بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
صٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ذِي ٱلذِّكۡرِ ١Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm (që këshillon) بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٍ وَشِقَاقٍ ٢(por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën) كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٍ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٍ ٣Sa e sa breza para tyre (popullit të Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٌ كَذَّابٌ ٤Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهًا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٌ ٥A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!” وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ يُرَادُ ٦Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ ٧Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكٍّ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ ٨Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ ٩Vallë, a te ata janë thesarët e mëshirës së Zotit tënd të Plotëfuqishëm dhe Dhurues أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ ١٠Apo i tyre është pushteti i qiejve dhe Tokës dhe ç’ka në mes tyre? E, le të ngjiten atëherë, me mjete (në qiell) جُندٌ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٌ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ ١١Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٍ وَعَادٌ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ ١٢Edhe para tyre, kanë përgënjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madhështore وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٍ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ ١٣edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banorët e Ejketit; këta janë aleatë (grupe) إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ ١٤të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةً وَٰحِدَةً مَّا لَهَا مِن فَوَاقٍ ١٥Këta presin vetëm një zë të madh që nuk përsëritet وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ١٦dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!” ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٧(Perëndia ka urdhëruar): “Duro (o Muhammed) për atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë Daudin, e fuqishëm, ai me të vërtetë, i është drejtuar Zotit إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ ١٨Na ia kemi nënshtruar bjeshkët që bashkë me të t’i luten Perëndisë, në mbrëmje dhe në mëngjes وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةًۖ كُلٌّ لَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٩si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te) وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ ٢٠Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar ۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ ٢١A të ka ardhur ty lajmi për kundërshtarët, kur hypen në tempullin e tij (fetar) إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٍ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ ٢٢kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso, (na jemi) dy kundërshtarë, që njërit-tjetrit i ka bërë padrejtësi, prandaj gjyko mes nesh, me të drejtë, dhe mos u shmangë (prej së vërtetës), po na udhëzo në rrugë të drejtë إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٌ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةً وَلِيَ نَعۡجَةٌ وَٰحِدَةٌ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ ٢٣Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi” قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٌ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعًاۤ وَأَنَابَ ۩ ٢٤(Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٍ ٢٥Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër) يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةً فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٌ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ ٢٦O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلًاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ ٢٧Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin dhe Tokën dhe atë që është në mes tyre. Ashtu (kot), mendojnë jobesimtarët. E mjrë për jobesimtarët kur do të hyjnë në zjarr أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ ٢٨A do të sillemi me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si me turbulluesit në Tokë; apo, vallë do të sillemi me njerëzit e mirë si me njerëzit e këqinj كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٌ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢٩(Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ٣٠Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ ٣١(Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), një pasdite iu paraqiten atllarët (kuaj të dalluar) فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ ٣٢Ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe ndaj pasurisë (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humbën mas beshkes رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ ٣٣(Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi t’i prekë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدًا ثُمَّ أَنَابَ ٣٤Ne, me të vërtetë, e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, dhe pastaj (Sulejmani) iu drejtua Zotit قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكًا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٍ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ ٣٥dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!” فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ ٣٦Pastaj, Ne ia nënshtruam erën e butë, e cila frynë me urdhërin e tij, andej kah don ai – وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٍ وَغَوَّاصٍ ٣٧dhe djajtë, të gjithë ndërtuesit dhe zhytësit në ujë وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ ٣٨dhe të lidhur në pranga هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٍ ٣٩Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!” وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٍ ٤٠Me të vërtetë, ai te Na ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër) وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٍ وَعَذَابٍ ٤١Kujtoje robin Tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!” ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٌ وَشَرَابٌ ٤٢(Atij i tha): “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!” وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةً مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٤٣Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثًا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرًاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ٤٤dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ ٤٥Dhe kujtoji robërit Tonë: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largëpamës إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٍ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ ٤٦Ne, atyre iu dhuruam një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٧Njëmend, ata janë tek Ne njerëz të mirë e të zgjedhur وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلٌّ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٨Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë të mirë هَٰذَا ذِكۡرٌۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٍ ٤٩Ky është një kujtim i mirë – dhe, me të vërtetë, për njerëzit që ruhet nga mëkatet, ta kthim të mirë (në botën tjetër) جَنَّٰتِ عَدۡنٍ مُّفَتَّحَةً لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ ٥٠në kopshtijet e Adnit – dyert e të cilit janë të hapura për ta مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ وَشَرَابٍ ٥١në të cilat rrijnë të mbështetur (në divane-kanape) e kënaqen em pemë dhepije të llojllojshme ۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ ٥٢pranë tyre do të ketë hyrie moshatare, që nuk shikojnë anash هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ٥٣Kjo iu është premtuar për Ditën e llogarisë إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ ٥٤ky është, njëmend, furnizimi Ynë që nuk ka të sosur هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٍ ٥٥Kjo është kështu (për besimtarët). E, për njerëzit e tërbuar (në të keqe), me të vërtetë, ka kthim të keq (në botën tjetër) جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ٥٦ferri, në të cilin ata do të digjen. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٌ وَغَسَّاقٌ ٥٧Kjo është kështu (për mohuesit)! E, le ta shijojnë ata këtë ujë të vëluar dhe të qelbët وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ ٥٨dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to هَٰذَا فَوۡجٌ مُّقۡتَحِمٌ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ ٥٩(Atyre u thuhet): “Ky është grumbullim i dendur me ju (në ferr) e (u thuhet): Nuk ka çlirm për ta! Ata, me të vërtetë, do të digjen në zjarr!” قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ ٦٠(Populli i thjeshtë) iu përgjigjet (udhëheqësve të vet): “Jo, por ju mos paçit çlirim as qetësi, ju na keni sjellë në këtë gjendje, e sa strehim i keq është ky!” قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابًا ضِعۡفًا فِي ٱلنَّارِ ٦١(Njerëzit e thjeshtë) thanë: “O Zoti ynë! Kush na përgatiti këtë neve, dyfishoju atyre dënimin në ferr!” وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالًا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ ٦٢(Populli i Mekkes) thanë: “Pse nuk po i shohim njerëzit që i konsideronin të këqinj أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ ٦٣a mos i kemi përqeshur ne at, a apo na kanë humbur sysh?” إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقٌّ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ ٦٤Kjo është, me të vërtetë, grindja e banorëve të ferrit قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٌۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٦٥Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٦٦Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit” قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ ٦٧Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ ٦٨e ju prej tij po shmangeni مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ ٦٩Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për meleqtë e lartë, kur ata polemizuan mes vete إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٌ مُّبِينٌ ٧٠mua vetëm më është shpallë se jam paralajmërues i qartë إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرًا مِّن طِينٍ ٧١(Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thënë meleqve: “Me të vërtetë, Unë do ta krijojë njeriun prej balte فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ ٧٢e kur Unë ta plotësoj atë t’i jap frymë prej shpirtit Tim (kur t’i jap jetë), bëni sexhde atij!” فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ ٧٣E të gjithë meleqtë (engjëjt), së bashku, bënë sexhde إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٤përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ ٧٥(Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?” قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٌ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٍ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٍ ٧٦(Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej baltës” قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ ٧٧(Perëndia) tha: “Dil atëherë prej xhennetit! Me të vërtetë, ti je i dëbuar وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٧٨Me të vërtetë mallkimi Im është mbit ty deri në Ditën e gjykimit” قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ٧٩(Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!” قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ ٨٠(Zoti) tha: “Me të vërtetë, do të jepet dy afat إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ ٨١deri në ditën e caktuar” قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٨٢(Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë – إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٨٣përveç robërve Tu të sinqertë!” قَالَ فَٱلۡحَقُّ وَٱلۡحَقَّ أَقُولُ ٨٤(Zoti) tha: “Unë betohem me të drejtën dhe flas të vërtetën لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٨٥me të vërtetë, Unë do ta mbush ferrin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty!” قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُتَكَلِّفِينَ ٨٦Thuaj (o Muhammed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kur’anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë) إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٌ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٨٧ai (Kur’ani), me të vërtetë, është këshilël për tërë botën وَلَتَعۡلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعۡدَ حِينِۭ ٨٨Dhe ju, me të vërtetë, do ta dini lajmin e tij pas një kohe!”