آية

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفًّا ١Pasha ata (engjëjt) që janë të radhitur فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرًا ٢dhe ata që i pengojnë (njerëzit prej mëkateve) فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا ٣dhe ata që e lexojnë Kur’anin إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٌ ٤në të vërtetë, Zoti juaj është një رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ ٥Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i verës dhe dimërit) إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ ٦Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve وَحِفۡظًا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٍ مَّارِدٍ ٧dhe e mbrojmë nga çdo djall kryeneç لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍ ٨që mos t’i përgjojë meleqet e lartësuar; ata (djajtë) sulmohen nga të gjitha anët دُحُورًاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ وَاصِبٌ ٩për t’i dëbuar ata: për ta ka vuajtje të përhershme إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٌ ثَاقِبٌ ١٠e ai që grabitë diçka, atë e ndjekë dritë verbuese فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٍ لَّازِبِۭ ١١Pyeti ata (o Muhammed): a është më i vështirë krijimi ityre apo të gjitha gjërat e tjera që i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitëse بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ ١٢Ti çuditesh (nga mohimi i atyre) e ata përqeshin وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ ١٣e kur t’iu drejtohen këshilla, ata nuk i pranojnë وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةً يَسۡتَسۡخِرُونَ ١٤dhe kur e shohin një argument, ata e nxisin njëri-tjetrin për përqeshje وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٌ مُّبِينٌ ١٥dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër veçse një magji e vërtetë!” أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ١٦(Ata thonë): “Vallë kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e dhé, a thua njëmend do të ngjallemi أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ١٧dhe paraardhësit tonë të lashtë?” قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ ١٨Thuaju: “Po, e dot ë jeni edhe të poshtëruar!” فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٌ وَٰحِدَةٌ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ ١٩Ky do të jetë vetëm një zë dhe të gjithë do të presim (se ç’po ndodhë) وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ٢٠dhe do të thonë: “Mjer për ne, kjo është Dita e gjykimit!” هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢١(Atyre ju thuhet): “Po, kjo është Dita e gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!” ۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٢٢(Engjëjve ju thuhet): “Tuboni njerëzit e këqinj e shokët e tyre dhe ato që i kanë adhuruar مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ ٢٣pos Perëndisë, e tregoju atyre rrugëne Ferrit وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ ٢٤dhe i ndalni ata, ata do të pyetën مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ ٢٥“Çka keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin (idhujtë dhe adhuruesit e tyre)?” بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ ٢٦Por, ata atë Ditë do të janë plotësisht të dorëzuar وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ يَتَسَآءَلُونَ ٢٧e do t’i afrohen njëri-tjetrit dhe do të bëjnë pyetje mes veti قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ ٢٨Do të thonë: “Ju, me të vërtetë, na keni ardhur nga ana e djathtë (e me forcë)” قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٢٩Ata do të përgjigjen: “Jo, por ju nuk keni qenë besimtarë وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمًا طَٰغِينَ ٣٠e ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i tërbuar فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ٣١andaj, u realizua fjala e Zotit mbi ne. Ne, me të vërtetë, po e shijojmë dënimin فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ ٣٢e, ju kemi mashtruar juve, meqë edhe ne kemi qenë të mashtruar” فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٍ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٣Dhe ata, atë Ditë do të jenë së bashku në mundim إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٤sepse, Ne kështu veprojmë me të këqinjtë إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ ٣٥Kur u thuhej atyre: “Vetëm Allahu është Zot!” – ata madhështoheshin وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجۡنُونِۭ ٣٦dhe thonin (Mekkasit): “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?” بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٣٧Jo, (ai nuk është poet), por ai e ka sjellë të Vërtetën dhe i ka vërtetuar pejgamberët e mëparshëm إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ ٣٨e, me të vërtetë, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٣٩dhe do ta dënoheni ju vetëm për atë që keni bërë إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٤٠E robërit e sinqertë të Perëndisë أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٌ مَّعۡلُومٌ ٤١do të kenë furnizim të caktuar فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ ٤٢pemë të ndryshme, dhe do të jenë të respektuar فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٤٣në kopshtet e dhuntive عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَٰبِلِينَ ٤٤në kolltuqe, njëri përballë tjetrit يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٍ مِّن مَّعِينِۭ ٤٥do të shërbehen me pije nga burimi që do të rrjedhë gjithmonë بَيۡضَآءَ لَذَّةٍ لِّلشَّٰرِبِينَ ٤٦(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pijnë لَا فِيهَا غَوۡلٌ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ ٤٧me të (verën), nuk do të trullosen dhe prej saj nuk do të dehen وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٌ ٤٨Dhe pranë tyre do të jenë gratë me shikim të ulur, e sy të bukur كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٌ مَّكۡنُونٌ ٤٩sikur të jenë vezë të ruajtura فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ يَتَسَآءَلُونَ ٥٠Dhe ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë قَالَ قَآئِلٌ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٌ ٥١dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues) يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ ٥٢i cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ٥٣që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?” قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ ٥٤(do të thotë ai): “A doni të shikoni?” فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٥٥Dhe ai do të shikojë, dhe atë do ta sheh në midis të zjarrit قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ ٥٦Ai thotë: “Pasha Perëndinë, për pak më shkatërrove edhe mua وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٥٧po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty) أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ ٥٨E për ne, nuk do të ketë më vdekje إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ٥٩përveç vdekjes së parë, nuk do të jemi të munduar më إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٦٠kjo, me të vërtetë, është sukses i madh لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ ٦١Për diçka të tillë, le të angazhohen punëtorët أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ٦٢A më e mirë është kjo gjendje, apo druri zekkum إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةً لِّلظَّٰلِمِينَ ٦٣Ne, këtë sprovë e kemi bërë për zullumqarët إِنَّهَا شَجَرَةٌ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ ٦٤Njëmend, ky dru del nga fundi i ferrit طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ ٦٥fruti i tij është si koka e gjarpinjëve (djajve) فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٦٦Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta mbushin barkun ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبًا مِّنۡ حَمِيمٍ ٦٧Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë) ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ ٦٨e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në ferr إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ ٦٩Ata i kanë gjetur etërit e tyre në humbje فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ ٧٠prandaj, edhe ata vazhduan pas gjurmëve të tyre وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٧١por edhe para tyre, me të vërtetë, e kanë humbur (rrugën) shumë popuj të lashtë وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ٧٢Ne, me të vërtetë, u kemi dërguar atyre paralajmërues فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٧٣E, shiko se çfarë qe fundi i atyre që u paralajmëruan إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٧٤pos robërve të sinqertë të Zotit (ata nuk janë dënuar) وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٌ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ ٧٥E Na thirri (në ndihmë) Nuhu, e Ne iu kemi përgjegjur bukur وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij prej fatkeqësisë së madhe وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ ٧٧duke i lënë në jetë vetëm pasardhësit e tij وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٧٨dhe u kemi lënë kujtim te brezat e tjerë سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٩“Përshëndetja për Nuhun qoftë në mesin e të gjithë popujve!” إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٠Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨١Me të vërtetë, ai është nga robërit Tonë, besimtar ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٨٢Pastaj, i fundosëm të tjrerët (jobesimtarët) ۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ ٨٣Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٍ سَلِيمٍ ٨٤kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ ٨٥kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “Çka adhuroni ju أَئِفۡكًا ءَالِهَةً دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ٨٦Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٧E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” فَنَظَرَ نَظۡرَةً فِي ٱلنُّجُومِ ٨٨Pastaj u hodhi një shikim yjeve فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٌ ٨٩dhe tha: “Unë jam i sëmurë” فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ ٩٠Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٩١Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ ٩٢Ç’keni, përse nuk flisni?” فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ ٩٣Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ ٩٤Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ ٩٥Ibrahimi tha: “Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat) وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ ٩٦E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju” قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنًا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ ٩٧(Jobesimtarët) thanë: “Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hedheni atë në zjarr!” فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدًا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ ٩٨Dhe ata dëshiruan t’i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٩٩(Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٠٠O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!” فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍ ١٠١Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٠٢Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm” فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ ١٠٣Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ١٠٤Ne e thirrëm: “O Ibrahim قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٠٥ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ ١٠٦kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!” وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٍ ١٠٧Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٠٨dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ١٠٩“Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!” كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٠Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١١e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيًّا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١١٢dhe Ne e kemi sihariquar atë me Is’hakun, pejgamber prej njerëzve të mirë وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٌ وَظَالِمٌ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٌ ١١٣dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por në mesin e pasardhësve të tyre ka besimtarë dhe zullumqarë të hapët për veten e vet وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١١٤Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ١١٥Dhe i kemi shpëtuar ata, të dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ١١٦dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bënë fitimtarë وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ ١١٧dhe u dhamë atyre Librin e qartë وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ١١٨dhe i udhëzuam ata dy në rrugë të drejtë وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١١٩dhe Ne u lamë kujtim të mirë atyre të dyve në mesin e brezave të mëvonshme سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١٢٠“Përshëndetja e madhe qoftë mbi Musain dhe Harunin!” إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٢١Ja, me të vërtetë, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٢e, në të vërtetë, ata dy janë nga robërit Tanë besimtarë وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤(Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?” أَتَدۡعُونَ بَعۡلًا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٢٥Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٢٦Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!” فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٢٧Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٢٨pos robërve të sinqertë të Perëndisë وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٢٩Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ ١٣٠“Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!” إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣١Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٣٢e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar وَإِنَّ لُوطًا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٣Dhe, me të vërtetë, Luti ka qenë njëri prej pejgamberëve إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٣٤(Përkujtoje) kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij إِلَّا عَجُوزًا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٣٥pos plakës që ka mbetur me të tjerët (të dënurarit) ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٣٦pastaj i zhdukëm të tjerët وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ ١٣٧dhe me të vërtetë, ju kaloni pranë tyre në mëngjes وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٣٨dhe natën, a nuk po mendoni وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٩Dhe, me të vërtetë, Junusi ka qenë njëri nga pejgamberët إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١٤٠(Përkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur përplot فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ ١٤١dhe hodhi shortin (me detarët), e ai ishte njëri prej tyre që i ra shorti (të hidhet në det) فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌ ١٤٢dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ ١٤٣dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٤٤me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve) ۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌ ١٤٥dhe Ne e hodhëm në një vend të shkretë, e ai ishte i sëmurë وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةً مِّن يَقۡطِينٍ ١٤٦dhe Ne bëmë që të dalë një bimë kungulli (përr t’i bërë hije) وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ ١٤٧dhe Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٍ ١٤٨dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ ١٤٩E pyeti ata (o Muhammed): “Vallë, a për Zotin tënd janë vajzat e për ta djemtë أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثًا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ ١٥٠ose Ne i krijuam engjëjt si femra, e ata ishin dëshmitarë (për këtë) أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ ١٥١Ja pra, ata për shkak të gënjeshtrave të veta, thonë وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٥٢“Zoti ka lindur fëmijë” - ata në të vërtetë, janë gënjeshtarë أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ ١٥٣Vallë, a vajzat i ka zgjedhë ai para djemve مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ١٥٤Çka keni, si po gjykoni أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ١٥٥A nuk po mendoni أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٌ مُّبِينٌ ١٥٦A po, ju keni argument të qartë فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٥٧Sillni ju Librin tuaj, nëse thoni të vërtetën وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبًاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٥٨Ata (idhujtarët), kanë bërë farefisni në mes Zotit dhe engjëjve, kurse engjëjt e dinë se ata (që flasin ashtu) do të hidhen në zjarr سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٥٩lavdi Allahut, qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ata ia përshkruajnë Atij إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٠Përveç robërve të sinqertë të Zotit (që e adhurojnë Atë) فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ ١٦١Me të vërtetë, as ju as ato që i adhuroni ju مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ ١٦٢nuk mund ta mashtroni askë kundër (Zotit) إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ ١٦٣pos atij që do të digjet në zjarr وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌ مَّعۡلُومٌ ١٦٤Çdonjëri prej nesh (engjëjve) e ka vendin e caktuar وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ ١٦٥ne jemi ata që qëndrojmë në radhë وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ ١٦٦dhe ne jemi ata që i lutemi Atij (Perëndisë) وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ ١٦٧E ata (Kurejshitë), në të vërtetë, thonin لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرًا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦٨“Sikur të kishim ne Librin që kanë pasur popujt e mëparshëm لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٩ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Perëndisë فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ١٧٠Ata e kanë mohuar Ate (Kur’anin), e së shpejti do ta dinë وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧١Me të vërtetë, qysh moti është ditur premtimi ynë për robërit Tanë – pejgamberët إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ ١٧٢Ata, me të vërtetë, do të jen të ndihmuar وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ١٧٣dhe, me të vërtetë, ushtria jonë do të jetë fitimtare فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ١٧٤Andaj shmangiu atyre deri në një kohë وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٥dhe vëzhgojë ata, e do të vëzhgojnë edhe ata أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ١٧٦Vallë, a mos ata po kërkojnë shpejtimin e dënimit Tonë فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٧Kur t’iu bie dënimi, në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar është shumë i shëmtuar وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٍ ١٧٨andaj, shmangu prej tyre deri një kohë وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٩dhe vëzhgo, e do të vëzhgojnë edhe ata سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٨٠Qoftë lavdëruar Zoti yt, Zot i madhërisë (dhe qoftë i pastër) nga ajo që ia përshkruajnë ata وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٨١Dhe përshëndetje e madhe qoftë mbi pejgamberët وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٢dhe falenderimi qoftë për Allahun – Zotin e gjithësisë

الترجمة: Hasan Efendi Nahi.